LIVE UPDATES
Aktualitet

Shqiptarët ranë pre e mashtrimit me platformën XUEX/ Çfarë është skema 'Ponzi' dhe si u krijua nga emigranti italian që mashtroi mijëra amerikanë?

Skema Ponzi është një nga mashtrimet më të njohura financiare, e cila ndër vite ka prekur miliona njerëz në mbarë botën.

14 September 2025, 11:54 Nga I.A
Shqiptarët ranë pre e mashtrimit me platformën XUEX/
Charles Ponzi

TIRANË- Shqiptarët kanë rënë pre e nje skemë piramidale të tipit 'Ponzi' me platformën e investimeve në bursa XUEX. Qytetarët që kanë rënë pre e kësaj skeme duhet që të investonin të paktën 1 mijë euro, në mënyrë që mund të futeshin në investim. Pas kësaj ata duhet që të sillnin të paktën 5 persona të tjerë në këtë sistem, në mënyrë që të rrisnin përfitimet e tyre. 

Çfarë është skema Ponzi?

Skema Ponzi është një nga mashtrimet më të njohura financiare, e cila ndër vite ka prekur miliona njerëz në mbarë botën. Në thelb, ajo funksionon mbi një parim shumë të thjeshtë: paratë e investitorëve të rinj përdoren për të paguar fitimet e investitorëve të hershëm, duke krijuar iluzionin e një biznesi të suksesshëm. Në fakt, pas saj nuk ekziston asnjë aktivitet i vërtetë ekonomik, por vetëm një rrotullim i vazhdueshëm i parave mes pjesëmarrësve.

Mekanizmi i funksionimit është i ngjashëm në të gjitha rastet: mashtruesi premton kthime të larta dhe të sigurta, shpesh më të mëdha se çdo investim normal në treg. Investitorët e parë marrin pagesa që duken si fitime, por në fakt financohen nga ata që futen më vonë. Këta të fundit, duke parë “suksesin” e të parëve, ndihen të inkurajuar dhe shpesh ftojnë edhe të afërm apo miq të bëhen pjesë e skemës. Kjo vazhdon derisa nuk ka më mjaft investitorë të rinj që të mbajnë në këmbë sistemin. Në atë moment, skema bie dhe shumica e pjesëmarrësve humbin gjithçka.

Ekspertët theksojnë se çdo ofertë që premton fitime të mëdha dhe të garantuara duhet parë me shumë dyshim. Në botën reale të financave, investimet mbartin gjithmonë risk, dhe askush nuk mund të ofrojë përfitime të larta pa asnjë rrezik. Skemat Ponzi shfrytëzojnë pikërisht dëshirën e njerëzve për t’u pasuruar shpejt dhe shpesh prekin shtresa të gjera të shoqërisë, duke shkaktuar pasoja jo vetëm individuale, por edhe në ekonomi.

Historia ka treguar se skemat Ponzi kanë marrë përmasa gjigante në raste të ndryshme. Rasti më i njohur i kohëve të fundit është ai i Bernard Madoff në SHBA, i cili arriti të mashtrojë investitorë për shuma që kalonin 65 miliardë dollarë, duke u konsideruar mashtrimi më i madh financiar në histori.

Kush e ka krijuar këtë skemë?

Emri i kësaj skeme lidhet me Charles Ponzi, një emigrant italian në Shtetet e Bashkuara, i cili në fillim të viteve 1920 u bë i famshëm pasi arriti të mashtrojë mijëra persona. Ai u premtoi investitorëve fitime të mëdha nga tregtia e pullave postare, por në realitet pagesat e para që bëri ndaj tyre nuk vinin nga ndonjë aktivitet tregtar, por nga paratë e atyre që sapo kishin hyrë në skemë. Fillimisht, gjithçka dukej e besueshme dhe shumëkush mendoi se kishte gjetur një mundësi të artë për t’u pasuruar shpejt. Por, si çdo skemë Ponzi, edhe kjo u shemb brenda pak kohësh, duke i lënë pjesën më të madhe të investitorëve pa kursimet e tyre./Dosja.al

skema ponzi xuex

Sondazh

Aktualitet 14 September 2025, 07:53 I.A

Pesha e padukshme e çantës shkollore

TIRANË- Shtrenjtimi i artikujve të shkollës, veshjeve dhe pajisjeve teknologjike ka krijuar një barrë financiare për shumë ...

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin