LIVE UPDATES
Aktualitet

Si u kthye Nikla në një zonë të nxehtë të krimit në Shqipëri?

Vetëm 17 kilometra larg Tiranës, zona e Niklës në bashkinë e Krujës njihet ndryshe si djepi i krimit. Klane të ndryshme në këtë zonë, herë në aleancë dhe herë në rivalitet me njëri-tjetrin e shtrinë ndikimin e tyre përtej Niklës, duke u ofruar strukturave të krimit të organizuar shërbime të kushtueshme si vrasjet me pagesë.

10 August 2024, 18:53 Nga N.F
Si u kthye Nikla në një zonë të nxehtë të krimit
Nikël

NIKËL- Njësia administrative e Niklës në bashkinë e Krujës ka një përbërje sociale komplekse dhe histori të trashëguar me krimin, por ekspertët e rendit dhe sigurisë publike theksojnë se janë instrumentalizimi politik dhe aleancat me politikanë që i kanë fuqizuar eksponentët kriminalë të kësaj zone. Ky material është përgatitur nga gazetarja Klodiana Lala dhe është një bashkëpunim mes Rrjetit BIRN dhe Zërit të Amerikës.

Rrugët janë të zbrazura dhe shtëpitë të rrethuara me mure të larta. Në mure dhe në shtyllat prej betoni të energjisë elektrike janë të instaluara dhjetëra kamera sigurie, të cilat mbajnë nën vëzhgim vigjilent lëvizjen më të vogël.

Vetëm 17 kilometra larg Tiranës, zona e Niklës në bashkinë e Krujës njihet ndryshe si djepi i krimit. Klane të ndryshme në këtë zonë, herë në aleancë dhe herë në rivalitet me njëri-tjetrin e shtrinë ndikimin e tyre përtej Niklës, duke u ofruar strukturave të krimit të organizuar shërbime të kushtueshme si vrasjet me pagesë.

Autoritetet ligj-zbatuese shqiptare besojnë se këto shërbime për botën e krimit sollën konflikte, nga ku burojnë një seri e gjatë ngjarjesh të rënda kriminale - përfshirë rrëmbime, grabitje me armë, atentate të stilit mafioz dhe vrasje, të cilat e kanë transformuar këtë zonë në një arenë të përgjakur.

Mes tyre spikat vrasja në mars të vitit 2024 e ish-policit të burgjeve, Gentjan Bejtja, i cili u kishte mbijetuar tre atentateve të mëparshme me armë zjarri dhe eksploziv. Në njërin prej këtyre atentateve në korrik 2023, mbeti i vrarë kunati i tij 29-vjeçar dhe iu plagosën dy fëmijët e mitur.

“Gentiani derisa ndodhi që iu plagosën fëmijët, e derisa iu vra dhe kunati në derë të shtëpisë ka ardhur këtu, unë kam qenë tek spitali me gjithë gruan. Që prej asaj dite, deri ku a vra ka qenë në shtëpi këtu. Unë me gruan ishim në kopsht, sa erdhëm këtu dëgjuam krismat. Atje e gjetëm të vdekur sa kishte hyrë në serë për të vaditur,” tregon Gani Bejtja, babai i viktimës.

Historia e Niklës si një vatër e nxehtë e kriminalitetit shkon pas prej më shumë se dy dekadash. Ish-drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ahmet Prençi kujton se kjo zonë njihej si problematike që në fillimet e karrierës së tij në polici.

“Unë kur ka filluar karrierën time në vitin 92’, se e kam filluar në Krujë, mbaj mend që ishte një zonë shumë problematike, zonë shumë e nxehtë, ishin eksponentët e parë të gangsterëve të asaj kohe,” kujton Prençi.

“Fillimisht aty është filluar me gjobëvënie, me vrasje, me grabitje, ndërsa për 30 vite detyrimisht ata janë fuqizuar dhe kanë përsosur veprimtarinë e tyre kriminale,” shton ai.

Pas vitit 1997 dhe periudhës së anarkisë që pasoi kolapsin e firmave rentiere, vrasjes së deputetit Azem Hajdari në vitin 1998 dhe Luftës në Kosovë në vitin 1999, eksponentë të krimit nga zona e Niklës u përfshinë edhe në akte sabotazhi me frymëzim politik.

Sipas Spartak Poçit, ish-ministër i Rendit Publik në vitet 1999-2000, kjo ndodhi në kushtet e një përplasjeje të vazhdueshme mes dy forcave kryesore politike që drejtonin vendin në atë kohë, Partisë Socialiste dhe asaj Demokratike.

“Kishte akte sabotazhi të tilla si rrëmbime personash, bllokime rrugësh ku do kalonin politikanë për të lëvizur për në Shqipëri dhe hedhjen në erë të shtyllave elektrike, të cilat ishin akte të mirëfillta sabotazhi me karakter politik, por dhe me tendencë për të destabilizuar në mënyrë masive rendin dhe besueshmërinë e popullsisë karshi qeverisjes,” tregon Poçi.

Megjithë ngarkesën kriminale me të cilën përballet zona e Niklës, drejtuesit aktualë të Policisë së Shtetit theksojnë që shumica e qytetarë të kësaj zone e zbatojnë ligjin dhe e respektojnë komunitetin e tyre.

“Nikla është një njësi administrative, si të gjitha njësitë e tjera administrative që ka Shqipëria. Në Nikël jetojnë qytetarë të cilët përgjithësisht e zbatojnë ligjin, zbatojnë rregullat e bashkëjetesës. Është fakt që zona e Niklës, tradicionalisht ka patur më të përhapur vetëgjyqsinë dhe në raport me njësitë administrative të tjera të vendit, krimet kundër personit në mënyrë të veçantë, kanë pasur një tendencë dhe zhvillim më të madh,” thotë Tonin Vocaj, drejtor i Policisë Kriminale.

Lidhjet politike besohet se ndikuan në fuqizimin e grupeve kriminale të zonës. Një hetim i Prokurorisë së Posaçme i bazuar në zbërthimin e aplikacionit të koduar ‘Sky ECC’, ka hedhur dritë rishtazi mbi lidhjet politike dhe fuqinë ekonomike të organizatave kriminale që operojnë në zonën e Fushë-Krujës dhe Lezhës, ku mes tyre figurojnë dhe ish-deputetë të Partisë Socialiste dhe familjarë të tyre.

“Fillimisht këta jepnin e merrnin me këta të opozitës, por ajo nuk i afroi në pozicione politike. I përdorte për vota, i përdorte për akte të sabotazhit, i përdorte për bllokim të rrugëve edhe për mitingje që bëheshin këtu në Tiranë. Më vonë, këta u lidhën me partinë që ishte në pushtet dhe natyrisht, dora-dorës filluan të kërkonin dhe poste dhe siç kam dëgjuar më vonë, disa prej tyre kanë shkuar në vendet që lamë neve në parlament,” thekson ish-ministri i Rendit, Spartak Poçi.

Lidhjet e politikës me krimin e organizuar nuk janë një problem i izoluar dhe prezent vetëm në zonën e Niklës. Ato shtrihen thellë në territorin e vendit dhe përbëjnë një sfidë të drejtpërdrejtë ndaj sundimit të ligjit dhe shtetit të së drejtës në Shqipëri.

“Kryesorja e krimit të organizuar sot është që ata të jenë të fuqishëm ekonomikisht dhe këtë gjë e realizojnë nëpërmjet aktivitet të tyre kriminal, por dhe alencave të tyre që krijojnë, sidomos me politikën, pasi ajo i jep akses për ta fuqizuar më tepër aktivitetin e tyre,” thotë ish-kreu i Policisë së Shtetit, Ahmet Prençi. Sipas Prençit, institucionet ligjzbatuese në vend duhet të veprojnë shpejt për t’i shkëputur lidhjet mes politikës dhe grupeve të krimit të organizuar në vend./ VOA

nikel krim kruje

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin