24 May 2024, 21:38
Nga M.B
Grafiku
TIRANA- Në matjet e fundit të Barometrit në Euronews Albania në periudhën 4-14 Maj 2024 institucionet shqiptare në mënyrë të përsëritur janë testuar për besueshmërinë që kanë tek qytetarët. Duke marrë parasysh dinamikat në gjithë sistemin politik shqiptar aktualisht, fokus i veçantë i Barometrit ka qenë SPAK.
Në një shkallë nga 0-10 qytetarët janë ftuar të tregojnë nëse kanë besim ose jo për një grup institucionesh kryesore të cilat kanë përgjegjësi dhe diktojnë realitetin në vend. Në një listë prej 15 institucionesh në Shqipëri (përfshi dhe përfaqësi ndërkombëtare) Ambasada USA e Delegacioni i Komisionit të BE, OSBE, SPAK, institucioni i presidentit, qeveria, policia, pushteti lokal, përfaqësuesit fetarë, media, shoqëria civile, gjyqësori, opozita, parlamenti dhe partitë politike, SPAK vazhdon të jetë i pari nga institucionet shqiptare me nivelin më të lartë të besueshmërisë krahasuar me gjithë institucionet e tjera shqiptare.
Nga 1000 të intervistuar ballë për ballë nga Barometri, 32 % e tyre kanë shprehur besim tek SPAK duke e renditur atë si institucionin më të besueshëm ndër institucionet shqiptare. Të renditur në krye të listës ashtu si dhe në matjet e mëparshme vazhdojnë të mbeten përfaqësi ndërkombëtare të cilat kryesohen nga Ambasada e SHBA-ve në Tiranë me 40.5% besim nga qytetarët shqiptar dhe më pas nga Delegacioni i Komisionit të BE-së me 35.8% besim.
Kjo është matje e përsëritur e Barometrit për të njëjtën temë, me të njëjtat pyetje dhe me të njëjtën shkallë matëse prej Nëntorit të vitit 2022 deri më sot. Në katër matje të ndryshme, Nëntor 2022, Nëntor 2023, Shkurt 2024, dhe sot, SPAK mbetet për vitin 2024 institucioni shqiptar më i besueshëm në vend. Në Nëntor 2022 besueshmëria ndaj SPAK ishte (14.2%), në Nëntor 2023 ishte (26.16%), në Shkurt 2024 (33.6%) dhe Maj 2024 (32%)./ Euronews Albania
barometri
Aktualitet
24 May 2024, 21:20
E. D
pamje nga vendngjarja
SPANJË- Gjashtë shqiptarë janë arrestuar në Spanjë për drogë. Policia spanjolle ka goditur nj...
Aktualitet
24 May 2024, 21:30
B.Z
Foto ilustruese
Itali - Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në Pavia të Italisë. Një 42-vje&cc...
Aktualitet
24 May 2024, 21:27
B.Z
Foto ilustruese
TIRANË - Boom hapjesh klinikash mjekësore dhe qendrash estetike, kërkesë e lartë e klientëve për ndë...
Aktualitet
24 May 2024, 21:15
M.B
Gazetari
TIRANA- Javën e kaluar ne publikuam investigimin e realizuar në Athinë, aty ku kryeministri Edi Rama mbajti mitingun e par&eum...
Aktualitet
24 May 2024, 21:05
B.Z
Pamje nga intervista
TIRANË - Ka raste të shumta që historitë e dashurisë nuk përfundojnë me fund të lumtur si...
Aktualitet
24 May 2024, 20:13
B.Z
Pamje nga vendi i krimit
TIRANË - Detaje të reja kanë dalë në dritë nga ngjarja e rëndë që ndodhi pasditen e s...
Aktualitet
24 May 2024, 19:53
B.Z
Foto ilustruese
TIRANË - Fatjon S, 28-vjeç është punonjësi i Gardës së Republikës që u vetëplagos me ar...
Aktualitet
24 May 2024, 19:52
M.B
Davide Pecorelli
TIRANA- Gjykata e Perugia në Itali i ka dhënë dritën jeshile ekstradimit të Davide Pecorellit në Shqip&...
Aktualitet
24 May 2024, 19:36
M.B
Aldorjana Loshi
TIRANA- Detaje të reja kanë dalë nga ngjarja e rëndë që ndodhi sot në Tiranë, ku një efkt...
Aktualitet
24 May 2024, 19:33
B.Z
Aldorjana Loshi
TIRANË - Vajza që shihni në foton e mësipërme është, 21-vjeçarja Aldorjana Loshi, efektivja e pol...