LIVE UPDATES
Aktualitet

Të punosh në ‘shtëpi bari’/ Si po braktisin punëtorët vendet e punës për një jetë më të mirë drejt Anglisë, i riu: Fitoj para, argëtohem me femra të bukura

Në rrëfimin e tij nuk harron të tregojë se kënaqësia e tij, ushqimi, tashmë është diçka e tejkaluar. Në shtëpi ka një frigorifer të tej mbushur me ushqime, çfarë të dëshirojë e ka të siguruar.

17 April 2023, 11:00 Nga k.m.
Të punosh në ‘shtëpi bari’/ Si po braktisin
Foto ilustruese

TIRANË- “Ai ishte punëtori im i lavazhit prej 5 vitesh, një djalë i ri që punonte mbi 8 orë dhe paguhej me një pagë 40 mijë lekë. Një ditë erdhi dhe më kërkoi të ndërprisja marrëdhënien e punës, sepse do të emigronte jashtë, në Angli. Më pas mësova se kishte nisur punën në shtëpi “bari”.”

Pronari i një servisi mjetesh në Durrës tregon për Gazetasi.al se, jo vetëm ai por dhe të tjerë kolegë të tij janë në vështirësi të gjetjes së profesionistëve si mekanikë, punëtorë kartonxhesi apo dhe lavazhierë si rasti i punëtorit që u largua së fundmi, pasi kanë emigruar drejt Britanisë së Madhe.

“Për mua, dikur kënaqësia e jetës ishte ngrënia e një krepi. Me pagën që kisha, as e mendoja të ulesha e drekoja në një restorant. Kur mu ofrua puna në “shtëpi bari”, nuk thashë jo. Jeta ime në Shqipëri kishte marrë fund. Punoja gjithë ditën dhe paratë s’më dilnin as për të paguar qiranë,”- kështu tregon për jetën e tij, një prej punëtorëve që ka emigruar jashtë.

Në rrëfimin e tij nuk harron të tregojë se kënaqësia e tij, ushqimi, tashmë është diçka e tejkaluar. Në shtëpi ka një frigorifer të tej mbushur me ushqime, çfarë të dëshirojë e ka të siguruar. Gjatë ditës sheh televizor, filma, çdo program argëtues. Dhe më e rëndësishmja për të, jeta e shfrenuar që ‘bosat’ e tij ja ofrojnë çdo dy javë.

“Shkoj çdo dy javë në lokale dhe argëtohem me femra të bukura që nuk i kam parë as në ëndërr. Kam gjithçka kam dashur dhe kurrë në një jetë s’do e kisha realizuar. Fitoj para dhe jetoj mirë”, është rrëfimi i tij kur e pyesin pse i pëlqen jeta “në burgun” modern.

Adoleshentët e rritur në familje me të ardhura të pakta dhe punëtorë të pakualifikuar janë më së shumti ata që bien në presionin e grupeve kriminale që rekrutojnë punëtorë për shtëpitë e barit.

“Ethet” e pasurimit sa më shpejt dhe jetesa e shtrenjtë si ‘bosat’ e tyre, është ajo çka i shtyn më së shumti të rrezikojnë deri dhe jetën.

“Janë të rinj që nuk dinë as të lexojnë, kanë patur mungesa të formimit në shkollë. Janë ndjerë të bullizuar për shkak të statusit ekonomik. Por ka dhe mosha më të pjekura. Në zonën time kam rastin e një ish-mësuesi në pension të edukimit fizik që u rekrutua nga grupet kriminale për të punuar në shtëpi bari. Pas disa vitesh në Angli, është rikthyer në fshat me një makinë Audi Q8 dhe të gjithë çuditen se ku i gjeti paratë për të blerë atë makinë super të shtrenjtë”, tregon një prej bashkëfshatarëve të mësuesit të fiskulturës në një nga gjimnazet e zonës në vitet ’90.

Ai sot është 70-vjeç por 10-vjet më parë nuk i tha “jo” dëshirës për të punuar në shtëpi “bari”. Kur i pyet për arsyet e marrjes përsipër të këtij risku, të thonë se janë zhgënjyer nga puna në vite, të ardhurat e pakta dhe nuk kanë pyetur, por kanë pranuar në këmbim të pasurimit në këtë formë.

“E kanë rekrutuar lehtë pasi e gjetën në një fazë të jetës të dëshpëruar, një jetë në punë dhe nuk blinte dot as edhe një makinë, jo më të investonte për edukimin e vajzave. Dhe tani, ka krijuar të ardhura për pleqërinë e vet, bleu një makinë të shtrenjtë, por humbi familjen. Askush nuk ia pranoi këtë mënyrë jetese”, vijon tregimin për Gazetasi.al i afërmi i mësuesit të fiskulturës në një nga fshatrat e Durrësit.

Në kohët që po jetojmë, presioni i shoqërisë po bëhet edhe më i madh dhe statusi ekonomik sot përcakton prezencën tënde dhe pranimin në shoqëri.

“Djali im sot është 15-vjeç. Ai vazhdon studimet në një kolegj privat dhe e ndjej çdo ditë presionin që ka në shkollë. Që nga mënyra e veshjes, markave, statusit në familje. Ndjehet në presion megjithëse unë punoj, kam një biznes privat e sërish ka në klasë fëmijë të drejtuesve në politikë, në kompani, që dukshëm reflektojnë arrogancën apo agresivitetin që u përcjell familja, prindërit dhe gjithçka kanë dëgjuar në bisedat që zhvillohen në sy të fëmijës”, thotë Mirjeta e cila jeton në Tiranë.

Ndërsa psikologët fajësojnë të rriturit, modelet që përcjell politika dhe median për të rinjtë e sotëm.

“Të rinjtë sot të përgjigjen qartë në raport me paranë dhe famën, e para plotëson nevojat bazike (por jo ato të para viteve ‘90 që ishin tepër bazike) dhe e dyta plotëson nevojën për vëmendje dhe dashuri. Gjithashtu ata thonë se janë shtuar nevojat për të fituar, mësuar edhe disa koncepte shumë të rëndësishme si durimi, besimi dhe shpresa”, thotë psikologe Eksena Qirici e cila shton se të rinjtë sot theksojnë se në kohët që jemi gjithçka po bëhet për të patur sa më shumë lekë e pasuri, pak rëndësi ka mënyra si formohet ajo.

“Gjithë mendja e njeriut është tek pasuria sepse vetëm ashtu do të vlerësohesh nga shoqëria”.

Qiriçi thotë se sot, në kushte jo pozitive, na diktohet se “shpejtësia” që po kërkojmë ti japim vlerave njerëzore, nuk është modeli më i mirë i të rinjve të sotëm, “të cilët nesër do të bëhen të rriturit e kohës së vjetër dhe modeli i kohës së re”.

E teksa në Shqipëri po aplikohet një tjetër piramidë e rritjes së pagave, pakkush mendon se emigrimi drejt Britanisë së Madhe apo Gjermanisë do të frenohet.

“Nuk mendoj se dikush do të dëshirojë të qëndrojë këtu në një shtëpi me qira, të rrisë fëmijët me 40 mijë lekë, nëse i ofrohet një punë në ‘shtëpitë e barit” me një pagë dhjetrafish të garantuar, standard jete të mirë dhe gjithçka ka ëndërruar, gjë që në Shqipëri gjatë gjithë jetës s’do ta siguronte”, thotë pronari i një subjekti privat që ndjehet çdo ditë në stresin e mungesës së punëtorëve sepse ai nuk mund ti ofrojë dikujt jetën e ëndërruar, modelin e të cilit e sheh në tik-tok apo Instagram./GazetaSi

shtepi bari shqiptaret ne angli

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin