Veliaj refuzon të operohet në Fier, kërkon ndërhyrjen në Tiranë: I jam drejtuar GJKKO-së, nuk ja besoj jetën Kryeministrit
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit 2...
Plagosja me thikë në Korçë/ 30-vjeçari jep dëshminë para policisë: Më sulmuan disa persona të panj...
“Më goditën në kokë dhe më shanin”/ 16-vjeçari tregon dhunën në polici: Më gjobitën 5 mi...
Kjo ka bërë që brenda një kohe të shkurtër, oficerët e BKH-së dhe prokurorët e SPAK, të realizojnë këqyrjen e lirë të aparatit të telefonit, e për pasojë vijimin me procedurën e arrestimit të drejtueses së SHISH-it, Vlora Hyseni dhe dy personave të tjerë përgjegjës sektori në policinë Shkencore, Fatjon Kalluçit si dhe menaxherit të lokalit “Kodra e Kuajve”, Embro Sulejmani.

TIRANË- Pas kapjes së Ergys Agasit në zonën e “Plepave” në Durrës, këtij të fundit oficerët e policisë dhe Byrosë Kombëtare të Hetimit i kanë sekuestruar një aparat telefonik “Iphone 17”.
Gazetari Elton Qyno, ka mësuar se ky mjet elektronik është kthyer shumë shpejt në një “magazinë” informacioni për SPAK, pasi telefoni që i është kapur Agasit, nuk ishte i pajisur me asnjë kod sigurie.
Kjo ka bërë që brenda një kohe të shkurtër, oficerët e BKH-së dhe prokurorët e SPAK, të realizojnë këqyrjen e lirë të aparatit të telefonit, e për pasojë vijimin me procedurën e arrestimit të drejtueses së SHISH-it, Vlora Hyseni dhe dy personave të tjerë përgjegjës sektori në policinë Shkencore, Fatjon Kalluçit si dhe menaxherit të lokalit “Kodra e Kuajve”, Embro Sulejmani.
Ndërsa dy telefonat e tjerë “Iphone 17” të kapur personit tjetër në makinë, Uljan Shpatarakut, kanë qenë të pajisur me kode sigurie dhe ende nuk janë hapur nga ana e ekspertëve kibernetikë të prokurorisë së posaçme.
Siç mësohet nga burime të sigurta brenda SPAK, në telefonin e Agasit nuk janë gjetur vetëm biseda me drejtoren e SHISH, Vlora Hyseni, por dhe dhjetëra biseda me personazhe mjaft të njohur të botës së krimit që janë shpallur në kërkim nga SPAK, në Fier, Vlorë, Durrës, Elbasan, Tiranë, Fushë-Krujë.
Nga këqyrja e bisedave telefonike, Agasit i janë gjetur dhe biseda të ndryshme për Drejtorë Policie, dhe për prokurorë të SPAK. Një pjesë të madhe të bisedave Agasi, i kishte ruajtur qëllimisht në telefon për arsye ende të paqarta.
Shumë nga çunat që konsiderohen në Shqipëri si “Bad Boys” dhe që drejtojnë grupe kriminale, Agasi, shprehet në bisedat e veta me persona të tjerë se: “…ata janë çunat e tij dhe nën kontrollin e tij…”.
Por ky telefon nuk ka qenë i vetëm që i është kapur Agasit, pasi gjatë kontrollit në banesën e tij, janë kapur dhe 3 aparate të tjerë telefonikë, duke bërë që në total të shkojë numri në 4 celularë të sekuestruar Ergys Agasit.
Tashmë i gjithë hetimi i SPAK, është përqendruar pikërisht në këto 4 aparate telefonike, duke çuar në zbulimin e një “thesari” informacioni që ka në dorë SPAK, nga ku u çua drejt arrestit në shtëpi, drejtuesja e SHISH, Vlora Hyseni, u kontrollua banesa e ish-drejtorit të Policisë së Shtetit, Ilir Proda dhe po pyeten disa drejtues të lartë policie.
Deri në këtë fazë ku ndodhet dosja penale, numri i personave nën hetim është rritur, duke filluar nga Ergys Agasi, Daniel Shima, Ermal Beqiri, Vlora Hyseni, Mirlinda Karçanaj, Gëzim Hoxha, Andis Papa, Elison Jorxhi, Hava Delibashi, Emirton Suli, Embro Sulejmani, Fatjon Kalluçi etj./Syri.net
foto ilustruese SHQIPËRI- Një tjetër rast i infektimit me virusin e Nilit Perëndimor është konfirmuar në Shqipë...
József Váradi TIRANË- Wizz Air planifikon të shtojë 5 deri në 6 avionë në flotën e stacionuar në Tira...
pamje nga takimi TIRANA- Ambasada amerikane ka bërë një postim në rrjetin social Facebook, në lidhje me taimin e ambasadorit ...
Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale, Besnik Dervishi, në cilësinë e President...
Këshilli Bashkiak i Cërrikut CËRRIK- Reforma territoriale që parashikon shkrirjen e disa bashkive në një të vetme nuk u ...
Viktima dhe partneri TIRANA- Ish-bashkëshorti i të ndjerës Xhuana Nikollaj, e cila u vetëvra disa muaj më parë &eum...
Pamje SARANDA- Një shpërthim ndodhi ditën e djeshme në pikën e karburantit “AN Oil”, në rrugën “S...
Pamje ZVICRA- Një 49-vjeçar shqiptar është arrestuar në Zvicër, pasi u kap me një sasi të konsider...
Pamje FIER- Një zjarr masiv ka rënë mesditën e sotme në fshatin Verbas të Patosit, në Fier. Flakët përfsh...
Foto ilustruese TIRANA- Dy persona kanë rënë në prangat e Policisë pasi dyshohen se kanë ndezur qëllimsht zjarr&nbs...