LIVE UPDATES
Aktualitet

Edhe pse SHBA nuk e njeh më Frontin Al-Nusra si organizatë terroriste, nuk ka amnisti për shqiptarët nga Kosova që luftuan në Siri

Që një dekadë, gjykatat në Kosovë kanë trajtuar e dhënë verdikte përfundimtare për shumë kosovarë që kanë shkuar, nga viti 2011, për të luftuar në Siri e Irak.

10 July 2025, 16:50 Nga r.ll
Edhe pse SHBA nuk e njeh më Frontin Al-Nusra si organizatë terroriste,
foto ilustruese

KOSOVË- Dikur terroristë, sot jo më - të paktën për SHBA-në. Por, për drejtësinë në Kosovë, ligji s’ndryshon me diplomacinë. Kosovarët që i ishin bashkuar Frontit Al-Nusra në Siri, do të vazhdojnë të ndiqen penalisht dhe dënohen, edhe pasi SHBA-ja e hoqi atë nga lista e organizatave terroriste.

Tre vjet e dy muaj, dy vjet, pesë vjet, tre vjet, dënim me kusht… Që një dekadë, gjykatat në Kosovë kanë trajtuar e dhënë verdikte përfundimtare për shumë kosovarë që kanë shkuar, nga viti 2011, për të luftuar në Siri e Irak. Pse janë dënuar ata? Sepse, në vitin 2015, Kosova ka miratuar një ligj që ua ndalon shtetasve të saj të përfshihen në luftëra të huaja. Dënimet variojnë deri me 15 vjet burgim për vepra të ndryshme, jo vetëm për pjesëmarrje në luftë jashtë Kosovës.

Dënim parashihet edhe për këdo që i nxit të tjerët të marrin pjesë në këto luftëra, këdo që mbledh fonde për to dhe këdo që fsheh dëshmi për kryerjen e këtyre veprave. Shumë prej dënimeve të shqiptuara lidhen me kosovarët që i janë bashkuar organizatës Hayat Tahrir al-Sham (HTS), e njohur edhe si Fronti Al-Nusra.

Ajo është shpallur organizatë terroriste nga SHBA-ja në vitin 2013, për shkak të lidhjeve të mëparshme të saj me Al-Kaedën e Sirisë. Por, këtë javë, SHBA-ja mori vendim për ta hequr atë nga lista e organizatave terroriste. Radio Evropa e Lirë e pyeti Qeverinë e Kosovës për qëndrimin e saj ndaj kësaj organizate, por nuk mori përgjigje.

E, a mund të apelohen dënimet e shqiptuara dhe a do të ndalet ndjekja penale e kosovarëve që u bënë pjesë e Al-Nusrës, nëse ajo nuk njihet më si organizatë terroriste? Përgjigjja është e thjeshtë, thotë Ehat Miftaraj, drejtor ekzekutiv i Institutit të Kosovës për Drejtësi: Jo.

“Në Kosovë nuk ka një ligj për amnisti, që, në njëfarë mënyre, do t’i amnistonte këta persona nga ndjekja penale apo vuajtja e dënimit, kështu që për organet e drejtësisë në Kosovë mbeten në fuqi vendimet gjyqësore”, thotë Miftaraj për Radion Evropa e Lirë.

Kjo nuk vlen vetëm për rastet për të cilat tashmë është marrë vendim gjyqësor, sipas tij. E njëjta do të vlejë edhe për ata që do të sillen para drejtësisë në të ardhmen për pjesëmarrje në atë organizatë. Kjo për dy arsye: Kosova e ndalon pjesëmarrjen në çfarëdo konflikti jashtë vendit dhe kryerja e veprës penale është bërë në kohën kur Al-Nusra është njohur ende si organizatë terroriste nga shtetet e mëdha perëndimore.

“Këto veprime, gjatë kohës kur janë kryer, kanë qenë akte terroriste, andaj institucionet në Kosovë janë të obliguara të vazhdojnë me ndjekjen penale, edhe pse SHBA-ja e ka hequr nga lista e organizatave terroriste”, sqaron Miftaraj.

Këshilli i Sigurisë i Kombeve të Bashkuara ende e njeh Al-Nusrën si organizatë terroriste, ndërsa qëndrimi i Kosovës nuk është publik. Vendimet gjyqësore që janë marrë deri më tani, kanë cituar përcaktimin e Al-Nusrës si organizatë terroriste nga OKB-ja.

Kush është Al-Nusra?

Një vit pas nisjes së luftës civile në Siri, në vitin 2012, u shfaq një grup me emrin Jabhat al-Nusra, apo Fronti Al-Nusra, që njihej si degë siriane e organizatës terroriste, Al-Kaida. Ky grup militant e ndryshoi më pas emrin disa herë dhe, më 2016, shkëputi lidhjet me grupin xhihadist, Al-Kaida, në përpjekje për të ndryshuar imazhin e vet publik.

Një vit më vonë, Al-Nusra u bashkua me grupe të tjera opozitare në veriperëndim të Sirisë, për të formuar HTS-në. Ajo mori nën kontroll një pjesë të atij rajoni sirian, administrimi i së cilës u përcoll me akuza për abuzime të atyre që e kundërshtonin regjimin. Fronti Al-Nusra u shndërrua në një nga grupet më vdekjeprurëse që luftuan kundër regjimit të presidentit sirian, Bashar al-Assad, duke përdorur taktika si bombardimet vetëvrasëse dhe pajisjet artizanale plasëse.

Më 2018, ai u listua si organizatë terroriste nga SHBA-ja dhe grupet aleate. Por, në janar të këtij viti, një koalicion i armatosur, i udhëhequr nga lideri i Al-Nusrës, Ahmed al-Sharaa, e rrëzoi Qeverinë e Bashar al-Assadit, duke i dhënë fund regjimit brutal që kishte zgjatur për gjysmë shekulli nga familja al-Assad. Pas rrëzimit të këtij regjimi, autoritetet e reja bënë të ditur për shpërbërjen e të gjitha fraksioneve të armatosura dhe thanë se ato janë integruar në trupa shtetërore, si forca e re policore.

Al-Sharaa u vetëshpall president i përkohshëm - vendim që u mirëprit, por jo me doza të larta entuziazmi, në Uashington, Evropë dhe vende të tjera. Në maj të këtij viti, presidenti amerikan, Donald Trump, takoi al-Sharaan në Riad - hap që u pa jo vetëm si një kapitull i ri për vendin e shkatërruar nga lufta, por edhe si një ripozicionim i aleancave rajonale dhe dinamikave të pushtetit në Lindjen e Mesme.

Kush kishte shkuar për të luftuar në Siri?

Shumë kosovarë kishin formuar lidhje me Al-Nusrën shumë kohë para se ajo të legjitimohej nga SHBA-ja. Të dhëna të mëhershme tregojnë se mbi 350 persona besohet të kenë shkuar në Siri që nga viti 2011, kryesisht për t’iu bashkuar grupit ekstremist, Shteti Islamik.

Deri në shpartallimin e Shtetit Islamik në fund të vitit 2017, shumica e kosovarëve në Siri jetonin në territoret që kontrolloheshin nga grupi Al-Nusra. Më herët është thënë se rreth 100 kosovarë vazhdojnë të mbesin në territorin e Sirisë dhe Irakut, edhe pse nga viti 2019, qindra persona janë kthyer përmes disa operacioneve të riatdhesimit që ka organizuar Kosova.

Sipas Qendrës për Luftimin e Terrorizmit, një institut kërkimor në kuadër të Akademisë Ushtarake të SHBA-së në West Point, Kosova ishte një nga burimet më të mëdha të xhihadistëve evropianë në Siri dhe Irak, kur merret parasysh madhësia e popullsisë së saj. Me rreth 16 xhihadistë për çdo 100 mijë banorë, shkalla e rekrutimit nga Kosova ishte tetë herë më e lartë sesa e Francës, që kishte në përgjithësi numrin më të madh të xhihadistëve në Siri dhe Irak në të gjithë Evropën.

Sipas Adrian Shtunit, ekspert i politikës së jashtme dhe sigurisë që vepron në Uashington dhe bashkëpunëtor i Qendrës Ndërkombëtare për Kundërterrorizëm, të rekrutuarit nga Kosova ishin në përgjithësi djem të rinj nga mosha 21 deri në 25 vjeçe. Lavdrim Muhaxheri, militant i Shtetit Islamik, i cili më 2017 u tha se është vrarë në moshën 27 apo 28 vjeçe, njihej si udhëheqës i shqiptarëve në formacionet terroriste të Shtetit Islamik.

Kush është gjykuar për lidhje me Al-Nusrën?

Në fund të vitit të kaluar, Shërbimi Korrektues i Kosovës i kishte thënë REL-it se, pas proceseve gjyqësore, nëpër institucionet korrektuese të Kosovës kanë kaluar rreth 42 të burgosur për pjesëmarrje në luftëra të huaja. Në vitin 2017, gjatë procesit gjyqësor kundër Q.K., babai i tij kishte thënë se djali i tij nuk po kthehej në Kosovë sepse i frikësohej burgimit.

Nuk ka të dhëna publike për vijueshmërinë e këtij rasti dhe nëse Q.K. në fund është kthyer në Kosovë. Por, proceset gjyqësore ndaj shumë personave të tjerë që kanë ndjekur të njëjtin rrugëtim si ai, kanë qenë publike. Vetëm këtë muaj, Gjykata Themelore në Prishtinë e dënoi shtetasin e Kosovës, M.D., me 20 vjet burgim për krime kundër njerëzimit në Irak dhe Siri, ndërsa në janar të vitit 2019 ai ishte dënuar me pesë vjet burgim për vepra penale që lidheshin me terrorizëm.

Ai e kishte pranuar fajësinë për veprën penale të organizimit dhe pjesëmarrjes në grupe terroriste. Në janar të këtij viti, edhe O.K. ishte dënuar me tre vjet e dy muaj burgim për organizim dhe pjesëmarrje në Al-Nusra, pasi kishte arritur marrëveshje për pranim fajësie me Prokurorinë.

Ai akuzohej se i ishte bashkuar Al-Nusrës në janar të vitit 2013, kur ishte pajisur me armë të llojit AK-47 dhe municion, për të kryer detyrat e kërkuara nga ajo organizatë në një territor afër qytetit të Damaskut. Rreth një vit më parë, në janar të 2023-ës, Y.B. ishte dënuar me pesë vjet burgim për pjesëmarrje në grup terrorist. Ai thuhet se ishte bërë pjesë e Al-Nusrës në mars të vitit 2013, ndërsa ishte kthyer në Kosovë në maj të vitit 2022.

Një vit para kthimit të tij në Kosovë, një tjetër kosovar, N.S., ishte dënuar me tre vjet burgim për pjesëmarrje në Al-Nusra. Të gjithë këta thuhej se kishin udhëtuar nga Aeroporti i Prishtinës për në Turqi, prej ku pastaj ishin nisur me persona të tjerë drejt Sirisë.

Dënime të ngjashme kanë marrë edhe shumë kosovarë të tjerë për pjesëmarrje në Al-Nusra, përfshirë edhe disa gra, të cilat, megjithatë, më shpesh janë dënuar me kusht. Por, gjykimi më me nam lidhur me pjesëmarrjen e kosovarëve në Al-Nusra kishte përfunduar me gjykim lirues - rasti i gjykimit të imamit Shefqet Krasniqi.

Në shkurt të vitit 2017, ai ishte akuzuar për shtytje në kryerjen e veprave penale, sepse thuhej se, me ligjëratat e tij, kishte bërë që shumë persona t’iu bashkoheshin organizatave si Shteti Islamik dhe Al-Nusra. Në aktakuzë përmendej, ndër të tjerë, edhe Blerim Heta. Sipas prokurorisë, Heta, në vitin 2014, kishte kryer veprim terrorist vetëvrasës, nga i cili kishin mbetur të vrarë 52 persona në Irak.

Por, në fund të procesit gjyqësor, Krasniqi u lirua nga të gjitha akuzat si nga Gjykata Themelore, ashtu më vonë edhe nga Gjykata e Apelit. Raste të tjera të përfshirjes së kosovarëve në Al-Nusra vazhdojnë ende të hetohen nga gjykatat në Kosovë, ku gjatë gjykimeve është argumentuar plot herë se shtytja për t’iu bashkuar luftërave atje, kishte ardhur nga platforma online./REL

kosove siri al nusra

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin