LIVE UPDATES
Aktualitet

“Të çojnë në qiell, ndaj i pëlqejnë...” Produkte me drogë në mes të Bllokut

Shitësja na konfirmon se këto produkte preferohen shumë, pasi sipas saj, “të ngrenë në qiell”.

19 September 2023, 22:46 Nga I.A
“Të çojnë në qiell, ndaj i
Biseda

TIRANË- Në një ambient në qendër të Bllokut është një lokal, në të cilin shiten produkte me bazë hashashi, që vijnë kryesisht nga Holanda. Shumë adoleshentë e të mitur e frekuentojnë këtë lokal, ku blejnë lirisht kek, lëpirëse, biskota, çamçakëz etj., me përmbajtje hashashi. Shitësja na konfirmon se këto produkte preferohen shumë, pasi sipas saj, “të ngrenë në qiell”.

Klienti: Si jeni? Sa janë këto?

Shitësja: Ka të ndryshme, këto janë me luleshtrydhe edhe këto janë domethënë që janë me luleshtrydhe. Këto me banane me gjëra domethënë dhe kjo me…. Po kjo është më e mira…

Shitësja: Po! Lëpirëset janë të ndryshme.

Klienti: Bëjnë noi çikë efekt këto që të…?

Shitësja: Këto janë domethënë të fundit që kanë dalë domethënë para 3 ditësh që ka ardhur furnizimi dhe janë më të mira domethënë se këto të tjerat.

Shitësja: Këto janë çamçakiza, Ej ej ej ej (I flet fëmijëve) Po jo pra oooo ça janë këto pra o Vxxx të lutem ç’është kjo, kjo është lodër dhe nuk duhet ta bësh këtë gjë këtu të lutet Vana. Boll pra tani..

Shitësja: Ato janë 10-të mijë lekë

Shitësja: 10-të mijë lekë janë

Klienti: Të gjitha 10-të mijë lekë?

Klientja: Kush ka më shumë efekt që të mbaj?

Shitësja: Prandaj po të them.

Shitësja: Po kjo është Strong-u më e forta prit. Kjo është Super.

Shitësja: Strong (E fortë në Anglisht). Ke këtë dhe kjo është super.

Shitësja: Këto janë nga 15-të

Klienti: Lëpirëset. Kush janë nga këto që të mbajnë?

Shitësja: Tani lëpirëset. Këto janë super që janë strong të zeza fare

Shitësja: Sa copë doni nga këto?

Shitësja: 2 mijë e 500-nd lekë një.

Klientja: Të të pyes po kjo pjesa e tullumbaceve që janë?

Shitësja: Bëhen, kemi bombolat. Kemi bombolën

Shitësja: Yyyyhh të vete në shpirt.

Shitësja: 2 bombola kanë marrë këta budallenjtë (Fëmijët)

Shitësja: Domethënë kjo bombola është 75 mijë lekë dhe ka 50 e ca tollumbaca që ka më leverdi se bombolën që kemi ne këtu

Klientja: Brenda me ça janë të mbushura që ta…

Shitësja: Azot. Mos ki merak domethënë, s’ka lidhje fare.

Shitësja: Po ndërkohë domethënë që ajo është me sekonda domethënë që ti ngrihesh në qiell fare.

Klienti: Po këto? Ça janë ato?

Shitësja: Këto janë biskota domethënë dhe këto janë dhe këto janë super po kjo është më e mira. Mos i shif kshu

Klienti: Po po. Sa është ajo?

Shitësja: Kjo është super. Kjo është nga 10-të mijë lekë që e kemi pasur e kemi bërë 7-të mijë lekë

Shitësja: Kjo është 25 mijë lekë. Janë biskotina domethënë që është domethënë të ngrejë fare

Shitësja: Kjo na ka ngel e fundit, 25 mijë lekë

Klienti: Këto i morrëm në, paske edhe çokollatë

Shitësja: Kjo është super që ka ardh e reja

Klienti: Na i bëj të gjitha sa lekë bëjnë këto

Shitësja: Tani 15-të edhe 10-të, 25. 15, 40 edhe 10-të

Ndërkohë që në lokal ndodhen disa fëmijë në një dhomë apostafat për ta në hyrje të dyqanit shfaqen një grup të rinjsh të cilët duket që janë të mitur. Ata kanë prenotuar dhomën për të provuar produktet e reja që kanë ardhur në dyqan. 

Klienti: Po sikur të vijmë ndonjëherë me shoqërinë ne që të prenotojmë kështu!

Shitësja: Po se është me prenotim ajo!

Shitësja: Domethënë që të marrësh nja 20-30 tollumbaca që i bie 90-të mijë lekë domethënë ose mund të blesh bombola domethënë dh të rrish 1 orë 2 orë për qejf!

Klienti: Aty është vetëm për kështu (Bombla) po kështu nuk…. të vijmë grup shoqëri flasim 5 vajza, 3 djem 4 djem!

Shitësja: Jo vetëm produktet, duhet të bëni dhe tollumbaca!

Klienti: Duhet tullumbace se s’bën.

Shitësja: 1 orë 2 orë maksimumi se ka shumë grupe. Unë kam grupe sot deri në 5 të mëngjesit imagjino.

Adrian Fandi, mjek urgjence në Angli, ngre alarmin për balonat apo tullumbacet e mbushura me protoksid azoti dhe helium, duke i quajtur droga shumë të rrezikshme.

Fandi thotë se këto gazra mund të japin efekte anësore deri në fatalitet, që në përdorimin e parë. Ato çojnë në halucinacione, që mund të përfundojnë me vetëvrasje.

“Balonat mbushen me helium ose me protoksid azoti. Protoksidi i azotit që përdorim ne në mjekësi është i përzierë 50% me oksigjen dhe kur e japim e monitorojmë pacientin sepse mund të pësojë një arrest kardiak, ose respirator dhe duhet të jemi të gatshëm për të hyrë në atë moment. Nëse e merr protoksidin e azotit shqeto ai është shumë i rrezikshëm sepse vepron shumë shpejt në sistemin nervor dhe të jep një gjendje euforike, ose kënaqësie. Heliumi është e njëjta gjë sepse heliumi dakord e hollon zërin dhe duket se qesh ti dhe të tjerët, por nëse e merr se hajd se po e marrin të tjerët, unë kam pasur një pacient që ka filluar me psikoza të rënda. Janë gazra që thithen nga gjaku dhe veprojnë në sinapset në sistemin nervor qëndror. Rreziqet dhe problemet që jep ky lloj gazi është një gaz që vepron në sistemin nervor qendror dhe si dhe në sistemin nervor periferik. Aty fillon që nga dhimbja e kokës, nga probleme të tjera neuropatike periferike, si dhimbje këmbësh, dhimbje muskujsh dhe derisa të arrijmë tek halucinacionet. Problemet kryesor janë halucinacionet sepse këta fëmijë kur truri akoma nuk është zhvilluar, kur e përdorin këtë lloj gazi japin problemet e halucinaciove si vizive dhe auditive. Mund të shkaktojnë edhe fatkeqësi që janë fatale, që njeriu në atë moment mund ta ndjejë veten zog, i duket sikur fluturon dhe hidhet nga ballkoni fëmija. Njëkohësisht probleme me dhimbje të koke të forta”, tha mjeku.

Më tej ai shtoi se: Vetëm me një përdorim mund të fillojnë këto. Kam pasur pacientë në Angli që e kanë përdorur për një kohë të gjatë dhe jam duke i kuruar se ende nuk janë shëruar krejt, me probleme psikoze, me probleme depresioni, me probleme halucinacionesh. Unë kam sinjalizuar tek Ministria e Shëndetësisë pasi kam konstatuar tek pacientët e mi që kanë ardhur nga Shqipëria dhe vetë kur kam qenë si turist këtu si në Maj dhe tani kam vënë re që është në shitje të lirë. Natyrisht nuk ka një ligj që e ndalon, por nuk ka asnjë ligj që e aprovon. Këtë e quaj drogë. Fillon me këtë pastaj vazhdon me marijuanën dhe pastaj arrin tek kokaina dhe heroina, drogat e tjera ose drogat sintetike.

Marrë nga Tv Klan

adrian fandi blloku

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin