6 January 2024, 10:30
Nga N.F

Pamje nga arrestimi i Arben Isufit
SARANDË- Policia e Sarandës ka vënë në pranga ditën e sotme 33-vjeçarin, Arben Isufi. I riu u kap në flagrancë teksa transportonte lëndë narkotike. Mësohet se policia përveç arrestimit te Isufit ka sekuestruar edhe një automjet me të cilën transportonte lëndën narkotike.
Arrestimi i 33-vjeçarit nga fshati Markat i Konispolit ka ardhur në kuadër të megaoperacionit "Tempulli". 33-vjeçar u kap teksa transportonte me makinën e tij një sasi prej 3 kilogramësh kanabis sativa.
Njoftimi i Policisë:
Sarandë/Vijon megaoperacioni policor i koduar “Tempulli”, goditet një tjetër rast i veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve. Transportonte me automjet lëndë narkotike cannabis sativa, me qëllim shitjen, vihet në pranga 33-vjeçari.Sekuestrohen sasia e lëndës narkotike dhe automjeti me të cilin po transportohej kjo lëndë.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë, në kuadër të megaoperacionit antidrogë të koduar “Tempulli”, kundër veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, pas administrimit të menjëhershëm të informacioneve të siguruara nga inteligjenca informative, se një shtetas po transportonte një sasi me lëndë të dyshuar narkotike cannabis sativa, me qëllim shitjen e saj, kanë organizuar punën dhe kanë bërë të mundur kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit: A. I., 33 vjeç, banues në fshatin Markat, Konispol.Gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin që drejtonte 33-vjeçari, shërbimet e Policisë gjetën një sasi lënde të dyshuar narkotike cannabis sativa, me peshë totale rreth 3 kilogram. Nga veprimet hetimore dyshohet se lënda narkotike po transportohej me qëllim shitjen. Lënda narkotike u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, së bashku me automjetin me të cilin po transportohej.
Vijojnë veprimet hetimore për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale, si dhe për identifikimin dhe vënien përpara përgjegjësisë penale të shtetasve të tjerë të përfshirë në të. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, për veprime të metejshme, për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
arben isufi arerstim drogë
Aktualitet
6 January 2024, 10:08
I.A
KLOS- Një aksident i rëndë ka ndodhur paraditen e sotme në rrugën e Kombit. Mësohet se disa makina janë përplasur n&eu...
Aktualitet
6 January 2024, 09:59
I.A
Policia
DURRËS- Vëllezërit e 41-vjeçares që u vetëvra tre ditë më parë në Durrës nga bullizim...
Aktualitet
6 January 2024, 09:33
I.A
Rinas
TIRANË- Një 52-vjeçar shqiptar është deportuar nga Franca për në Shqipëri. Mësohet se Fraklin Xhe...
Aktualitet
6 January 2024, 08:00
I.A
Termet
GREQI- Një tërmet me magnitudë 4.3 të shkallës Rihter është regjistruar në Greqi, pranë kufirit me...
Aktualitet
6 January 2024, 07:49
I.A
Policia italiane
ITALI- Një shqiptar i shumëkërkuar i drejtësisë italiane është arrestuar në Napoli. Mësohet s...
Aktualitet
6 January 2024, 07:27
I.A
Vranesira
TIRANË- Do të vijojë ndikimi i masave ajrore të paqëndrueshme në territorin shqiptar duke sjellë vranësir...
Aktualitet
5 January 2024, 22:40
r.ll
foto nga aksidenti
ITALI- Një 32-vjeçar shqiptar ka humbur jetën pas një aksidenti të rëndë rrugor të ndodhur n&...
Aktualitet
5 January 2024, 22:06
r.ll
foto ilustruese
DURRËS- Janë zbardhur detaje të reja nga hetimet për ngjarjen e rëndë të ndodhur në Durrës, ku...
Aktualitet
5 January 2024, 22:03
r.ll
foto ilustruese
TIRANË- Shqiptarët e zgjedhin librin nga përmbajtja dhe autori.
Të pyetur nga Barometri se cili është faktor...
Aktualitet
5 January 2024, 22:00
r.ll
foto ilustruese
TIRANË- Më shumë se gjysma e shqiptarëve nuk kanë blerë asnjë libër vitin e fundit. Këtë ...