LIVE UPDATES
Aktualitet

Tirana me masa të rrepta për ndeshjen Shqipëri-Serbi

Shqipëria dhe Serbia janë pjesë e Grupit K për ndeshjet kualifikuese në Kampionatin Botëror 2026, së bashku me Letoninë, Andorrën dhe Anglinë. Aktualisht, Shqipëria ka 3 pikë dhe është e dyta në këtë grup, ndërkaq Serbia nuk ka asnjë pikë.

5 June 2025, 15:28 Nga E. D
Tirana me masa të rrepta për ndeshjen Shqipëri-Serbi
foto ilustruese

TIRANË- Policia e Shtetit ka njoftuar se do të ndërmarrë një sërë masash të sigurisë për ndeshjen e futbollit mes Shqipërisë dhe Serbisë që mbahet të shtunën në stadiumin “Arena Kombëtare” në Tiranë, ndërkohë që Federata Shqiptare e Futbollit tha se pret nga tifozët që ta mbështesin Kombëtaren në mënyrë korrekte dhe sportive dhe të mos e shohin këtë ndeshje si 'luftë'."

Shqipëria dhe Serbia janë pjesë e Grupit K për ndeshjet kualifikuese në Kampionatin Botëror 2026, së bashku me Letoninë, Andorrën dhe Anglinë. Aktualisht, Shqipëria ka 3 pikë dhe është e dyta në këtë grup, ndërkaq Serbia nuk ka asnjë pikë.

Policia shqiptare njoftoi se në kuadër të planit të hartuar për të ofruar siguri për këtë ngjarje, ajo do të kryejë kontrolle të rrepta të të gjithë personave që do të hyjnë në stadiumin në Tiranë, për të parë nga afër ndeshjen kualifikuese për Botëror.

Ajo tha se kjo do të bëhet me qëllim që tifozët të mos fusin në stadium banderola me përmbajtje raciste, të fishekzjarrëve, flakadanëve, lëndëve piroteknike e të tjera.

“Gjithashtu, apelojmë për qytetarët që të mos ngrenë dronë në perimetrin e sigurisë [përreth stadiumit ‘Arena Kombëtare’], sepse do të rrëzohen, pasi Policia e Shtetit do të përdorë pajisje antidronë”, thuhet në njoftim.

Në një ndeshje mes Shqipërisë dhe Serbisë të zhvilluar në Beograd më 2014, ndeshja ishte ndërprerë pasi një dron me flamurin e “Shqipërisë së Madhe”, hyri në stadium, gjë që shkaktoi përleshje mes futbollistëve në stadium, dhe thirrje nacionaliste të serbëve kundër shqiptarëve.

Teksa tregoi për planin e saj, Policia e Shtetit u bëri thirrje tifozëve që gjatë ndeshjes së futbollit t'i respektojnë ligjet.

Duke u thirrur në Kodin Penal të Shqipërisë, Policia ua kujtoi qytetarëve se hyrja në fushën e gjelbër gjatë lojës është vepër e dënueshme me gjobë, apo me burgim deri në tre muaj. Po ashtu, u tha se hedhja e sendeve të forta në fushë apo në drejtim të njerëzve dhe përdorimi i mjeteve piroteknike janë të dënueshme nga gjashtë muaj deri në tre vjet burgim.

“Legjislacioni penal shqiptar e konsideron vepër penale, goditjen apo çdo vepër tjetër dhune, ndaj sportistit, trajnerit, arbitrit, ndërmjetësit sportiv, për shkak të veprimtarisë sportive, dhe i dënon me burgim nga një deri në tre vjet. Kjo vepër, kur kryhet në ambiente sportive, më shumë se një herë, apo nga drejtues apo anëtarë të klubeve sportive, dënohet me burgim nga një deri në pesë vjet”, tha Policia e Shtetit.

“Tifozat Kuq e Zi” s’do të jenë në stadium

Disa ditë para mbajtjes së kësaj ndeshjeje, grupi zyrtar i mbështetësve të Shqipërisë, i njohur si "Tifozat Kuq e Zi" njoftoi se nuk do të jetë i pranishëm në stadium, për shkak të pakënaqësisë me Federatën Shqiptare të Futbollit (FSHF).

“Tifozat Kuq e Zi” përmes një reagimi në Facebook më 2 qershor, thanë se kësaj radhe nuk kanë blerë fare bileta, duke kritikuar mënyrën e shitjes së biletave.

“Ndryshe nga ndeshjet e mëparshme ku anëtarët tanë u organizuan për të siguruar bileta në sektorin tonë tradicional, këtë herë nuk morëm pjesë në farsën e organizuar me pretekstin e një ‘shorti’ të rremë. Ky sistem, i ndërtuar për të garantuar bileta për agjencitë turistike dhe më pas për të ushqyer pazaret e zakonshme, është thellësisht i padrejtë dhe i papranueshëm”, u tha në reagimin e grupit të tifozëve.

Ky grup, po ashtu, u ankua për çmimin e lartë të biletave për këtë ndeshje, duke thënë se ato variojnë nga 150 deri në 1.000 euro.

“Absurdi i kësaj ndeshjeje qëndron te hipokrizia e vazhdueshme e FSHF-së, e cila predikon gjithpërfshirje, por në realitet përjashton tifozët e vërtetë, ata që e kanë ndjekur Kombëtaren për më shumë se 21 vite”, thanë “Tifozat Kuq e Zi”.

Kreu i FSHF-së, Armando Duka, gjatë një paraqitjeje në emisionin Opinion në TV Klan, tha se ka pasur interesim të madh për blerjen e biletave për këtë ndeshje. Ai mbrojti sistemin e shitjes së biletave përmes shortit, duke argumentuar se “të gjithë duhet të kenë shanse të barabarta për të qenë në stadium”.

“Kjo padyshim ka sjellë një lloj pakënaqësie, pasi në të shkuarën u kemi dhënë disa grupimeve bileta të grupuara. Tashmë kemi vendosur që, si të gjitha federatat e tjera të Evropës, t’i shpërndajmë në mënyrë të barabartë për të gjithë, sepse në fund të fundit ne e konsiderojmë që të gjithë ata që vijnë në stadium janë një grupim që mbështet ekipin kombëtar”, tha Duka.

Duka e pranoi se kjo ndeshje kualifikuese kundër Serbisë po përcillet me emocion dhe tension.

“Nuk besoj që është thjesht nga incidenti që ndodhi në Beograd. Ka shumë ngarkesë dhe emocion. Përpiqemi shumë që ta ç’dramatizojmë situatën brenda skuadrës”, tha ai.

Kreu i FSHF-së tha se pret që tifozët ta mbështesin Shqipërinë në mënyrë korrekte dhe sportive.

“Mesazhi është që vërtet ta jetojnë si një ndeshje futbolli. Mos ta shohin si luftë. Kualifikimi në Botëror është një rrugëtim shumë i vështirë që në short”, tha Duka.

Incidente në këtë ndeshje nuk pret as përzgjedhësi i përfaqësuese të Serbisë në futboll, Dragan Stojkoviq.

Në fillim të kësaj jave, ai deklaroi se ndeshja kundër Shqipërisë është shumë e rëndësishme për rrugëtimin e Përfaqësueses serbe drejt Botërorit.

“Është vetëm një ndeshje futbolli, janë miqtë tanë sportivë, dikush me të cilin do të organizojmë Kampionatin Evropian për të rinj. Shkojmë atje për të garuar në mënyrë sportive, pa asnjë interesim për çështje politike”, tha ai.

Pikërisht për organizimin e përbashkët nga Shqipëria dhe Serbia, të Kampionatit Evropian për nën 21-vjeçarët, “Tifozat Kuq e Zi” janë përplasur me FSHF-në.

Vitin e kaluar, kur FSHF-ja njoftoi se do të bashkonte forcat për organizimin e këtij Kampionati më 2027, “Tifozat Kuq e Zi" kërcënuan se do të ndërprisnin mbështetjen për kombëtaren shqiptare të futbollit, për shkak të këtij organizimi./REL

ndeshja shqipëri-serbi

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin