15 November 2023, 22:50
Nga I.A

FIER- Dje “Stop” transmetoi një rast të një ish-përdoruesi droge, që prej disa vitesh trajtohet me metadon, një medikament që frenon dëshirën për drogë.
Ai tregoi se mjeku toksikolog Endri Mandro në Fier nuk ia jep metadonin që e ka detyrim. Sipas denoncuesit mjeku në fjalë e shet metadonin.
Përmes kamerës së fshehtë, mjeku Mandro dhe një mjek tjetër toksikolog në Fier, lëshojnë një recetë kundrejt ryshfetit. Denoncuesi thotë, se mjeku Mandro sillet në mënyrë arrogante, duke e kapur për fyti e duke e sharë e kërcënuar.
Për marrë metadonin, duhet një rekomandim nga mjeku Lulzim Banushaj, meqë i infiltruari ynë nuk është i regjistruar. Mjeku Banushaj i dha një recetë për një sasi tre ditore, në këmbim të 2000 lekëve, pa e vizituar fare.
E njëjta gjë edhe në Berat. Mjeku Fatmir Spahiu jep metadon me para, madje duke e shitur me shumicë te persona të caktuar, të cilët e rishesin më pas.
Pas transmetimit të emisionit, Spitali i Fierit pezulloi mjekun toksikolog Lulzim Banushaj. Në policinë e Fierit u morën në pyetje, veç Banushajt, edhe mjekun tjetër Endri Mandro.
Nga ana tjetër policia e Beratit ka proceduar penalisht punonjësin e qendrës për shitjen e Metadonit, Fatmir Spahiu, materialet për të cilin u referuan në Prokurori, për nxjerrjen e përgjegjësive penale, për veprën “prodhim dhe tregtim i barnave dhe pajisjeve mjeksore të falsifikuara ose të rrezikshme për jetën e shëndetin”.
Dritan Trepça, zv/president i UMSh-së tha, se rastet e transmetuara në “Stop” do të ndiqen nga degët në Urdhrin e Beratit dhe Fierit. Trepça thotë, se shkelja e kodit të etikës, ishte minimumi i dukshëm në materialin e transmetuar.
“Urdhri i mjekut patjetër që merret me rastin konkret në kuadër të shkeljes së Kodit të Etikës dhe deontologjisë profesionale. Udhëzohen këshillat rajonalë që të hapin një dosje të gjykimit paraprak profesional dhe do ndiqet hap pas hapi nga Këshilli Rajonal i Urdhrit të Mjekut të Fierit dhe Beratit. Sa pashë në televizion ditën e mbrëmshme vërehen shkelje të Kodit të Etikës dhe deontologjisë”, tha ai.
Marrë nga Tv Klan
fatmir spahiu lulzim banushaj
Aktualitet
15 November 2023, 22:30
I.A
Kopsht
TIRANË- Video skandali i transmetuar në “Stop”, ku një 3-vjeçareje iu thye këmba nga edukatorja në kopsh...
Aktualitet
15 November 2023, 21:44
I.A
PATOS- Emisioni Fiks Fare solli rastin e një mësuesi i cili sipas drejtoreshës së shkollës është pezulluar nga detyra...
Aktualitet
15 November 2023, 21:29
r.ll
foto nga vendngjarja
ITALI- Një 60-vjeçar shqiptar ka tentuar t'i vërë flakën hyrjes së Prokurorisë së Monzë...
Aktualitet
15 November 2023, 20:05
I.A
Foto Ilustruese
SARANDË- Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Sarandë. Mësohet se një makinë ka humbur ...
Aktualitet
15 November 2023, 19:27
I.A
Foto Ilustruese
TIRANË- Shoqëria civile në Shqipëri i është drejtuar me një letër të hapur Qeverisë, duke...
Aktualitet
15 November 2023, 19:13
r.ll
foto ilustruese
BELGJIKË- Tre shtetas shqiptarë, mes tyre një grua të arrestuar në Belgjikë, rrezikojnë deri në 6 v...
Aktualitet
15 November 2023, 19:16
I.A
Foto Ilustruese
SARANDË- 5 persona janë arrestuar ditën e sotme në Sarandë, pasi tentuan që të hiqnin pa leje nj&eu...
Aktualitet
15 November 2023, 18:38
I.A
Foto Ilustruese
VLORË- Përgjegjësja e Çështjeve Shoqërore, në paraburgimin e Vlorës, Fjona Cenodemaj, ka kall&eum...
Aktualitet
15 November 2023, 17:57
r.ll
luigi soreca
TIRANË-Ambasadori i Delegacionit të Bashkimit Europian në Tiranë Luigi Soreca, thotë se SPAK-u duhet të vijoj&eu...
Aktualitet
15 November 2023, 17:08
r.ll
anila grishaj
ITALI -Aksidenti në të cilin humbi jetën dje Anila Grishaj , 26-vjeçarja në kompaninë ushqimor...