LIVE UPDATES
Aktualitet

SKANDAL në Gjirokastër/ Ekspozohet portreti i Napoleon Zervës, greku i akuzuar për masakrat ndaj çamëve

Pas kësaj ka ardhur edhe reagimi i fondacionit “Çamëria Hasan Tahsini”.

8 October 2026, 22:39 Nga E.d
SKANDAL në Gjirokastër/ Ekspozohet portreti i Napoleon Zervës,
Napoleon Zerva

GJIROKASTËR-  Një tjetër ngjarje që ka shkaktuar reagime të shumta është regjistruar në Dervician të Gjirokastrës. Kjo pasi në galerinë e artit është vendosur portreti i Napoleon Zervës, figurës greke të lidhur me masakrat dhe dëbimin e shqiptarëve të Çamërisë. Pas kësaj ka ardhur edhe reagimi i fondacionit “Çamëria Hasan Tahsini”. Përmes një postimi në rrjetet sociale, fondacioni e cilësuar atë si një provokim ndaj shqiptarëve dhe kujtesës së viktimave çame.

Fondacioni kërkon heqjen e menjëhershme të portretit dhe një shpjegim publik nga Bashkia Dropull për këtë vendim. Ai i ka bërë thirrje qeverisë shqiptare të hetojë rrethanat e ekspozimit dhe të përcaktojë përgjegjësit institucionalë.

Në reagim theksohet se nderimi i Zervës, të cilin fondacioni e lidh me masakrat dhe dëbimin e shqiptarëve të Çamërisë, bie ndesh me përkujtimin zyrtar të viktimave çame. Fondacioni rikujton edhe ligjin e 27 shtatorit 1994, i cili, sipas fondacionit, njeh gjenocidin ndaj shqiptarëve të Çamërisë.

Në fund, fondacioni “Çamëria Hasan Tahsini”, thotë se respekti për minoritetin grek nuk duhet të vihet në pikëpyetje, ndërsa përgjegjësia duhet të kërkohet te personat konkretë që kanë vendosur për ekspozimin.

SKANDAL në Gjirokastër/ Ekspozohet portreti i Napoleon Zervës,

 

Reagimi i plotë i fondacionit "Çamëria Hasan Tahsini":

PROVOKIM I RËNDË NDAJ SHQIPTARËVE NË DERVICIAN.
Ekspozimi për nderim i portretit të Napoleon Zervës në Galerinë e Artit në Dervician përbën një provokim të rëndë ndaj shqiptarëve dhe një fyerje ndaj kujtesës së viktimave të masakrave çame.

Për çfarë meritash nderohet Zerva në territorin e Republikës së Shqipërisë?
Për masakrat ndaj popullsisë civile shqiptare? Për dëbimin e shqiptarëve të Çamërisë nga trojet e tyre? Për vuajtjet që u shkaktoi brezave të tërë?
Kuvendi i Shqipërisë, me ligjin nr. 7839, datë 30.6.1994, shpalli 27 qershorin në kalendarin kombëtar si “Dita e gjenocidit ndaj shqiptarëve të Çamërisë nga shovinistët grekë”. Ligji u shpall me dekretin e Presidentit nr. 885, datë 12.7.1994. Si mund të përligjet që, në të njëjtin shtet ku ligji njeh dhe përkujton gjenocidin çam, të nderohet drejtuesi i forcave përgjegjëse për masakrat dhe dëbimin e kësaj popullsie?

Nderimi i Zervës përçon një mesazh që bie ndesh me këtë njohjen zyrtare të gjenocidit grek nga parlamenti, ndërsa shqiptarët përkujtojnë viktimat, në Derviçian i jepet vend nderi figurës që simbolizon tragjedinë e tyre. Ky është një provokim që nuk mund të relativizohet si zgjedhje artistike dhe as të kalojë në heshtje nga institucionet shqiptare dhe opinioni publik në Shqipëri. Arti dhe kultura nuk mund të përdoren për të rehabilituar figura përgjegjëse për krime ndaj shqiptarëve. Nderimi i tyre cënon dinjitetin e viktimave, pasardhësve të tyre dhe dëmton bashkëjetesën e miqësinë ndërmjet popujve.

I bëjmë thirrje kryetarit të Bashkisë Dropull të heq menjëherë portretin e Zervës nga ky ekspozim nderues dhe të japë një shpjegim publik për këtë zgjedhje të papranueshme. I bëjmë thirrje qeverisë shqiptare të nisë, përmes institucioneve kompetente, një hetim të plotë për të sqaruar rrethanat, për të identifikuar personat që kanë propozuar, miratuar dhe mundësuar këtë ekspozim, si dhe për të nxjerrë përgjegjësitë institucionale dhe ligjore që rezultojnë.

Respekti për minoritetin grek dhe të drejtat e tij është i padiskutueshëm. Pikërisht mbrojtja e bashkëjetesës kërkon që përgjegjësia për këtë veprim të identifikohet, dhe të mos rëndojë mbi mbi minoritetin grek por mbi emrat konkret të cilët provokojnë rëndë gjakun e shqiptarëve të masakruar nga bandat e shoviniste të Zervës.. Ky provokim nuk mund të kalojë në heshtje. Viktimat e gjenocidit kërkojnë drejtësi dhe respekt, ndaj autoritetet shqiptare kanë detyrimin të japin përgjigje dhe të veprojnë. Fondacioni Çamëria “Hasan Tahsini”./Dosja.al

gjirokastrër napoleon zerva figure greke

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin