LIVE UPDATES
Aktualitet

SPAK hedh ‘grepin’ në Laç, tërheq dosjet, në ‘lupë’ Ilirian Feçi, bashkëpunëtori i Dumanit e Çelës

Bashkëpunëtori i drejtësisë ka folur dhe ka nxjerrë emra të tjerë para prokurorëve të posaçëm. Një ndër to është dhe çështja penale që flet për tentativën e vrasjes së Alfred Gjokës. Pikërisht në këtë dosje, është i përfshirë dhe Ilirian Feçi, njeri i afërm i Talo Çelës dhe Nuredin Dumanit.

31 May 2022, 22:02 Nga DOSJA
SPAK hedh ‘grepin’ në Laç, tërheq dosjet, në
Talo Çela, Nuredin Dumani dhe SPAK

TIRANË- Drejtësia ka hedhur sytë drejt Laçit pas dëshmisë së Nuredin Dumanit, pasi shpluhurosi dosjet e Elbasanit e Durrësit. Gazetari Elton Qyno shkruan për OraNews se një dosje hetimore që flet për vrasjet me pagesë dhe një seri grabitjesh me armë e deri tek kundërvënia me kallashnikov, ndaj një patrulle policie në Rinas, pritet që nga Prokuroria e Laçit të përfundojë në duart e SPAK. Bashkëpunëtori i drejtësisë ka folur dhe ka nxjerrë emra të tjerë para prokurorëve të posaçëm. Një ndër to është dhe çështja penale që flet për tentativën e vrasjes së Alfred Gjokës. Pikërisht në këtë dosje, është i përfshirë dhe Ilirian Feçi, njeri i afërm i Talo Çelës dhe Nuredin Dumanit. Të tre bashkë dyshohet se kanë kryer disa grabitje me armë. Feçi qëndron në burg qysh prej Shkurtit 2022 pasi u arrestua gjatë një operacioni të kryer nga prokuroria e Laçit dhe Tiranës. Të arrestuar të tjerë për këtë ngjarje janë Damjan Lleshaj, Robert Laçi, Erion Mulaj, Ibrahim Difaj, ndërsa në kërkim është shpallur Shpëtim Kraja.

Sipas prokurorisë, personi tjetër që ka folur dhe bashkëpunuar me policinë është pikërisht Ibrahim Difaj, i cili ka treguar aktivitetin kriminal të këtij grupi në ngjarjet ku Difaj ka qënë dhe vetë protagonist. Difaj ka hedhur dritë mbi tentativën e vrasjes së Alfred Gjokës, kundrejt një pagesë prej 20 mijë euro që ishte bërë pikërisht nga personi në kërkim, Shpëtim Kraja. Bashkëpunëtori ka treguar se plani për vrasjen e Gjokës në muajin Gusht 2021 ka dështuar,pasi objektivi ka reaguar shumë shpejt, duke u larguar me kamjonçinë. Ky grup ku aderonte dhe shoku i Nuredin Dumanit e Talo Çelës, kishte qëlluar me armë zjarri dhe në drejtim të një patrulle policie, ngjarje kjo e ndodhur vitin e kaluar në zonën e Qafë-Kasharit. Tashmë qëllimi i SPAK është bashkimi me dosjen aktuale që u realizua si pasojë e operacionit “Plumbi i artë” e përmban 32 emra, ndërkohë që vijon puna për arrestimin e 14 ‘bosëve’ të cilët janë gati të shpallen në kërkim ndërkombëtar.

Gjatë këtyre ditëve, SPAK ka tërhequr edhe dosje të tjera në prokuroritë e rretheve. Bëhet fjlë për dosje të krimeve ku dyshohet se është përfshirë grupi i Talo Çelës dhe Nuredin Dumanit. Më shumë se 12 janë ngjarjet kriminale mendohet se janë zbardhur nga dëshmia e Dumanit, duke bërë që SPAK të godasë tetë grupe kriminale që vepronin në Tiranë, Durrës, Elbasan dhe bëhet fjalë për krimet ndër më të rëndat në këto vitet e fundit, ekzekutime mafioze por edhe urdhra për vrasje. Në total u lëshuan 32 urdhërarreste, 9 prej tyre u ekzekutuan në burgje pasi personat në fjalë ishin pas hekurave për vepra të tjera penale. Nëntë persona të tjerë u arrestuan, ndërsa 14 persona u kanë shpëtuar prangave. Nga ana tjetër, Prokuroria e Posaçme kundër Krimeve dhe Korrupsionit ka dërguar të dhënat për të shpallur në kërkim ndërkombëtar 14 të shumëkërkuarit. Janë dhënë të gjitha gjeneralitetet e personave në kërkim në pikat kufiitare të vendit si dhe çdo e dhënë e vlefshme për identifikimin e tyre. Formulari i SPAK tashmë i është përcjellë zyrës së Interpolit për komunikimin ndërkombëtar të urdhrit, ndaj tyre, të cilët klasifikohen sj persona me rrezikshmëri të lartë shoqërore. Priten që emrat e tyre të listohen në faqen zyrtare te Interpol si të përfshirë të krimit të organizuar. 

14 personat e shpallur në kërkim:

1.Eljo (Ervis) Bitri,

2.Festim Qoli,         

3.Alban Bengasi,

4.Ervis Martinaj,

5.Elvin Merlika

6.Alket Xhixha

7. Marjus (Suel) Lulaj (Çela),

8.Agron (Kamber) Mehja,

9. Aleks Çela alias (Tom Qorri),

10. Talo Çela,

11. Agim Gjini,

12.Mikael Qosja (Kamami) (Stefo),

13. Florenc Çapia

14. Abedin Mama (Dine Çami)

(f.m/dosja.al)

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin