LIVE UPDATES
Aktualitet

“Thëllëzat e Fatmës”, tregimi i Leïla Hanoum në librin e saj “Sheherazadja e re”, që përshkruan mizoritë e Ali Pashë Tepelenës dhe mirësitë e bijës së tij

Në pashallëkun e Shqipërisë, në Janinë, dikur sundonte Ali Mehmet Pasha (Ali Pashë Tepelena). Ai ishte një njeri mizor dhe fanatik, një tiran i vërtetë, siç u imponon ndonjëherë despotizmi krahinave të nështruara; por askush nuk do të kishte guxuar të ngrinte zërin për të kërkuar drejtësi.

28 April 2023, 09:56 Nga Aurenc Bebja
“Thëllëzat e Fatmës”, tregimi i Leïla Hanoum
Thëllëzat e Fatmës

FRANCË- Në faqet 115 – 119 të librit “La nouvelle Schéhérazade — Sheherazadja e re” të Leïla Hanoum-it, botuar në Paris më 1885, gjejmë një tregim mbi Ali Pashë Tepelenën dhe vajzën e tij “Les tourterelles de Fatma — Thëllëzat e Fatmës”, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet blogut të tij “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :

Thëllëzat e Fatmës

nga Leïla Hanoum

Në pashallëkun e Shqipërisë, në Janinë, dikur sundonte Ali Mehmet Pasha (Ali Pashë Tepelena). Ai ishte një njeri mizor dhe fanatik, një tiran i vërtetë, siç u imponon ndonjëherë despotizmi krahinave të nështruara; por askush nuk do të kishte guxuar të ngrinte zërin për të kërkuar drejtësi.

Ankesa ose qortimi do të kishte vdekjen për përgjigje. Myslimanët, të mësuar me nënshtrim, ulën kokat; vetëm të krishterët murmurisnin me zë të ulët kundër zgjedhës që i shtypte.

Ali Pasha kishte një vajzë : Fatmën, një brune dhjetëvjeçare, sytë e zinj të së cilës përhapnin dritë si dielli afrikan dhe shpirti i saj ishte i butë si një pëllumbeshë. Tekë e çuditshme e natyrës që nxjerr trëndafila mbi kaçube! Në pallatin e frikshëm të Janinës, Fatmën e donin aq sa i urreshin të atin, kishte aq miq sa i ati armiq, dhe nëse herë pas here një krah hakmarrës mendonte të ngrihej kundër të pabesit, kujtimi i Fatmës e çarmatoste: sepse fëmija i dashur dukej se kishte lindur për të zbutur mizoritë e babait të saj.

Ali Pasha i urrente të krishterët. Fatmës i vinte keq për ta. Shpesh, vajza e vogël, me një përkëdhelje apo një fjalë të butë, merrte më shumë hire se të gjitha ambasadat e fuqive europiane. Barbari ndjente zemrën t’i shkrihej në kontakt me këtë zemër të pastër dhe naive, dëgjonte llafet fëminore të këtij engjëlli të mirë që Zoti kishte vendosur në rrugën e tij.

Krijesë e vogël e dashur dhe e ëmbël, çfarë detyre plot gracka e trishtim kishte mbi supe ! Por me çfarë guximi e çfarë durimi e realizoi çdo ditë !... Përhapje dashamirësie ku mbretëron padrejtësia; për të ngushëlluar të shtypurin, për të mbështetur të dobëtin, për të inkurajuar të pafatin, për të shpëtuar të dënuarin, për të falur fajtorët, kjo është ajo që Fatma u përpoq të bënte në Janinë; Prandaj, myslimanët dhe të krishterët e bekuan njëzëri këtë vajzë të vogël, aq të vogël në moshë, aq të madhe në zemër, të cilën e kishin pagëzuar me pseudonimin Mélêk (engjëll).

Një ditë Ali Pashës i ra në vesh se kundër tij ishte kurdisur një komplot. Një dervish i vjetër la të kuptohej se të krishterët nuk ishin të huaj për të. Menjëherë, duke dashur të japë një shembull të tmerrshëm, guvernatori shkon në qytet dhe, duke ndaluar rrugës një çift të rinjsh shqiptarë që po shkonin në kishën ortodokse për t’u martuar, kap dhëndrin dhe nusen; pastaj, për emocionin e madh të të gjithë të pranishmëve, i lidh me zinxhirë dhe i çon në pallatin e tij.

Është e lehtë të imagjinohet tronditja e përgjithshme për këtë lajm të tmerrshëm. S’kishte më shpresë veç Fatmës; Pikërisht asaj iu drejtuan prindërit e bashkëshortëve të rinj : një degë e dobët shpëtimi, së cilës i ishin bashkangjitur dy jetë të reja !

Fatma e vogël u premtoi se do të bindte pashain. Kështu ajo shkoi, pas namazit, në hajatin ku Shkëlqesia e Tij ishte shtrirë në mënyrë të pahijshme për të tymosur çibukun. Fatma kishte marrë në duart e saj të lezetshme dy thëllëza që i kishte për zemër dhe që i ati i kishte dhuruar gjatë Bajramit të fundit. Duke u dridhur, me zemrën e saj të trazuar fort, vajza e vogël qëndroi midis mureve të hajatit, duke iu lutur në heshtje Allahut që t’ia zbuste zemrën Ali Pashës.

— Çfarë do, e dashura ime, dhe pse po vjen kaq vonë në selamlik ? pyeti guvernatori, duke parë një emocion të papërmbajtur në sytë e së bijës.

— Shkëlqesi, dua që të më jepni për një moment jataganin tuaj, u përgjigj Fatma me një zë të prerë.

— Dhe çfarë do të bësh me të, o bijë e shkretë ?

— Që të pres kokat e këtyre thëllëzave dhe t’i ekspozoj sonte në dritaret e kështjellës tuaj...

— Çfarë të kanë bërë këto krijesa të pafajshme që je kaq mizore me to ? tha Ali Pasha, i habitur që në zemrën e pastër të së bijës mbiu një ndjenjë gjakmarrjeje.

— Ato nuk më kanë bërë asgjë më shumë, babai im, se ata të dy të krishterët që do të flijohen pas pak; por, për të qenë të denjë për ju, a nuk duhet të sakrifikojmë pafajësinë ndaj shpifjeve dhe padrejtësive ?...

Ali Pasha shikoi të bijën : ajo kishte lotë të mëdhenj në sy; e tërhoqi butësisht pranë vetes dhe duke e përqafuar i tha :

— Mbaji thëllëzat e tua, e shtrenjta ime; Unë do të fal çiftin e krishterë, me kusht që të mos më bësh më kurrë një vërejtje të tillë. Lotët e tu, që rrjedhin, e ndaluan hakmarrjen time.

— Le të pengojnë gjakun të rrjedhë njësoj, thirri Fatma ! Të të bëjnë, o babai im, po aq të nderuar nga drejtësia, ashtu siç je i madh nga trimëria ! Është kaq e ëmbël të duhesh nga ata që qeveris ! a nuk është më mirë, më thuaj, të ngjallësh besim sesa frikë ?

— Fatma, tha Ali Pasha pasi u mendua pak çaste, fuqia në duart e mia është si një shpatë e mprehtë që plagos e shtyp, ndërsa mirësia jote, fëmijë i dashur, më duket si një mburojë gjithmonë e gatshme për të mbrojtur ata që dua të godas. Kështu Allahu në mëshirën e tij të pafund e lejon luanin e shkretëtirës të kursejë thëllëzat e pafajshme... Butësia shumë shpesh paralizon forcën më brutale... Vazhdo të jesh e mirë dhe bamirëse, bija ime, dhe jam unë Pashai i Janinës që do të përpiqem të jem si ti !

Marrë nga Darsiani

leïla hanoum thëllëzat e fatmës

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin