19 September 2026, 15:10
Nga E. D
NASA
TIRANË- Shqipëria do të nënshkruajë Marrëveshjet Artemis gjatë një ceremonie që do të zhvillohet të hënën më 21 shtator në selinë e NASA-s në kryeqytetin amerikan. Me këtë nënshkrim, Shqipëria do të bëhet vendi i 73-të që i bashkohet Marrëveshjeve Artemis, nismë ndërkombëtare për bashkëpunimin në eksplorimin dhe përdorimin paqësor të hapësirës.
Ceremonia do të organizohet nga zv.administratori i NASA-s, Matt Anderson, i cili do të presë ministrin për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, Ferit Hoxha, si dhe ambasadorin e Shqipërisë në Shtetet e Bashkuara, Ervin Bushati. Në aktivitet do të marrin pjesë edhe zyrtarë të Departamentit Amerikan të Shtetit.
Sipas NASA-s, aktiviteti do të zhvillohet vetëm me pjesëmarrje fizike. Përfaqësuesit e medias që dëshirojnë të marrin pjesë duhet të konfirmojnë praninë e tyre pranë NASA-s jo më vonë se ora 10:00 e 21 shtatorit.
“Një hap gjigant për Shqipërinë! Shqipëria do të nënshkruajë Marrëveshjet Artemis më 21 shtator në selinë e NASA-s në Washington, duke u bërë vendi i 73-të që i bashkohet kësaj nisme, e cila përfshin një sërë parimesh praktike që synojnë të rrisin sigurinë, transparencën dhe koordinimin e eksplorimit civil të hapësirës në Hënë, Mars dhe më gjerë”, shkruan ambasada amerikane në Tiranë.
Marrëveshjet Artemis u krijuan në vitin 2020, gjatë administratës së parë të Donald Trump. Shtetet e Bashkuara, të udhëhequra nga NASA dhe Departamenti Amerikan i Shtetit, u bashkuan atëherë me shtatë vende të tjera themeluese për të krijuar këtë kuadër ndërkombëtar bashkëpunimi.
Nisma u ndërmor në një periudhë kur interesi për aktivitetet hënore ishte në rritje, si nga qeveritë, ashtu edhe nga kompanitë private.Marrëveshjet Artemis përcaktojnë një sërë parimesh praktike që synojnë të rrisin sigurinë, transparencën dhe koordinimin në eksplorimin civil të hapësirës, përfshirë misionet drejt Hënës, Marsit dhe më tej./Dosja.al
matt anderson marreveshja artemis nasa ferit hoxha ervin bushati
Aktualitet
19 September 2026, 13:40
I.A
Hysni Patushi
TIRANË- Hysni Patushi dyshohet se vrau me thikë bashkëshorten e tij, Lumturie Patushi, brenda banesës së tyre në...
Aktualitet
19 September 2026, 13:39
I.A
Aksidenti
FIER- Një drejtues motomjeti, i cili dyshohet se punonte si shpërndarës picash, është përplasur me një automje...
Aktualitet
19 September 2026, 12:59
I.A
TIRANË- Hysni Patushi është dorëzuar në polici pasi dyshohet se vrau me thikë bashkëshorten e tij, Lumturie Patushi, në...
Aktualitet
19 September 2026, 12:22
I.A
Policia
TIRANË- Policia ka dhënë detaje të reja për krimin e rëndë të ndodhur në rrugën “Panorama&r...
Aktualitet
19 September 2026, 12:14
I.A
Policia
TIRANË- Detaje të reja kanë dalë në lidhje me krimin në familje në Tiranë. Mësohet se Hysni Patus...
Aktualitet
19 September 2026, 12:06
I.A
Policia
TIRANË- Një krim i rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në zonën e Zogut të Zi në Tiranë, ku ...
Aktualitet
19 September 2026, 12:03
I.A
Manekini
GJIROKASTËR-Drejtori i Agjencisë së Trashëgimisë Kulturore në Bashkinë Gjirokastër, Florian Hysi, ka dh&eu...
Aktualitet
19 September 2026, 11:56
I.A
Policia
TIRANË- Një konflikt për motive të dobëta në orët e para të mëngjesit në zonën e rrugës...
Aktualitet
19 September 2026, 11:19
I.A
Foto Ilustruese
FRANCË- Dy shqiptarë janë dënuar me burgim në Francë, pasi u shpallën fajtorë për përfshi...
Aktualitet
19 September 2026, 11:13
I.A
Çerçiz Topulli
GJIROKASTËR- Veshjet dhe sendet personale të heroit kombëtar Çerçiz Topulli janë ekspozuar n...