LIVE UPDATES
Aktualitet

“S’ka kanalizime se drejtorët e Bashkisë janë ndërtues”, Këlliçi fton Veliajn në debat: Ku je? Në qytet dhe në fshat nuk të gjej

Belind Këlliçi u takua dhe bashkëbisedoi me banorë të Njësisë 5 dhe 2 në Tiranë, ku ndau me ta, përfitimet që vijnë prej programit dhe 5 prioriteteve kryesore.

5 May 2023, 10:48 Nga m.s
“S’ka kanalizime se drejtorët e Bashkisë janë
Belind Këlliçi me qytetaret

TIRANË- Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për Bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi u takua dhe bashkëbisedoi me banorë të Njësisë 5 dhe 2 në Tiranë, ku ndau me ta, përfitimet që vijnë prej programit dhe 5 prioriteteve kryesore. Në zonën e “Vilave Gjermane” dhe “Depove të Ujit”, Belind Këlliçi u përball përsëri me realitetin dramatik të jetës së banorëve, të cilët përballen me përmbytje nga ujërat e zeza, mungesa e rrugëve apo problemet me investimet në shërbime si: transporti urban, çerdhet, kopshtet, shkollat apo dhe qendrat shëndetësore. Pikërisht në zonën poshtë “Depove të Ujit”, Belind Këlliçi takoi disa qytetarë, të cilët treguan se bashkia e Tiranës nuk u ka dhënë zgjidhje për problemin e kanalizimeve të ujërave të zeza që dalin në sipërfaqe sa herë ka reshje shiu, dhe përfundojnë deri në banesa.

 “Kanalet e zeza janë të gjithë në sipërfaqe, të gjithë këto siç po i sheh. Jam ankuar në të gjitha zyrat kam shkuar me dokumenta, me firma, me gjithçka, ujin në zjarr nuk e ka vënë. Situata është e tillë që ne i kemi shkruar Institutit të Higjenës si banor, dhe ajo normalisht shumë korrekt shkruan se duhet të merren masa sepse është rrezik infeksioni për të gjithë zonën. I shkruan UKT-s mos të gabojmë dhe bashkisë së Tiranës, i shkruan në 2018. Vijojmë ne me një shkresë drejtuar bashkisë së Tiranës si banor. Të gjitha institucioneve, ne kemi ndjekur rrugët zyrtare. Asgjë s`ka ndodhur.”-u shprehën banorët.

Belind Këlliçi tha se drejtorët në bashkinë e Tiranës, që duhet t`i japin zgjidhje këtyre problemeve, janë kthyer në ndërtues, duke harruar punën për të cilën paguhen nga taksat e qytetarëve.

“Edhe ja kanë kaluar Policisë Bashkiake. Pra është kërkuar ndërhyrje, që ta kuptojnë dhe ata që na ndjekin, Drejtoria e Higjenës i ka kërkuar ndërhyrje për shkak të situatës Njësisë Administrative Nr.2, pra Njësisë bashkiake Nr.2 dhe Policisë Bashkiake për të ndërhyrë këtu. E çfarë ka ndodhur? Kjo përgjigja e këtij Redi Mollës, referuar ankesës së z.Pavlo Sopi Qoti, që ndodhet në rrugën “3 Vëllezërit” është verifikuar dhe është hartuar projekti për rrjetin e kanalizimit që do të zbatohet sa më shpejt. Kanë kaluar deri tani 4 vjet e tre muaj. Shumë shpejt qenkan, katër vjet e tre muaj. Ky Redi Molla është ai që po ndërton hotelin 15 milionë euro bashkë me Mariglen Qaton. Që ta dini ju pse nuk ndërtohen këto, ta dinë qytetarët. Se në vend që të jetë punonjës i shtetit, e të merret me këto probleme, është duke ndërtuar hotel 15 milionë euro. Ky është problemi”-tha Këlliçi.

Por, pas datës 14 maj kjo situatë do të marrë zgjidhje. Belind Këlliçi tha se do të marrë fund trajtimi i qytetarëve me diferencime politike.

“Pas 14 majit Belind Këlliçi si kryebashkiak nuk do të bëjë më diferencime për qytetarët e Tiranës.  Pse? Sepse demokratë e socalistë, me parti e paparti, ne ecim në të njëjtat rrugë. Ngecim në të njëjtin trafik. Kemi të njëjtat probleme kur vjen puna… ata fëmijët qëparë që ishin tek ajo zonë, që ishim tek depo e ujit, problem ishin kanalizimet e ujërave të zeza, aty ka dhe fëmijë socialistësh. Kur flet për problematikat e fëmijëve të qytetit nuk mund t`i ndash qytetarët në të majtë dhe të djathtë. Qytetarët duhen trajtuar të gjithë njëlloj”, -tha kandidati opozitës për bashkinë e Kryeqytetit.

Nga Njësia Nr.2, Belind Këlliçi përsëriti ftesën ndaj Erion Veliajt për debat publik.  “Sërish gjej rastin ta ftoj Erion Veliajn në këto 8 ditë që kanë mbetur fushatë, ku je Erion? Vij vërdallë në të gjithë rrugët e Tiranës dhe nuk të gjej! Dal në qytet dhe në fshat, nuk të gjej! Shkoj nëpër studio dhe nuk të gjej, shkoj në studiot ku t`i përkëdhelesh më së shumti, dhe nuk të gjej. Pse fshihesh? Hajde në debat publik! A ke bërë punë për Tiranën? A ke 8 vite që punon për Tiranën? A të duhen qytetarët e Tiranës mor zotëri? Hajde mor flasim në publik, hajde të flasim për bilancin tënd të punës, për premtime e mia që ti pretendon që nuk realizohen dhe mbi të gjitha për një çështje që ti e ke përzemër, për shkollimin tim dhe për shkollimin tënd”, u shpreh Këlliçi.

Për banorët e Njësisë Nr.2 Belind Këlliçi renditi pesë prioritetet e programit të tij për Tiranën, të cilat do të bëhen realitet pas 14 majit.

“Unë pesë prioritetet e mia i kam thënë para jush dhe herë të tjera, i ripërsëris dhe njëherë. Padiskutim autobusi pa pagesë falas pas 14 majit, nënkalimi te “Sheshi Skënderbej”, ndërtimi i çerdheve, kopshteve dhe shkollave. Paketa e biznesit të vogël për uljen e taksave dhe tarifave, përgjysmimi i dy tarifave pastrimit dhe gjelbërimit dhe tarifës së hapësirës publike. Heqja e taksës antikushtetuese e infrastrukturës arsimore të përkohshme, që biznesi e paguan dy herë, një herë si biznes dhe një herë si familje. është padiskutim 500 oazet e gjelbërta ajo që ne diskutuam edhe në rrugëtimin tonë sot”-tha Këlliçi.

Ndërkohë, më herët gjatë takimeve që zhvilloi me banorët e Njësisë Nr.5 në Tiranë, Belind Këlliçi dha garanci se pas 14 majit, prona e tyre dhe pallatet mbi 50-vjeçare nuk do të preken. Ai u shpreh se do të jenë qytetarët ata që do të vendosin për zhvillimin ose jo të pronës.

“Një shqetësim i madh është prezent në këtë zonë sot, për shkak të një VKM-je të famshme që flitet, por mbi të gjitha për tentativën e kryetarit aktual të bashkisë Erion Veliaj, për të prishur godinat mbi 50-vjeçare në zonat kryesore të Tiranës, në zemrën e Tiranës, për t`i vjedhur truallin qytetarëve dhe për t`i hapur rrugë ndërtimit dhe mafies së betonit. Garantoj dhe një herë nga këtu, nga kjo zonë, nga Njësia Nr.5, nga lulishtja “1 Maji”, se këto pallate, jo vetëm këto por në të gjithë zonën në të gjithë Tiranën, nuk do të preken dhe prona e qytetarëve nuk do të preket. Në ato komisione auditi që mund të ngrihen për të bërë një verifikim të gjendjes strukturore të pallateve, padiskutim do të ketë pjesëmarrës të familjeve, banorëve të pallatit dhe duhet të ketë përparësi interesi i qytetarëve dhe banorëve, çka do të thotë: vetëm nëse qytetarët do të duan, do të bien dakord, për të hapur rrugë për një projekt ndërtimi dhe do të nënshkruajnë që do të marrin sipërfaqen që kanë sërisht po aty ku e kanë, në të njëjtin pozicion ku e kanë, atëherë mundet të ecin përpara banorët me dakordësinë e tyre”-tha Këlliçi.

Belind Këlliçi zhvilloi takime edhe të rinjtë në Laprakë, duke u shprehur se beteja në Tiranë do të fitohet nga të rinjtë. Ai tha se programi i tij synon që të frenojë shpopullimin e vendit dhe Tiranës nga të rinjtë, duke u krijuar atyre mundësi dhe kosto më të ulta të jetesës në Tiranë.

“Ne këtë betejë që kemi hyrë, kemi hyrë për të ardhmen tonë. Po u drejtohem të rinjve sepse duhet të jetë pikërisht kjo betejë, që mbase është më e pabarabarta në historinë politike 30-vjeçare në Shqipëri, e cila do të fitohet nga të rinjtë. Ndaj në fokusin tim kryesor në këtë sfidë që ne kemi marrë janë pikërisht çështjet që prekin kostot e jetesës tuaja, kostot e jetesës qytetare, dhe kushtet normale të një komuniteti. Unë mendoj se paratë e qytetarëve janë më mirë kur janë në xhepin e tyre, më mirë t`i ketë qytetari në xhep se sa t`i ketë politikani apo qeveria. Kështu që me autobusin falas, me rrugët, me ndriçmimin publik, me çerdhet, kopshtet, shkollat, me vendet e punës që unë do ua dedikoj kryesisht të rinjve në bashkinë e Tiranës nën moshën 35 vjeç ne do të bëjmë të mundur që të mbajmë rininë e Laprakës dhe jo vetëm, ta mbajmë në Tiranë, që të mos iki nga Tirana”,-tha Këlliçi.

Nga ana e tyre, qytetarët nuk e kursejnë mbështetjen ndaj Belind Këlliçit në çdo njësi, teksa tregojnë mllefin e krijuar ndaj keqqeverisjes së bashkisë së Tiranës nga Erion Veliaj. Mes tyre janë dhe shumë socialistë të zhgënjyer, të cilët presin me padurim 14 majin për të ndëshkuar me votë Erion Veliajn.

“Padiskutim që do të fitojmë, do ta heqim këtë se na ka shkatërruar gjithçka, që nga Rama super hajdut, super mashtrues dhe ky më keq se ai. Njerëzit janë shumë shumë të mbaruar. Ja tashi ishte një farmacise, ajo më pyet mua unë pyes atë. Aty ka arritur puna të pyesim njëri-tjetrin. Puna është shumë skandal. Dritë ta bëftë Zoti, dritë je, se vdiqëm me këta. Na kanë mbytur tërë jetën. Tërë jetën vdiqëm, s’kemi me çfarë blejmë bukë, s’kemi me çfarë blejmë djath, na vjen për të qarë. Pensionistët s'marrin dot gjë mor bir. Ja kështu, kam dalë me vrap të të takoj nëna. O Zot të fitojmë o Zot. Varfëri e madhe, ka rënë puna. Kanë ikur të gjithë njerëzit, e ka lënë këtë tregun si në kohën e … bosh se kanë ikur tregtarët, kanë ikur se nuk ka punë. Dhe ne do ta lëmë do shesim pleh për pemët që ka mbjellë ai. Kam një arsye shumë të fortë që marr pjesë. Arsyeja është si do gjejmë zgjidhje që ta largojmë këtë lloj modeli negativ të qeverisjes vendore. Unë jam socialist, jam i majtë me ideologji por e shoh që deri këtu stop, nuk ka më. Pra, duhet të bëjmë çmos që këtë lloj specie, këtë lloj politike që ndiqet në bashkinë e Tiranës, ta çrrënjosim në datën 14 maj dhe mundësia më e mirë që ta çrrënjosim është Belindi. Belind, ne mezi sa po e presim datën 14, jemi në ankth të madh për të hequr këtë klikë. Unë e kam amanet prej gjyshit, prej banës, se kjo është klika e kuqe, dhe këto i presin njerëzit në qafë dhe u pijnë dhe gjakun. Ka ardhur koha tani, që t`ua tregojmë vendin atyre sepse nuk po i shikojmë dot me sy dhe na vjen ashtu në atë gjithmonë përpara. Po ku është përpara? Një person i tillë do ta çojë përpara duke parë që ashtu. Prandaj të uroj suksese dhe shpreh bindjen që do jesh kryetar i bashkisë”-u shprehën disa qytetarë që shtrënguan duart me Belind Këlliçin në njësitë 2, 5 dhe Laprakë. /Dosja.al

belind këlliçi

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin