13 June 2025, 17:33
Nga N.F
Foto
TIRANË- Administrata Tatimore ka publikuar listën e pagave referencë për 45 profesione në sektorin e turizmit, për sezonin turistik 2025. Sipas listës së publikuar paga minimale për kamerierët në restorante, bare dhe hotele nuk duhet të jetë më pak se 70,000 lekë në muaj.
Pagat referencë fillojnë nga 55,000 lekë për pozicione si punëtor pastrimi plazhi apo roje parkimi dhe arrijnë 130,000 deri në 140,000 lekë për kryekuzhinierët, shefat e pastiçerive apo pozicioneve të tjera të larta në zinxhirin e shërbimit.
Profesionet e përfshira në listë përfshijnë: arkëtarë, banakierë, kamerierë, pastiçierë, roje plazhi, ndihmëskuzhinierë, punonjës mirëmbajtjeje dhe shumë të tjerë.
Sipas Tatimeve, tatimpaguesit që deklarojnë paga nën nivelin referencë për profesionin përkatës do të konsiderohen me risk të lartë dhe do t’i nënshtrohen kontrolleve të thelluara nga Administrata Tatimore.
Në kuadër të zbatimit të planit sektorial të turizmit 2025 dhe uljes së informalitetit të pagave, Administrata Tatimore thekson se do të kontrollojë të gjithë ata tatimpagues të cilët pagat e deklaruara i kanë nën pagat indikative të publikuara në faqen zyrtare të administratës tatimore./ Monitor

tatimet rroga e kamerierit
Aktualitet
13 June 2025, 16:36
r.ll
aeroporti i tiranes
TIRANË- Izraeli ka kryer ditën e sotme sulme ajrore ndaj objekteve bërthamore iraniane dhe në pjesë t&eum...
Aktualitet
13 June 2025, 16:26
r.ll
gjykata e dibres
DIBËR- I dyshuari për vrasjen e 65 vjeçarit Selim Velsula mbrëmjen e 11 Qershorit, 31 vjeçari Hazbi Velsula n...
Aktualitet
13 June 2025, 16:10
N.F
Foto
BERAR- Një zjarr është regjistruar ditën e sotme në lagjen “30 Vjetori” në Berat pranë Drejtorisë ...
Aktualitet
13 June 2025, 15:59
N.F
Dhunimi
ATHINË- 34-vjeçari shqiptar, Romeo Nazifi i cili ishte shpallur në kërkim nga autoritetet greke është vetë...
Aktualitet
13 June 2025, 16:01
r.ll
hazbi velsula
DIBËR- Gjykata e Dibrës ka caktuar masën e sigurisë "arrest në burg" për Hazbi Velsulën, i cili vrau me th...
Aktualitet
13 June 2025, 15:43
N.F
Foto ilustruese
KOSOVË- Dhomat e Specializuara të Kosovës, me seli në Hagë, njoftuan se kanë arritur një marrëveshj...
Aktualitet
13 June 2025, 14:03
M.B
Foto nga zyrat
TIRANA- Ditën e sotme në orën 13:00 ishte parashikuar të mbahej një mbledhje e këshillit të vjet&eum...
Aktualitet
13 June 2025, 13:41
M.B
Foto ilustruese
KORÇA- Është konfirmuar vatra e parë e murtajës në qarkun e Korçës. Sipas informacioneve v...
Aktualitet
13 June 2025, 13:21
E. D
foto ilustruese
IZRAEL- Izraeli ka sulmuar sërish Iranin, disa orë pas dy sulmeve që kreu gjatë natës. Siç raporton Te...
Aktualitet
13 June 2025, 13:01
M.B
Arrestimi
TIRANA- Një 37-vjeçar nga Maqedonia e Veriut është arrestuar pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar...