LIVE UPDATES
Aktualitet

Studenti Arlind Kaçirani sjell në Shkodër përvojën e shkollimit në SHBA

Pas 5 vite studimi në New York, ai prej 2 vitesh po vazhdon studimet dhe kërkimin shkencor për të mbrojtur doktoratën në fushën e inxhinierisë kimike, në Universitetin Yale, një nga më të njohurit në Amerikë në fushën e kërkimit shkencor.

14 June 2022, 22:50 Nga I.A
Studenti Arlind Kaçirani sjell në Shkodër përvojën e
Arlind Kaçirani

SHKODËR- 25 vjeçari Arlind Kaçirani është ftuar nga Universiteti i Shkodrës për një leksion të hapur në lidhje me kërkimet e tij shkencore në Universitetin e Yale-it, në SHBA. Me përfundimin e gjimnazit në qytetin e tij të lindjes, në Shkodër, Arlindi shkoi në Amerikë me një vizë studentore. Pas 5 vite studimi në New York, ai prej 2 vitesh po vazhdon studimet dhe kërkimin shkencor për të mbrojtur doktoratën në fushën e inxhinierisë kimike, në Universitetin Yale, një nga më të njohurit në Amerikë në fushën e kërkimit shkencor.

“Fusha ime e studimit është në inxhinierinë kimike. Ne implementojmë metoda statistikore, matematikore dhe fiziko-kimike në studimet tona të punës shkencore. Për të ardhmen, dëshirë kam që të rri në botën akademike, besoj dhe shpresoj që të kem mundësitë e duhura ose në vendin tonë, ose në SHBA, për punësim si profesor ose si studiues shkencor”.

Studimet universitare, thotë Arlindi, nuk mund të kuptohen pa kërkimin shkencor nga ana e studentëve, pasi vetëm kështu ata mund të jenë aktivë dhe të kontribuojnë në komunitet dhe në shkencë, pas përfundimit të studimeve.

“Puna kërkimore-shkencore është baza e studimit dhe, sidomos gjatë doktoraturës, është guri themelor i gjithë punës tande akademike. Dhe unë jam me fat që jam në një universitet, siç është Universiteti Yale, që ka një historik dhe një kapital shumë të madh dhe të pasur njerëzor, shkencor dhe akademik , që mbështet inovacionin në shkencë dhe në teknologji”.

Jeta studentore në SHBA është e gjallë dhe interesante, thotë Arlindi, pasi krijon mundësi njohjeje me persona dhe kultura nga shumë vende të botës, me të cilët duhet gjetur gjuha e përbashkët sociale dhe shkencore, gjë që ndikon në formimin e studentit. Por, në vecanti, studimet në Amerikë i kanë krijuar mundësi për t'u njohur dhe komunikuar edhe me shumë të rinj bashkëkombas, që studiojnë në perëndim.

“Fakti që unë jam pranu dhe jam bërë pjesë e Universitetit Yale më ka njoftë me disa shqiptarë të tjerë shumë të arritur në shkolla të tjera elitare amerikane dhe angleze. Dhe, tek të gjithë ata unë shikoj një dëshirë për të dhënë kontributin e tyre të sinqertë, jo vetëm në komunitetin në të cilin ata janë, por edhe në vendin prej të cilit vijnë, pra për Shqipërinë”.

Profesorja e Universitetit të Shkodrës, Aurora Dibra, thotë se përveç një përvoje shkencore, leksioni i hapur i Arlindit sjell edhe një përvojë jetësore për të nxitur të rinjtë shqiptarë drejt studimit dhe kërkimit shkencor. Nga përvoja e studimeve në Amerikë, Arlindi thotë se edhe të rinjtë shqiptarë duhet të orientohen që herët drejt programit dhe aplikimit të shkencave matematikore, sepse nëpërmjet kompjuterizimit dhe programimit ecën e ardhmja e shkencës dhe teknologjisë.

Marrë nga VOA

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin