LIVE UPDATES
Aktualitet

Shkrimtari Ylljet Aliçka: Perceptimi i të huajve për Shqipërinë, nuk përputhet me realitetin

Sipas tij, shpesh edhe në opinionet institucionale ndërkombëtare mbizotërojnë qëndrimet klishe ndaj shqiptarëve, duke i përgjithësuar në disa tipare shqiptarët e bunkerëve, të gjakmarrjes, të kriminalitetit, gjë që nuk përkon me realitetin shqiptar.

2 January 2025, 22:52 Nga M.B
Shkrimtari Ylljet Aliçka: Perceptimi i të huajve për
Ylljet Aliçka

TIRANA- Shkrimtari Ylljet Aliçka, autor i librave të përkthyer në 14 gjuhë të ndryshme të botës, beson se të huajt kanë një perceptim për Shqipërinë, i cili nuk përputhet me realitetin.

Sipas tij, shpesh edhe në opinionet institucionale ndërkombëtare mbizotërojnë qëndrimet klishe ndaj shqiptarëve, duke i përgjithësuar në disa tipare shqiptarët e bunkerëve, të gjakmarrjes, të kriminalitetit, gjë që nuk përkon me realitetin shqiptar. “Mendimi im është që realiteti shqiptar është më i mirë se perceptimi, inercia e perceptimit ndërkombëtar”, u shpreh ai.

Gjatë intervistës për Zërin e Amerikës, ai foli edhe mbi dukurinë e largimit të të rinjve nga Shqipëria. Duke vënë në dukje se largimi i të rinjve është një fenomen global, ai tha se në rastin e Shqipërisë duhet vëmendje ndaj studentëve, rritja e standardeve si edhe kërkimit shkencor në universitete. “Numri i studentëve, është fakt që është ulur shumë në universitetet shqiptare. Ka hapësira për të bërë gjithçka, edhe në politika, por edhe vetë universitetet, angazhimet e brendshme të universiteteve”, u shpreh ai.

Zëri i Amerikës: Cilat takime u kanë sjellë në Shtetet e Bashkuara në kuadër të krijimtarisë suaj?

Ylljet Aliçka: Nuk janë shumë, janë dy takime, një nga federata “Vatra” në Nju Jork, pas dy ditësh, data 4 janar, dhe një në Boston. Takime do të kemi me miq, me intelektualë që po shfrytëzoj rastin, nuk është se vij shpesh në Amerikë, është hera e dytë në jetën time dhe e pres me kënaqësi këtë ftesë.

Zëri i Amerikës: Librat tuaja janë përkthyer në së paku 14 gjuhë të huaja dhe shpesh herë këto libra nxisin diskutime, debate mbi tema që kanë të bëjnë me perceptimin e Shqipërisë nga të huajt. Si e shihni ju perceptimin që ka bota për Shqipërinë dhe sa mendoni se ndikojnë librat në këtë perspektivë të tyre?

Ylljet Aliçka: Është konstatim me vend, është të themi, në një plan më të përgjithshëm, do të thosha këtë, që për një vend të vogël si Shqipëria, që nuk ka ndonjë peshë të madhe në arenën ndërkombëtare, ka gjithmonë vend për të ballafaquar dilemat e perceptimeve të të huajve për Shqipërinë, ndaj shqiptarëve dhe anasjelltas perceptimet e shqiptarëve ndaj të huajve. Mendimi im personal ndoshta është që shpesh herë ato parimet standarde, në bllok të institucioneve ndërkombëtare, ose qoftë edhe të imazhit të Shqipërisë, perceptimeve ndaj Shqipërisë, përgjithësisht nuk përputhen plotësisht ose me realitetin që është kompleks, i koklavitur, në fund të fundit si çdo vend, mbi Shqipërinë, gjë që krijon shpesh herë trauma qoftë të niveleve individuale, qoftë në nivele institucionale që ndikojnë shpesh edhe në vendimmarrjet institucionale të Shqipërisë.

Pra ka një hendek, i cili për fat të mirë falë globalizmit, falë sidomos rritjes së turizmit në Shqipëri, hyrjes së shumë të huajve, nuk po them se Shqipëria është vendi ideal në të gjitha pikëpamjet, por ka gjithmonë një hendek... qytetari i mesëm perëndimor të themi, nuk është se e njeh Shqipërinë ashtu siç është në realitet. Unë do të thosha me tepër anon nga ana negative në raport me realitetin shqiptar, por është një evolucion, një proces i cili po vjen duke u përmirësuar.

Qëllimi im, për të ardhur tek pyetja juaj, kam disa romane, besoj po mbanit parasysh librin “Ndërkombëtarët”, por mendoj që në momentin që u botua pati një impakt të fortë në opinionin publik, u përpoqa të demitizoj këtë rëndësinë e ndërkombëtarëve ndaj vendit tonë, të themi mendimin, nënshtrimin nuk mund ta quash, por absolutizimi i mendimit të ndërkombëtarëve pa pasur një mendim, një reagim të pavarur, kritik, qoftë dhe analizë kritike të gjithçkaje. Shpesh herë në opinionet institucionale mbizotërojnë edhe qëndrimet ose perceptimet klishe, ekzotike ndaj shqiptarëve, duke i grumbulluar, duke i përgjithësuar në disa tipare shqiptarët e bunkerëve, të gjakmarrjes, të kriminalitetit, gjë që nuk përkon me realitetin shqiptar. Mendimi im është që realiteti shqiptar është më i mirë se perceptimi, inercia e perceptimit ndërkombëtar. Kjo është një nga temat që më ka intriguar, në librat e mi.

Përveç se krijimtarisë, ju jeni edhe profesor në Universitetin Mesdhetar të Shqipërisë dhe dua t’ju pyes, nga komunikimet tuaja të përditshme që keni me studentët mbi një çështje që është shqetësuese për shoqërinë shqiptare, që është largimi i të rinjve. Çfarë mendoni ju se i ndikon të rinjtë shqiptarë në dëshirën e tyre për t’u larguar dhe çfarë mund të bëhet në këtë drejtim?

Ylljet Aliçka: Gjithçka mund të bëhet. Së pari njëherë, fenomeni i largimit të të rinjve është fenomen global. Çdo i ri, çdo familje, ka interes që fëmijët e tyre të marrin arsmimin më të mirë të mundshëm dhe lëvizja e studentëve në botë është një tendencë universale. Kohët e fundit është theksuar në Shqipëri dhe kjo lidhet me dobësitë shpeshherë të nivelit akademik të universiteteve shqiptare, në renditjen e tyre në botë. Dhe çfarë mund të bëhet...

Zëri i Amerikës: Në nivel të politikave, pra të vendimmarrjes, por edhe në nivel të vetë shoqërisë...

Ylljet Aliçka: Edhe në nivel të politikave ka shumë hapësirë për të bërë. Do një vëmendje më të madhe, sidomos në atë që quhet aspekti i kërkimit shkencor të universiteteve, rritja e standardeve. Universitetet kanë autonominë e tyre; kanë politika të vetëbërjes së politikave të brendshme të universiteteve. Është momenti që Shqipëria mund të hapë hapësira për studentë të huaj që vijnë nga Azia, ose nga Lindja e Mesme, të cilat kanë filluar; kjo tendencë, kjo prirje kanë filluar të aktualizohen dhe sa më shumë universitete të krijojnë kushte, universitetet shqiptare flas, të krijojnë kushte edhe për marrjen e studentëve nga jashtë. Dhe këtu përfitoj të them që Shqipëria nuk vuan për staf akademik. Ka pedagogë të formuar jo vetëm në Shqipëri, por edhe sidomos në universitetet më të mira të botës, të cilët për fat të mirë po kthehen në Shqipëri gjithnjë e më shumë. Ka që rrinë edhe ikin, por ata që studiojnë jashtë nga ana tjetër kanë edhe një feedback, një kthim të pedagogëve të mirë, të cilët studiojnë nëpër universitete, marrin doktoratura, PhD, nëpër universitete të mira të botës, jo vetëm të Europës, në Amerikë etj. Dhe dua të them që ky aspekt ka nevojë natyrisht më tepër për politika, të hapësirave për të përmirësuar politikat ndaj arsimit të lartë. Ka përpjekje, por fakti është që ka shumë ikje. Për shembull, numri i studentëve, është fakt që është ulur shumë në universitetet shqiptare. Ka hapësira për të bërë gjithçka, edhe në politika, por edhe vetë universitetet, angazhimet e brendshme të universiteteve.

Zëri i Amerikës: Do të doja t’ju pyesja mbi fjalorin e fundit, fjalorin e madh që ka publikuar Akademia e Shkencave. Duhet thënë se shqipja në kohërat moderne po përballet me një trysni që vjen nga vendet e huaja, nga gjuhët e huaja. Dhe cila është sipas mendimit tuaj sfida për mbrojtjen e gjuhës shqipe nga ana e shoqërisë shqiptare?

Ylljet Aliçka: Vetë ky fjalori, është fjalori më i madh deri më sot i gjuhës shqipe, unë mendoj që erdhi në kohën e duhur. Madje erdhi me vonesë. Jemi nga vendet e fundit që kemi një fjalor të dimensioneve të tilla, të përmasave të tilla, i cili ka një pasuri të madhe, në raport me gjithë fjalorët e mëparshëm. Janë bërë shumë fjalorë të mëparshëm të gjuhës shqipe, por jo të tilla dimensioneve siç thashë, kur bëhet fjalë për një pasuri prej 110 mijë fjalësh. Pra, është fjalor i përzier, leksik dhe i frazeologjive. Ka me sa di unë, 11 mijë fraza, 110 mijë fjalë. Pra, të këtyre dimensioneve s’është bërë ndonjëherë. Do e konsideroja në një plan më të gjerë. Është një gur kilometrik në kulturën e një vendi, jo vetëm në aspektin le të themi të gjuhësisë. Kini parasysh që vendi ynë, shqiptarët, identiteti kulturor i shqiptarëve, në dallim edhe nga vendet e tjera që mund të kenë fenë, si bazë identiteti, shqiptarët kanë gjuhën. Gjuha shqipe është guri themeltar i identitetit, ai që i lidh, që i bashkon shqiptarët kudo që janë. Ky është prapë vërtet një moment kulturor shumë i rëndësishëm për kulturën shqiptare. Për atë që thatë ju, se kush janë ndikimet në shoqërinë shqiptare për të ruajtur gjuhën shqipe të pastër, etj. Me sa di unë, ky fjalor ka edhe aspektin informativ, që do ta quajë unë, pra informues dhe normativ. Pra, do të diktojë respektimin e standardeve të gjuhës në nivel natyrisht shoqëror dhe kryesisht në nivel institucional, i cili ka shumë vakume, ka shumë problematika të tilla. Është një nga momentet kryesore, një nga boshtet kryesore. Me sa di unë, Akademia e Shkencave ka tre momente thelbësore që i ka në proces. Është fjalori që sapo u mbyll. Është Historia e Shqiptarëve dhe Enciklopedia e Shqiptarëve, që sipas informacionit tim janë pranë finalizimit të tyre./ VOA

ylljet aliçka

Sondazh

Aktualitet 2 January 2025, 20:42 M.B

Të shtëna me armë zjarri në Shkodër

Foto ilustruese SHKODRA- Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mbrëmjen e sotme në lagjen Rus, në qytetin e Shk...

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin