LIVE UPDATES
Aktualitet

Të dhënat: 37% e dëmeve në aksidente në 2023 u zgjidhën me marrëveshje

Kjo praktikë u zbatua në kuadër të Raportit Europian të Aksidenteve, si një nga risitë e ndryshimeve ligjore të vitit 2021.

15 May 2024, 12:02 Nga M.B
Të dhënat: 37% e dëmeve në aksidente në 2023 u
Mimoza Kaçi

TIRANA- Gjatë vitit 2023, 37.6% të rasteve për dëmet e trajtuara janë zgjidhur me marrëveshje mes drejtuesve të mjeteve të përfshira në aksident, në rastet e dëmeve me vlerë deri në 30,000 lekë, duke sjellë njëkohësisht edhe reduktim të dokumenteve për praktikat e dëmeve. Kjo praktikë u zbatua në kuadër të Raportit Europian të Aksidenteve, si një nga risitë e ndryshimeve ligjore të vitit 2021. E dhëna u bë e ditur nga Mimoza Kaçi, kreu i Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare gjatë raportimit në Kuvend.

“Viti që lamë pas ka pasur zhvillime të rëndësishme për Autoritetin dhe ecurinë e tregjeve nën mbikëqyrje, të cilët vijuan një trajektore të stabilizuar zhvillimi dhe rritje, me tregues të mirë të shëndetit financiar”, deklaroi ajo. Në fund të vitit 2023, totali i aseteve të tregjeve nën mbikëqyrje shënoi vlerën prej rreth 108 miliardë lekë, me një rritje prej 12% krahasuar me një vit më parë.

Në tregun e sigurimeve u shënua një përmirësim i mëtejshëm i treguesve financiarë kryesorë që monitorohen nga Autoriteti, tha kreu i AMF-së. Aktivet e tregut të sigurimeve u rritën me rreth 7 miliardë lekë, me një rritje prej 16% krahasuar me vitin 2022. Rritje u shënua edhe sa i përket nivelit të provigjoneve teknike me rreth 1.49 miliardë lekë, si dhe u përmirësua më tej treguesi kyç i mbulimit të provigjoneve teknike me aktive të përshtatshme.

Po ashtu, tregu vijoi trendin rritës, ku në fund të vitit 2023 primet e shkruara bruto arritën në rreth 23 miliardë lekë, me një rritje prej rreth 8.9%. Rritje shënuan edhe dëmet e paguara bruto nga shoqëritë e sigurimit, duke arritur në 6.9 miliardë lekë. Ndryshimet e ndërmarra në ligjin për sigurimin e detyrueshëm në sektorin e transportit kanë dhënë ndikim të drejtpërdrejtë në treg, tha kaçi, duke dhënë disa shifra.

Gjatë vitit 2023, rezulton se rreth 75% e dëmeve të shkaktuara nga mjetet e pasiguruara, ose të paidentifikuara, janë trajtuar dhe paguar drejtpërdrejtë nga shoqëritë e sigurimit. Ky parashikim ligjor ka ndikuar edhe në dëmet pezull të fondit të kompensimit të cilat në fund të vitit 2023, rezultojnë në numër 477 dëme dhe vlerë prej 843 milionë lekë. Niveli i dëmeve pezull krahasuar me vitin 2022, ka pësuar rënie në numër me 137 praktika dëmesh dhe në vlerë me rreth 139 milionë lekë dhe duhet theksuar se pjesa më e madhe e dëmeve pezull janë në proces gjyqësor (64% të totalit). Bazuar në kërkesat e reja rregullatore dëmet pezull në proces provigjohen nga shoqëritë e sigurimit, ndërsa ato të përfunduara janë pjesë e fondit të miratuar të vitit.

Për vitin 2023, pagesat e dëmeve objekt i fondit të kompensimit rezultojnë me një tejkalim prej 11.2%.

Ajo shtoi se në fillim të vitit 2023 Autoriteti miratoi strategjinë institucionale për periudhën 2023-2027. Veprimtaria e Autoritetit përgjatë vitit 2023 është mbështetur në këtë dokument, i cili përcakton objektivat dhe prioritetet strategjike të institucionit, me qëllim përmbushjen e misionit themelor të Autoritetit për sigurimin e funksionimit efektiv të tregjeve financiare jobankare nën mbikëqyrje, si dhe garantimin e stabilitetit të këtyre tregjeve, promovimin dhe zhvillimin e tyre, në mbrojtje të interesave të konsumatorëve dhe investitorëve.

Kaçi dha informacion dhe për ecurinë e tregjeve të tjera nën mbikëqyrje:

Tregu i Sipërmarrjeve të Investimeve Kolektive (SIK) ka treguar qëndrueshmëri gjatë vitit 2023 dhe ka shfaqur tendencë në rritje, krahasuar me një vit më parë. Rol në këtë drejtim kanë luajtur masat e marra nga shoqëritë administruese, bazuar edhe në vendimet e Autoritetit për të përballuar luhatjet e tregjeve financiare gjatë kësaj periudhe, masa të cilat e shtrinë efektin e tyre pozitiv edhe gjatë vitit 2023. Qëndrueshmëria dhe tendenca në rritje e këtij tregu u konstatua si në nivel aktivesh në tregun e fondeve të investimeve, ashtu edhe në nivelin e flukseve neto pozitive, kthimit nga investimi për investitorët dhe numrin e investitorëve.

Totali i aktiveve neto të tregut të Sipërmarrjeve të Investimeve Kolektive arriti në rreth 50.3 miliardë lekë në fund të vitit 2023, me një rritje vjetore prej rreth 9.2%, po ashtu, rritje e numrit të investitorëve pjesëmarrës në këto fonde, me afro 11.2%, duke arritur në mbi 32 mijë investitorë.

Në tregun e Sipërmarrjeve të Investimeve Kolektive ka patur zhvillime pozitive edhe sa i përket kërkesave në rritje për njohjen dhe licencimin e formave të reja të këtyre fondeve. Gjatë këtij viti, është licencuar një fond investimi me pjesëmarrje të hapur me ofertë publike, administruar nga një shoqëri administruese, e cila ushtron edhe veprimtarinë e administrimit të aktiveve të fondeve të pensionit privat.

Në tregjet e kapitalit, miratimi në vitin 2023 i një sërë aktesh nënligjore që plotësuan kuadrin rregullator në zbatim të ligjit për këtë treg solli efektet e para pozitive duke rezultuar me emetimin për herë të parë të obligacioneve korporative me ofertë publike. Ky emetim për herë të parë i titujve nëpërmjet ofertës publike është një sinjal pozitiv për zhvillimin e tregjeve të kapitalit dhe për alternativat e reja të investimit që i ofrohen investitorit. Nxitja e pjesëmarrjes në tregjet e kapitalit si nga ana e kërkesës ashtu edhe nga ana e ofertës përbën një nga prioritetet kryesore të përcaktuara në dokumentin e politikave për zhvillimin e tregjeve të kapitalit, miratuar nga Këshilli i Ministrave në vitin 2023. Për arritjen e këtij objektivi Autoriteti po bashkëpunon në nivel ndër-institucional si dhe me mbështetje të asistencës së huaj teknike.

Gjithashtu, vlen të theksohet se gjatë vitit 2023 u shënua një rritje e mëtejshme e interesimit të operatorëve të sektorit financiar për të realizuar emetime të obligacioneve me ofertë private për të gjeneruar fonde, kryesisht me qëllim zbatimin e kërkesave për kapital rregullator. Tregu i obligacioneve me ofertë private ka shfaqur një trend në rritje nga viti në vit. Kështu, shuma e obligacioneve me ofertë private në treg, në fund të vitit 2023 arriti në rreth 20 miliardë lekë, nga rreth 14 miliardë lekë që rezultoi në fund të vitit 2022, me një rritje prej rreth 46%.

Ndryshimet ligjore të vitit 2021 mundësuan gjithashtu uljen e komisioneve të ndërmjetësimit për produktet e sigurimit të detyrueshëm motorik. Autoriteti miratoi rregulloren që kufizon komisionet në një nivel maksimal prej jo më shumë se 18% nga janari 2023. Kështu, komisionet e ndërmjetësimit në nivel tregu për produktet e sigurimit të detyrueshëm kanë vijuar të ulen dhe rezultojnë mesatarisht 16% për vitin 2023. Reduktimi i nivelit të komisioneve të ndërmjetësimit dhe shpenzimeve të marrjes në sigurim ka sjellë rritje të likuiditetit të shoqërive të sigurimit, për të realizuar në kohë pagesat e dëmeve.

Tregu i fondeve të pensionit privat ka vijuar tendencën e tij në rritje, sa i përket vlerës së aktiveve neto dhe numrit të anëtarëve. Në fund të vitit 2023, aktivet neto të këtij tregu arritën në 6.7 miliardë lekë, duke u rritur me 18.2%, ndërsa numri i anëtarëve arriti në mbi 38 mijë. Mbi 96 % e aktiveve neto janë të investuara në obligacione të Qeverisë së Republikës së Shqipërisë.

Gjatë vitit 2023, në tregun e fondeve të pensionit privat ushtruan aktivitetin e tyre gjashtë fonde pensioni të administruara nga katër shoqëri administruese, të cilat përveç administrimit të fondeve të pensionit janë licencuar për të administruar edhe sipërmarrje të investimeve kolektive.

Përsëri, hapësirat për zgjerimin e mëtejshëm të këtij tregu mbeten të konsiderueshme dhe ligji i ri, i miratuar në vitin 2023, pritet të kontribuojë në zhvillimin e mëtejshëm të tregut të fondeve private të pensionit.

Zonja dhe zotërinj deputetë, në fund të fjalës time, më lejoni të ndaj me ju disa nga drejtimet kryesore ku do të përqendrohet veprimtaria e Autoritetit, mbështetur edhe në strategjinë afatmesme të tij.

Objektivat e strategjisë së AMF ndërveprojnë me objektivat e përcaktuara edhe në Strategjinë Kombëtare për Zhvillim dhe Integrim Europian 2022-2030, ku janë të përfshira edhe politikat kombëtare për zhvillimin e tregjeve financiare jobankare.

Në këtë kuadër, për periudhën në vazhdim, Autoriteti do të synojë:

Gjithashtu, Autoriteti do të vijojë të asistohet nga partnerët afatgjatë ndërkombëtarë të zhvillimit, Banka Botërore, si edhe të mbështetet financiarisht nga Sekretari Shtetëror Zviceran për Çështje Ekonomike (SECO), Autoriteti do të përfitojë asistencë në sektorin e sigurimeve përmes zbatimit të udhërrëfyesit drejt Solvency II dhe implementimit të standardeve të raportimit financiar IFRS 17. Në tregun e fondeve të pensioneve private, asistenca e huaj do të mbështesë hartimin e akteve të nevojshme nënligjore në zbatim të ligjit të ri. Në tregjet e kapitalit, do të ofrohet asistencë e huaj për nxitjen e emetimeve të obligacioneve të gjelbra, ndërsa në fushën e teknologjisë së informacionit fokusi i asistencës teknike do të jetë tek përmirësimi i sistemeve të brendshme të IT, platformave të raportimit, nxitjen e teknologjive të reja në fushën e shërbimeve financiare (Fintech), si dhe sigurinë kibernetike./ Monitor

aksidentet

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin