Veliaj refuzon të operohet në Fier, kërkon ndërhyrjen në Tiranë: I jam drejtuar GJKKO-së, nuk ja besoj jetën Kryeministrit
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit 2...
Plagosja me thikë në Korçë/ 30-vjeçari jep dëshminë para policisë: Më sulmuan disa persona të panj...
“Më goditën në kokë dhe më shanin”/ 16-vjeçari tregon dhunën në polici: Më gjobitën 5 mi...
Për shuarjen e flakëve janë angazhuar qindra forca operacionale e efektivë në terren, të mbështetur nga ajri me tre helikopterë dhe dy avionë "Air Tractor".

TIRANË- Ministria e Mbrojtjes ka njoftuar se nga 25 vatrat e zjarrit të raportuara gjatë 24 orëve të fundit, 9 prej tyre mbeten ende aktive. Për shuarjen e flakëve janë angazhuar qindra forca operacionale e efektivë në terren, të mbështetur nga ajri me tre helikopterë dhe dy avionë "Air Tractor".
Në Dajt vijon puna me forcat e MZSH-së dhe ADZM-së, të mbështetura edhe nga helikopteri i Forcës Ajrore, ndërsa në Priskë e Madhe po operojnë 4 automjete zjarrfikëse me 15 efektivë. Në të dyja zonat nuk ka rrezik për banesat.
Në Drenie, bashkia Patos, pas riaktivizimit të vatrës, gjatë ditës së djeshme u angazhuan 7 automjete zjarrfikëse, 30 efektivë të MZSH-së, forca policore, pyjore dhe vullnetarë, të mbështetur nga 2 avionë “Air Tractor”. Sot operacioni vijon edhe me 30 efektivë të FA-së.
Në Krujë vijojnë operacionet në lagjen Abaze dhe në zonën Krastë–Halil. Në Abaze pritet mbështetja e 58 efektivëve të FA-së dhe 2 helikopterëve, ndërsa në Krastë–Halil kanë operuar 58 efektivë ushtarakë me 6 mjete, krahas forcave të ADZM-së dhe strukturave vendore. Aktualisht nuk raportohet rrezik për zonat e banuara.
Në Nëmerçkë vijon puna me forcat e MZSH-së, bashkisë dhe 25 efektivë të FA-së, ndërsa në malin Dhëmbel operojnë forcat zjarrfikëse të Përmetit dhe në mbështetje po angazhohen 30 efektivë ushtarakë. Në të dyja zonat nuk ka rrezik për banesat.
Në Gurë-Lurë, bashkia Dibër, po zhvillohet një nga operacionet më të rëndësishme, me angazhimin e forcave zjarrfikëse, bashkiake, pyjore, ADZM-së, vullnetarëve, 50 efektivëve të FA-së, 2 helikopterëve dhe 2 avionëve “Air Tractor”. Për shkak të afërsisë së zjarrit me disa banesa, forcat zjarrfikëse janë pozicionuar pranë tyre për mbrojtjen e komunitetit.
Aktive mbetet edhe vatra në malin e Moravës, bashkia Devoll, në një zonë të mbrojtur me pyll pishe. Në terren po punojnë forcat e MZSH-së Devoll dhe Korçë, së bashku me shërbimin pyjor, ndërsa nuk ka rrezik për zonat e banuara.
Operacionet vijojnë me kapacitete të shtuara tokësore dhe ajrore, me fokus mbrojtjen e zonave të banuara, kufizimin e përhapjes dhe neutralizimin e plotë të vatrave aktive./Dosja.al
Pamje LURA- Forcat zjarrfikëse po vijojnë përballjen e tyre me flakët në Parkun Kombëtar të Lurës, ndërsa...
Kruje KRUJË- Vatra e zjarrit mbi lagjen Abaze në Krujë, në afërsi të vendit të quajtur Kroi i Madh, vijon të j...
Foto ilustruse TIRANË- Qytetarët do të mblidhen sot në protestën e 74-të radhazi kundër qeverisë Rama. Për m&e...
Pamje TIRANË – Vapa përvëluese, e shoqëruar nga temperaturat e larta ka ndikuar jo vetëm te njerëzit, por edhe te kafsh...
Foto ilustruse DELVINA- Një aksident i rëndë ndodhi ditën e djeshme në aksin nacional Delvinë–Sarandë, ku nj&...
Foto ilustruese TIRANË- Bashkitë shqiptare nuk ushtrojnë ose kryejnë në mënyrë shumë të kufizuar gjasht&e...
Foto ilustruese TIRANË- Shqipëria ka bërë një kapërcim të dukshëm në renditjen e vendeve të Ballkani...
Foto ilustruse TIRANA- Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga masa ajrore të qëndrueshme dhe të nxehta. Sipas Shërbi...
KOSOVË- Lista Serbe ka pretenduar se pjesëtarë të Policisë së Kosovës kanë keqtrajtuar fizikisht një burrë s...
KRUJË- Vatra e zjarrit mbi lagjen Abazaj, në afërsi të vendit të quajtur “Kroi i Madh”, është riaktivizuar s&eu...