Veliaj refuzon të operohet në Fier, kërkon ndërhyrjen në Tiranë: I jam drejtuar GJKKO-së, nuk ja besoj jetën Kryeministrit
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit 2...
Plagosja me thikë në Korçë/ 30-vjeçari jep dëshminë para policisë: Më sulmuan disa persona të panj...
“Më goditën në kokë dhe më shanin”/ 16-vjeçari tregon dhunën në polici: Më gjobitën 5 mi...
Situata më problematike paraqitet në Malin e Dajtit, në drejtim të Qafë-Priskës, ku janë evidentuar riaktivizime dhe zgjerim i vatrave të zjarrit. Në qarkun Dibër mbeten aktive zjarret në Qafë të Helmës, Vajkal dhe Sllatinë.
TIRANË- 26 vatra zjarri janë raportuar në territorin e vendit gjatë 24 orëve të fundit, ndërsa 4 prej tyre vijojnë të jenë aktive dhe 2 të tjera janë nën mbikëqyrje. Sipas Ministrisë së Mbrojtjes, në terren janë angazhuar 315 forca operacionale dhe 25 automjete zjarrfikëse. Në mbështetje të operacioneve janë përdorur edhe 4 helikopterë dhe 75 efektivë të Forcave të Armatosura.
Situata më problematike paraqitet në Malin e Dajtit, në drejtim të Qafë-Priskës, ku janë evidentuar riaktivizime dhe zgjerim i vatrave të zjarrit. Në qarkun Dibër mbeten aktive zjarret në Qafë të Helmës, Vajkal dhe Sllatinë.
Në qarkun Elbasan, zjarret në malin e Dardhës dhe malin e Qukësit vijojnë të jenë nën mbikëqyrje dhe aktualisht nuk paraqesin rrezik për banesat.
Njoftimi i Ministrisë së Mbrojtjes:
Ministria e Mbrojtjes informon se gjatë 24 orëve të fundit në territorin e vendit janë raportuar 26 vatra zjarri, nga të cilat 4 mbeten aktive dhe 2 nën mbikëqyrje. Për përballimin e situatës janë angazhuar në total 315 forca operacionale dhe 25 automjete zjarrfikëse, ndërsa në mbështetje të operacioneve janë përdorur 4 helikopterë dhe 75 efektivë të Forcave të Armatosura. Situata më problematike vijon në Malin e Dajtit, veçanërisht në drejtim të Qafë-Priskës, ku janë evidentuar riaktivizime dhe zgjerim të zjarrit. Sot operacioni vijon me 15 zjarrfikës, 9 forca të AdZM dhe 20 efektivë të FA.
Në qarkun Dibër mbeten aktive vatrat në Qafë të Helmës, Vajkal dhe Sllatinë. Në Vajkal operojnë 38 forca të MZSH/bashkisë dhe 30 efektivë të FA, ndërsa në Sllatinë janë angazhuar 91 forca; për këtë të fundit nuk raportohet rrezik për zonat e banuara. Në Elbasan, vatrat në malin e Dardhës dhe malin e Qukësit mbahen nën mbikëqyrje dhe nuk paraqesin rrezik për zonat e banuara.
Gjatë natës është regjistruar gjithashtu një tërmet me magnitudë ML 4.7, me epiqendër në njësinë administrative Vergo, bashkia Delvinë, pa problematika të raportuara në komunitet apo infrastrukturë. Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile (AKMC) vijon të ndjekë në mënyrë të pandërprerë situatën në të gjithë territorin e vendit, në koordinim të ngushtë me prefekturat, bashkitë dhe të gjitha strukturat e sistemit të Mbrojtjes Civile. Kapacitetet operacionale mbeten të angazhuara në terren dhe në gatishmëri për të ndërhyrë aty ku situata e kërkon, me prioritet mbrojtjen e jetës, banesave dhe pasurisë së qytetarëve./Dosja.al
Foto nga arrestimi Një italian u arrestua në Tiranë nga efektivët e Komisariatit Nr. 6 dhe Policisë Rrugore, pasi vodhi një m...
Foto Ilustruese TIRANË- Tregu shqiptar i pasurive të paluajtshme në përgjithësi ofron kthime modeste nga blerja e pronave për...
Foto Ilustruese Financimi nëpërmjet kredisë bankare vijon të financojë një pjesë të madhe të shitjeve të ...
Termet HIMARË- Një lëkundje tërmeti me magnitudë 4.5 është regjistruar gjatë orëve të natës në ...
Moti TIRANË- Dita e sotme do të ketë temperaturat më të larta të javës. Do të vijojë ndikimi i masave ajrore t...
Horoskopi DashiDita ju shtyn të tregoheni më të duruar dhe të mos përpiqeni t’i zgjidhni të gjitha menjëherë....
foto ilustruese VAU I DEJËS- Janë publikuar fotot e dy personave që humbën jetën pas kontaktit me rrymën elektrike n&eum...
pamje nga vendgjarja LEZHË- Një i afërm i familjes Kola ku shpërtheu bombula e gazit, ka rrëfyer detaje mbi shpër...
Foto nga vendngjarja LEZHË- Policia e Lezhës ka dhënë detaje zyrtare mbi shpërthimin e një bombole gazi të nd...
FOTO ILUSTRUESE TIRANË- Ministria e Mbrojtjes ka njoftuar se deri në mbrëmjen e së shtunës janë raportuar 16 vatra...