Veliaj refuzon të operohet në Fier, kërkon ndërhyrjen në Tiranë: I jam drejtuar GJKKO-së, nuk ja besoj jetën Kryeministrit
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit 2...
Plagosja me thikë në Korçë/ 30-vjeçari jep dëshminë para policisë: Më sulmuan disa persona të panj...
“Më goditën në kokë dhe më shanin”/ 16-vjeçari tregon dhunën në polici: Më gjobitën 5 mi...
Gjatë kontrolleve të zhvilluara në banesa dhe subjekte tregtare, autoritetet sekuestruan 15 kilogramë e 259 gramë ar, 4 kilogramë e 281 gramë argjend, 612 ora të markave të ndryshme, 13 varëse me gurë diamanti, si dhe objekte të tjera të dyshuara me vlerë artistike e kulturore.
FIER- Policia ka goditur një skemë kriminale të trafikimit dhe tregtimit të sendeve me vlerë, të dyshuara si të vjedhura jashtë vendit dhe futeshin kontrabandë në Shqipëri, duke u shiteshitur në argjendari në Fier dhe Lushnjë. Blutë bëjnë me dije se në pranga është vënë një 27-vjeçar, ndërsa një 45-vjeçar është shpallur në kërkim si i dyshuar për të njëjtën veprimtari kriminale.
Gjithashtu janë proceduar penalisht shtatë administratorë argjendarish, të dyshuar se blinin dhe tregtonin mallrat e paligjshme. Gjatë kontrolleve të zhvilluara në banesa dhe subjekte tregtare, autoritetet sekuestruan 15 kilogramë e 259 gramë ar, 4 kilogramë e 281 gramë argjend, 612 ora të markave të ndryshme, 13 varëse me gurë diamanti, si dhe objekte të tjera të dyshuara me vlerë artistike e kulturore.
Po ashtu janë sekuestruar para në lekë dhe euro, telefona celularë, pajisje DVR dhe prova të tjera materiale. Vlera paraprake e sendeve të bllokuara llogaritet në rreth 2 milionë euro.
Njoftimi i Policisë:
Finalizohet operacioni policor i koduar “Stolen Gold”. Goditet një skemë kriminale e trafikimit dhe tregtimit të sendeve me vlerë, të dyshuara si të vjedhura jashtë vendit. Siguronin sende me vlerë në Itali dhe Greqi, i fusnin kontrabandë në Shqipëri dhe i tregtonin në argjendari në Fier dhe Lushnjë, vihet në pranga një 27-vjeçar dhe shpallet në kërkim një 45-vjeçar, i dyshuar për të njëjtën veprimtari kriminale. Procedohen penalisht 7 administratorë argjendarish. Sekuestrohen 15 kg e 259 gramë ar, 4 kg e 281 gramë argjend, 612 ora të markave të ndryshme, 13 varëse me gurë diamanti, sende të dyshuara me vlerë artistike e kulturore, para në lekë dhe euro, aparate celularë, DVR dhe sende të tjera.
Vlera paraprake e sendeve të sekuestruara llogaritet rreth 2 milionë euro. Shërbimet e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare në DVP Fier, në bashkëpunim me strukturat e Hetimit të Krimit, Komisariatet e Policisë Fier dhe Lushnjë, nën drejtimin e Prokurorisë së Fierit, pas një hetimi disamujor të zhvilluar me metoda speciale hetimi, finalizuan operacionin policor të koduar “Stolen Gold”. Në kuadër të këtij operacioni u bë ndalimi i shtetasit: • D. S., 27 vjeç, banues në fshatin Kreshpan, Fier.
Nga veprimet hetimore dyshohet se ky shtetas siguronte në mënyrë të kundërligjshme sende me vlerë, bizhuteri ari dhe argjendi, ora të markave të ndryshme, si dhe objekte të tjera me interes ekonomik, të cilat dyshohet se ishin përfituar nga vjedhje të kryera jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë, kryesisht në Itali dhe Greqi, dhe më pas i tregtonte në subjekte argjendarie të ndryshme. Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij u gjetën dhe u sekuestruan bizhuteri, ora, sende të dyshuara me vlerë artistike dhe kulturore, si dhe fishekë arme gjahu. Në vijim të veprimeve procedurale u proceduan penalisht në gjendje të lirë shtetasit: • D. H., 45 vjeç, E. Gj., 38 vjeç, dhe A. Sh., 35 vjeç, të tre banues në Fier si dhe M. S., 39 vjeç, A. K., 62 vjeç, B. B., 65 vjeç, dhe J. D., 41 vjeçe, të katërt banues në Lushnjë.
Këta shtetas, administratorë të subjekteve argjendarie, dyshohen se blinin dhe tregtonin sende të dyshuara si të vjedhura, të siguruara nga shtetasi D. S. Gjithashtu, nga verifikimet e kryera dyshohet se në subjektet e tyre tregtare disponoheshin mallra pa dokumentacion ligjor të origjinës, si dhe sende me vlerë të dyshuara si mall kontrabandë. Një pjesë e konsiderueshme e sendeve të sekuestruara u gjet edhe gjatë kontrolleve të ushtruara në banesat e tyre.
Në vijim të hetimeve u shpall në kërkim shtetasi: • B. A., 45 vjeç, banues në fshatin Kraps, Fier. Nga veprimet hetimore dyshohet se ky shtetas ushtronte të njëjtën veprimtari kriminale me shtetasin D. S., duke siguruar sende me vlerë jashtë vendit dhe duke i tregtuar ato në argjendari të ndryshme në Fier dhe Lushnjë. Gjatë kontrollit të banesës së tij u gjetën dhe u sekuestruan ora të markave të ndryshme, bizhuteri ari dhe argjendi, si dhe një shkop gome i ngjashëm me atë të Policisë. Vijon puna intensive për lokalizimin dhe kapjen e tij. Hetimet vijojnë për identifikimin dhe dokumentimin e plotë ligjor të personave të tjerë që mund të jenë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Fierit për veprime të mëtejshme./Dosja.al
pamjet VELIPOJË- Tensione janë regjistruar sërish në zonën e Rrjollit në Velipojë, ku banorët kanë vijua...
foto ilustruese TIRANË- Bordi i Transparencës ka caktuar këtë të shtunë çmimet e reja të shitjes së karburan...
ish-polici VELIPOJË- Një prej protestuesve në Rrjoll dhe një mesazh të fortë lidhur me situatën që ato ndodhen...
pamjet VELIPOJË- Protesta në Rrjoll kundër ndërtimit të resortit luksoz nga Bashkim Ulaj, është shoqërua...
pamjet VELIPOJË- Tensione janë regjistruar në protestën e zhvilluar në zonën e Rrjollit në Velipojë, ku banorë...
pamjet VELIPOJË- Banorët e Rrjollit kanë thirrur sot protestë, pasi kantieri ku Bashkim Ulaj po ndërton resortin, u rrethua ...
pamjet VELIPOJË- Banorët e Baks-Rrjollit në Velipojë kanë dalë sot në protestë, pas rrethimit të trualli...
Eglant Koçi TIRANË- Drejtori i Policisë Tiranë, Oliger Torba ka deklaruar se vijojnë ende kërkimet për gjetjen e turp...
foto ilustruese TIRANË- Detaje janë zbardhur nga dosja e grupit kriminal të goditur nga SPAK. Në dosje evidentohen disa nga p...
foto ilustruese SHKODËR- Prokuroria e Shkodrës ka urdhëruar ndalimin e Sibuel Durrësit, i dyshuar për veprën penale &ldq...