Veliaj refuzon të operohet në Fier, kërkon ndërhyrjen në Tiranë: I jam drejtuar GJKKO-së, nuk ja besoj jetën Kryeministrit
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit 2...
Plagosja me thikë në Korçë/ 30-vjeçari jep dëshminë para policisë: Më sulmuan disa persona të panj...
“Më goditën në kokë dhe më shanin”/ 16-vjeçari tregon dhunën në polici: Më gjobitën 5 mi...
Vitin e kaluar shpenzimet mesatare mujore për konsum të një familjeje shqiptare arritën në 95,227 lekë në vitin 2025, me një rritje prej 2.3% krahasuar me një vit më parë.
Çmimet e larta kanë rritur peshën e shpenzimeve për ushqime në buxhetet familjare gjatë vitit 2025. Sipas të dhënave të sotshme të INSTAT Nga anketa e Buxhetit të Njësive Ekonomike Familjare pjesa më e madhe e buxhetit mujor vijon të shkojë për ushqime dhe pije joalkoolike.
Në vitin 2025, një familje shpenzoi mesatarisht 37,859 lekë në muaj për ushqime, e barabartë me 39.8% të totalit të shpenzimeve. Një vit më parë pesha e ushqimeve ishte 39.6%, duke treguar një rritje të lehtë të pjesës së buxhetit që familjet duhet të rezervojnë për nevojat bazë. Brenda shpenzimeve për ushqime, peshën më të madhe e zënë perimet, me 20.2%, të ndjekura nga mishi dhe nënproduktet e tij, me 16.6%, si dhe qumështi, djathi dhe vezët, me 15.5%.
Vitin e kaluar shpenzimet mesatare mujore për konsum të një familjeje shqiptare arritën në 95,227 lekë në vitin 2025, me një rritje prej 2.3% krahasuar me një vit më parë.
Familja mesatare e marrë në konsideratë nga anketa përbëhej nga 3.1 persona. Në total, shpenzimet për konsum të familjeve në Shqipëri vlerësohen në rreth 72.3 miliardë lekë në muaj, ose 2.6% më shumë se në vitin 2024.
Kategoria e dytë më e rëndësishme në buxhetin familjar është banesa. Shpenzimet për banesën, ujin, energjinë elektrike dhe qiranë e paguar arritën mesatarisht në 9,218 lekë në muaj, ose 9.7% të buxhetit familjar, nga 9.6% një vit më parë.
Familjet shpenzuan mesatarisht 7,153 lekë në muaj për restorante dhe hotele, kategori që përfaqësonte 7.5% të shpenzimeve të përgjithshme. Transporti zinte 7.2% të buxhetit, ndërsa mobilimi, pajisjet shtëpiake dhe mirëmbajtja e banesës 6.6%.
Argëtimi dhe kultura me rritjen më të fortë
Në raport me vitin 2024, rritja më e fortë e shpenzimeve u regjistrua te kategoria “argëtim dhe kulturë”, me 10%. Pas saj renditen shpenzimet për pije alkoolike dhe duhan, me rritje 5.1%, dhe ato për transport, me 5%. Pesha e argëtimit dhe kulturës në buxhetin total u rrit, nga 2.6% në vitin 2024 në 2.8% në 2025. Ndërkohë, pesha e shpenzimeve për shëndetin u ul nga 3.8% në 3.4%, ndërsa ajo e veshjeve dhe këpucëve zbriti nga 5.1% në 5%.
Tirana, mbi 110 mijë lekë shpenzime në muaj, Kukësi më i varfri
Familjet në Tiranë rezultojnë me nivelin më të lartë të konsumit në vend, me mesatarisht 110,904 lekë në muaj, rreth 16 mijë lekë mbi mesataren kombëtare.
Pas Tiranës renditen Korça, me 93,381 lekë në muaj, dhe Durrësi, me 91,992 lekë. Në skajin tjetër, shpenzimet më të ulëta regjistrohen në Kukës, me 76,009 lekë në muaj, dhe në Dibër, me 77,027 lekë.
Të dhënat e grafikut të iNSTAT tregojnë se pas Durrësit renditen Fieri me 89,750 lekë, Shkodra me 87,900 lekë, Lezha me 86,935 lekë, Vlora me 86,669 lekë, Gjirokastra me 86,528 lekë, Berati me 86,249 lekë dhe Elbasani me 83,174 lekë në muaj.
Anketa e Buxhetit të Njësive Ekonomike Familjare për vitin 2025 u mbështet në një kampion prej 10,452 familjesh të shpërndara në të gjithë territorin e vendit. Shkalla e përgjigjes në anketë ishte 72%. Që nga viti 2024, korniza e kampionimit dhe kalibrimi i rezultateve bazohen në të dhënat e Censit të Popullsisë dhe Banesave 2023. /Monitor
Jipson Jose Penafiel Magallanes EKUADOR- Jipson Jose Penafiel Magallanes, i konsideruar nga autoritetet ekuadoriane si një prej koordinatorëve t...
pamjet TIRANË- Garda e Republikës ka kryer kontrolle të detajuara në disa pajisje të mbërritura në ambientet e Gjykat&e...
pamjet DURRËS- Banorët e prekur nga projekti TID në Durrës kanë protestuar sot para Bashkisë së Durrësit, ndë...
Vangjel Dule TIRANË- Kreu i PBDNJ Vangjel Dule foli për skandalin e SHISH që çoi në arrestimin e Vlora Hysenit. I ftuar në ...
Pamjet nga grabitja, Klajdion Koçja TIRANË- Një 26-vjeçar ka rënë në prangat e policisë për grab...
Protesta në Kosovë KOSOVË- Protesta para Kuvendit të Kosovës ka nisur, ku protestuesit po u bëjnë thirrje depuetetë...
Adnand Kosova STRASBURG- Prokurori Adnand Kosova, i shkarkuar nga Vettingu në vitin 2020, ka fituar çështjen në Gjykatën Evropi...
Ambulance TIRANË- Një 12-vjeçar ka ndërruar jetë në një spital në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur ditën e dj...
TIRANË- Prokuroria ka mbyllur hetimet për vrasjen e gjyqtarit Astrit Kalaja brenda sallës së Gjykatës së Apelit në...
foto ilustruese VLORË- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Vlorë, ku si pasojë ka humbur jetën pronari i magazin&...