LIVE UPDATES
Aktualitet

Trafik kokaine nga Ekuadori/ Çmontohet klani i tretë shqiptar brenda pak muajve në Spanjë

Hetimi zbuloj se pas këtij transporti qëndronte një bandë shqiptare, qëllimi i të cilës ishte të merrnin drogën brenda vetë portit.

19 February 2026, 15:38 Nga E.d
Trafik kokaine nga Ekuadori/ Çmontohet klani i tretë shqiptar brenda
Foto ilustruse

SPANJA- Autoritetet spanjolle kanë arrestuar pak ditë më parë dy shqiptarë, të cilët po shkonin të merrnin në portin e Vigos, 80 kg kokainë. Lënda narkotike e fshehur në kontinierë, vinte nga Ekuadori. Hetimi zbuloj se pas këtij transporti qëndronte një bandë shqiptare, qëllimi i të cilës ishte të merrnin drogën brenda vetë portit.

Media spanjolle shkruan se klanet shqiptare të trafikut të drogës funksionojnë si multinacionale të vërteta kriminale dhe lëvizin lirshëm në të gjithë Evropën. Ky nuk është rasti i parë që policia spanjolle godet një rast ku përfshihen shqiptarët. Përkundrazi, media shkruan se ky është klani i tretë shqiptarë i goditur nga autoritetet.

Artikulli i plotë nga LA OPINION

Klanet shqiptare të trafikut të drogës funksionojnë si multinacionale të vërteta kriminale dhe lëvizin lirshëm në të gjithë Evropën, të vetëdijshëm për fuqinë e tyre të madhe ekonomike. Ka kohë që kanë zgjeruar rrjetet e tyre në Spanjë, por porti i Vigos nuk dukej se ishte ndër objektivat e tyre kryesore në vitet e para.

Kjo gjë ka ndryshuar. Një operacion policor sapo ka çuar në arrestimin e dy individëve me origjinë shqiptare kur po shkonin të “shpëtonin” 80 kilogramë kokainë të fshehur në sistemin e ftohjes së një kontejneri që vinte nga Ekuadori. Nuk ka qenë një rast i izoluar. Bëhet fjalë për klanin e tretë mafioz shqiptar që shikon planet e tyre duke dështuar në pak më shumë se një vit pas vendosjes së ‘syrit’ tek porti i Vigos: kjo goditje e fundit policore i bashkohet operacionit të fundit “Monterrey” dhe atij në janar 2025 që çoi në sekuestrimin e 1.100 kilogramëve droge falë një hetimi me agjentë të infiltruar.

Operacioni u zhvillua nga Njësia Operative e Vigos e Shërbimit të Mbikëqyrjes Doganore (SVA) dhe nga grupet EDOA Pontevedra dhe ECO Galicia të Guardia Civil. Ishte një hetim shumë i përqendruar në kohë, por “intensiv”, sipas atyre që e zhvilluan, me ndjekje dhe survejime policore që shtriheshin pothuajse 24 orë në ditë.

Një kontejner i zbuluar me rreze X

Hetimet filluan kur Njësia e Analizës së Rrezikut e Doganës së Vigos përzgjodhi për analizë një kontejner që vinte nga Ekuadori, një nga rrugët e nxehta të trafikut të drogës, dhe konstatoi, me anë të rrezeve X, se përmbante kokainë. Hetimi i shpejtë bëri të mundur të zbulohej se një bandë shqiptare qëndronte pas këtij transporti: qëllimi i tyre ishte të merrnin drogën brenda vetë portit.

Që nga momenti i zbulimit të kontejnerit deri në mesnatën e dielës më 15 shkurt kur u kryen arrestimet, kaluan vetëm shtatë ditë gjatë të cilave agjentët punuan pa pushim deri në kapjen e dy “shpëtimtarëve” që hynë në port për të marrë narkotikët, të cilët vinin të ndarë në 61 pako. Për këtë detyrë ata ishin të pajisur me çanta sportive të mëdha me mjete dhe vegla si breza lidhës dhe një trapan. Agjentët sekuestruan gjithashtu një shkallë të palosshme. Të dy të arrestuarit u vendosën në paraburgim.

Një operacion me dy të identifikuar të tjerë që mbetet i hapur

Agjentët identifikuan edhe dy persona të tjerë, gjithashtu me shtetësi shqiptare, por ata arritën të shpëtonin nga qyteti i Vigos. Operacioni, prandaj, mbetet i hapur. “Nuk duam të ndalemi vetëm tek sekuestrimi i drogës. E kemi të qartë që duam të arrestojmë çdo anëtar të organizatave kriminale që tentojnë të përdorin Vigon për të futur narkotikë,” deklarojnë burime nga Njësia Operative e Vigos.

Ky operacion, i koordinuar nga gjyqtarja e Seksionit të Hetimeve të Gjykatës së Vigos, ndodh vetëm një muaj pas operacionit të quajtur “Monterrey”, që përfundoi me konfiskimin e 200 kilogramëve kokainë dhe tetë të arrestuarve, përfshirë edhe atë që ishte dora e djathtë e të ndjerit “narko i ëikipedia-s”. Bëhej fjalë për një tjetër klan shqiptar, i shkatërruar atëherë nga Policia Kombëtare dhe SVA, që gjithashtu kishte fshehur drogën në një kontejner që vinte nga Ekuadori, i njëjti vend nga i cili u sekuestruan 1.100 kilogramë kokainë një vit më parë nga mafiet belge dhe shqiptare të arrestuara pas një operacioni spektakolar./Dosja.al

ekuadori spanjë shqiptar

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin