LIVE UPDATES
Aktualitet

Dështon sërish operacioni! Shtatë emigrantët do të kthehen në Itali, Gjykata e Romës e çon vendimin në Gjykatën Europiane të Drejtësisë

Egjiptianët dhe Bangladeshasit nuk do të mund të qëndrojnë në qendrën e Gjadërit dhe pritet të kthehen në Brindisi në orët në vijim.

11 November 2024, 17:46 Nga r.ll
Dështon sërish operacioni! Shtatë emigrantët do të
anija libra

ITALI- Dështon sërish operacioni për vendosjen në Shqipëri të emigrantëve të kapur në brigjet italiane. Gjykata e Romës ka pezulluar qëndrimin e shtatë emigrantëve në Shqipëri duke e çuar çështjen në Gjykatën Evropiane të Drejtësisë. Egjiptianët dhe Bangladeshasit nuk do të mund të qëndrojnë në qendrën e Gjadërit dhe pritet të kthehen në Brindisi në orët në vijim, shkruan La Repubblica.  Emigrantët mbërritën me anijen "Libra" të marinës italiane mëngjesin e 8 nëntorit. 

Vendimi i qeverisë Meloni që ndryshoi listën për “vendet e sigurta” disa ditë më parë nuk konsiderohet ende i ligjshëm, sepse sipas gjykatësve të Romës, duhet përshtatur me listën e Bashkimit Europian. Për këtë do të pyetet Gjykata e të Drejtave të Njeriut në Strasburg, ndaj seksioni i emigracionit e ka pezulluar vendimin e mëparshëm të qeverisë së Melonit, që do të thotë se refugjatët do të bëjnë një xhiro tjetër, nga Shqipëria në Itali.

“Duhet theksuar se kriteret për përcaktimin e një shteti si vend të sigurt të origjinës përcaktohen nga ligji i Bashkimit Evropian. Prandaj, pa cenuar prerogativat e ligjvënësit kombëtar, gjyqtari ka për detyrë të verifikojë gjithmonë dhe konkretisht – si në çdo sektor tjetër të sistemit juridik – zbatimi korrekt i së drejtës së Unionit, i cili mbizotëron mbi të drejtën kombëtare kur është i papajtueshëm me të, siç parashikohet edhe nga Kushtetuta italiane”, thuhet ndër të tjera në vendimin e Gjykatës së Romës.

Njoftim i Gjykatës:

Njoftohet se më datën e sotme u zhvilluan seancat për shqyrtimin e kërkesave për konfirmimin e ndalimeve të realizuara nga Policia e Romës në përputhje me Protokollin Itali-Shqipëri, pas miratimit të Dekretit Ligjor nr. 158/2024. Gjykatësit kanë konsideruar të nevojshme të disponojnë një dërgim paraprak (pyetje prejudiciale) në Gjykatën e Drejtësisë të Bashkimit Europian, duke formuluar katër pyetje, në përputhje me atë që është vendosur më herët nga dy trupa gjyqësorë të të njëjtës seksion në kuadër të pezullimit të vendimeve të refuzimit të kërkesave për azil të paraqitura nga persona migrantë, të cilët ishin ndaluar më parë në Shqipëri.

Përzgjedhja e dërgimit paraprak është konsideruar si mjeti më i përshtatshëm për të sqaruar disa aspekte të dyshueshme përsa i përket përputhshmërisë me legjislacionin ndërkombëtar, që janë shfaqur pas ligjeve të reja të miratuara nga dekreti i përmendur, i cili ka miratuar një interpretim të ligjit të Bashkimit Europian dhe të vendimit të Gjykatës së Drejtësisë së BE-së të datës 4 tetor 2024, të cilat janë në kundërshtim me interpretimin që ka ndjekur kjo Gjykatë në kuadër të legjislacionit të mëparshëm, në lidhje me procedurat e konfirmimit të ndalimeve të realizuara nga Shqipëria.

Kjo mundësi është preferuar ndaj një vendimi të pavarur nga Gjykata për të konfirmuar interpretimin e saj, për shkak të arsyeve që janë shpjeguar në mënyrë të detajuar në urdhërat e dërgimit paraprak. Duhet theksuar se kriteret për caktimin e një shteti si "Shtet i origjinës së sigurt" janë të përcaktuara nga e drejta e Bashkimit Europian. Andaj, duke respektuar kompetencat e ligjvënësit kombëtar, gjykatësi ka detyrimin të verifikojë gjithmonë dhe në mënyrë konkrete – si në çdo sektor tjetër të rendit juridik – aplikimin e saktë të të drejtës së Bashkimit Europian, e cila, siç është njohur gjithashtu nga Kushtetuta e Italisë, ka përparësi mbi ligjin kombëtar në rast të kundërshtimeve.

Po ashtu, duhet të jetë e qartë se caktimi i një shteti si shtet i origjinës së sigurt është i rëndësishëm vetëm për përcaktimin e procedurave që duhet të ndjekin; përjashtimi i një shteti nga lista e shteteve të origjinës së sigurt nuk pengon riatdhesimin dhe/ose dëbimin e personit migrant, nëse kërkesa për azil është refuzuar ose ai/ajo nuk plotëson kërkesat ligjore për të qëndruar në Itali. Për shkak të dërgimit paraprak, gjykatësit nuk janë shprehur për kërkesat e konfirmimit, por kanë qenë të detyruar të pezullojnë procedurat përkatëse duke pritur vendimin nga Gjykata e Drejtësisë. Pezullimi i procedurës nuk ndalon kalimin e afatit ligjor prej dyzet e tetë orësh për vlefshmërinë e ndalimeve të vendosura nga Policia e Romës. Romë, 11 nëntor 2024

Edhe herën e parë 12 emigrantët nga Egjipti dhe Bangladeshi të vendosur në Gjadër u kthyen mbrapsht me një traget në Bari, pas vendimit të Gjykatës së Romës.Vendimi përcaktonte se ata duhet të kthehen të gjithë dhe menjëherë, pavarësisht se kërkesat e tyre për azil janë refuzuar nga komisionet territoriale. Vendimi bazohej në vendimin e Gjykatës së Drejtësisë së BE-së të 4 tetorit të kaluar. 

gjykata e romes marreveshja per emigrantet

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin