LIVE UPDATES
Aktualitet

Themeluesi i Top Media, Dritan Hoxha nderohet me titullin “Mjeshtër i Madh”

Begaj e cilësoi themeluesin e Top Medias si njeriun ë punoi ditë e natë për të realizuar projektin e jetës. 

28 December 2023, 13:07 Nga a.l
Themeluesi i Top Media, Dritan Hoxha nderohet me titullin “Mjeshtër i
Lori Hoxha dhe Dritan Hoxha

TIRANË- Themeluesi i Top Medias Dritan Hoxha, është dekoruar me titullin “Mjeshtër i Madh” nga Presidenti i Republikës, Bajram Begaj. Ky nderim nga kreu i shtetit për Hoxhën vjen 15 vite pas ndarjes së tij nga jeta. Begaj e cilësoi themeluesin e Top Medias si njeriun që punoi ditë e natë për të realizuar projektin e jetës. 

“Njeriu që punoi natë e ditë për të realizuar projektin e jetës, ai e meritoi mbiemrin e ri me të cilin njihej si Tani i Topit”, tha Begaj.

Duke e vlerësuar Top Channel, si televizionin që kishte munguar, Begaj rikujton vitet e para të ngritjes së televizionit të shqiptarëve, që dallohej jo vetëm nga teknologjia e lartë, por mbi të gjitha, nga cilësia e programeve për të gjitha grupmoshat e shoqërisë tonë, mision, i cili vazhdon edhe sot njësoj.

“Të nderuar familjarë të familjes Hoxha,  Të nderuar gazetarë e punonjës të medias Top Channel, Të nderuar pjesëmarrës! Sot kam kënaqësinë të nderoj me titullin Mjeshtër i Madh, një nga personazhet më të njohura të medias vizive shqiptare, zotin Dritan Hoxha.  Guximtar në krijimtari, ëndërrimtar e vizionar i palëkundur, inovator e pasionant ai arriti të krijojë një vepër të papërsëritshme për nga dimensionet. Njeriu që punoi natë e ditë për të realizuar projektin e jetës, ai e meritoi mbiemrin e ri me të cilin njihej si Tani i Topit.  Shembulli i tij është tregues se si sipërmarrja private shndërrohet në një të mirë publike. Se si shqiptari mund t’ia dalë të jetë i suksesshëm edhe në vendin e vet. Se si suksesi në biznes mund të shoqërohet me bujari dhe filantropi. Dritani ishte një nga ata pak njerëz që të ardhmen e shohin tani.  Media që krijoi ishte televizioni shumë i munguar nga ekrani i shqiptarëve. Ajo dallohej jo vetëm nga teknologjia e lartë, por mbi të gjitha, nga cilësia e programeve për të gjitha grupmoshat e shoqërisë tonë. Tani i Topit vendosi standartet e larta të medias vizuale, mbështeti qindra të rinj e të reja të realizonin talentet e tyre dhe krijoi koncepte të reja të cilat e ngritën nivelin e informimit në Shqipëri. Ai pati largpamësinë që nëpërmjet paketës digjitale të shpërndante lajmin dhe gjuhën shqipe duke kontribuar në këtë mënyrë në ruajtjen dhe trashëgiminë e gjuhës shqipe edhe tek diaspora jonë. Sot trashëgimia e tij është jo vetëm sipërmarrëse, por edhe pjesë e rëndësishme e trashëgimisë tonë mediatike. Uroj dhe besoj që këtë trashëgimi të vazhdoni ta çoni përpara Ju, familja e tij me përgjegjësi dhe krenari", ishte fjala e presidentit Begaj.

Në ceremoninë emocionuese nga fjalët vlerësuese të kreut të shtetit, drejtuesja e Top Channel, Lori Hoxha, në fjalën e saj falënderuese shprehu me bindje të fortë, se vlerat që Top Media përcjell prej vitesh, do të ruhen me fanatizëm, nder dhe përgjegjësi të plotë, ashtu sikurse Dritan Hoxha e ideoi.

“Në emrin tim dhe të gjithë familjes, doja të falënderoja zotin President për nderin dhe vlerësimin që iu bë sot tim ati. Për ne është lumturi e madhe që sot pas 15 vitesh nga ikja e tij, ai mbahet gjallë  nga veprat dhe nga ndikimi që pati tek jeta e çdo shqiptari. Unë jam mirënjohëse për atë, po aq sa duhet të jetë çdo shqiptar. Për njeriun e pakapshëm që ishte dhe për dëshirën që pati për të ndërtuar një media, e cila edhe sot jeton me frymën dhe vizionin që ai la. E vetmja media shqiptare që vazhdon e mbahet me dëshirën për të bërë gjëra të bukura, e për t’i shkuar sa më afër të vërtetës në çdo gjë që bën.  Media e cila ruan me dinjitet themelet duke vrapuar drejt së ardhmes pa frikë dhe pa kompromise. E vetmja media e trashëguar te brezi i ri. Ai brez që e mësoi shqipen të pacenuar sepse Dritan Hoxha besoi fort se e ardhmja është shqip, dhe ajo s’duhet prekur. Media e cila çdo ditë ka mbi tetë prodhime shqip, e çdo mbrëmje flitet shqip. Media që e ruan edhe kur humb gjuhën dhe trashëgimin. Media, e cila lufton sot lojën e pabarabartë të konkurrencës në audiencë në Top Channel dhe në shpërndaje të gjuhës shqipe në Digitalb, një tjetër vlerë kombëtare që përcjell gjuhën shqipe të çdo shqiptar. Media që shtoi një treg që nuk ekzistonte dhe i mundësoi vetes mbijetesë, duke mos cenuar në asnjë moment interesin publik, por duke e pasur parësor. media që shkëlqen që furnizohet vetëm me punë dhe dinjitet.  Media e paprekur nga baltosje e vazhdueshme. E vërteta është shumë e vërtetë.  Im atë ishte i vërtetë, Top Media është e vërtetë dhe kjo ndihet, prandaj shkëlqen. E njohin shqiptarët të vërtetën, e besojnë dhe e ruajnë. Unë e di sepse e shoh sesi përkthehet në audiencë. Sa herë i largohesh të vërtetës, ajo ndihet. Jam e lumtur që Top Channel ka standard Tanin, limitet që i vendosi, që ne vetëm do na duhet ti ruajmë dhe t’i përshtatim. Më lejoni të shtoj diçka. Im atë nuk la pas vetëm veprën, por familjen dhe zonjën e tij. Nuk më është dhënë rasti deri tani por do doja ta falënderoja time më, për punën dhe luftën krah tim eti, e më pas për t’i ruajtur atij familjen dhe vizionin. Unë dal sot ,e kokën lart dhe pranoj medaljet për tim atë, pikërisht se ajo qëndroi stoike dhe diti kur të luftonte dhe kur të tërhiqej. delegoi me dinjiteti atë që iu desh. Për mua vepra më e rëndësishme e Dritan Hoxhës është familja dhe unë kam nderin dhe përgjegjësinë të përfaqësoj atë dhe nderin e tij. Qoftë kujtimi i tij i paharruar për shqiptarët, siç është edhe për ne. Aq pak vite sa jetoi, i fali familjes shumë dritë. Faleminderit, faleminderit z.President”, ishte fjala falënderuese e drejtueses së Top Channel, Lori Hoxha.

dritan hoxha bajram begaj lori hoxha

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin