LIVE UPDATES
Aktualitet

Trafikimi i njerëzve në kushte alarmante, historia e Andit, i riu që u largua për një jetë më të mirë por përfundoi duke u shfrytëzuar në ‘shtëpi bari’

Ishte i lumtur, pasi shumë të rinj nga i njejti vend si i Andit kishin shkuar më parë aty dhe punin me pagesa të larta.

11 May 2023, 14:09 Nga Izmir Akulli
Trafikimi i njerëzve në kushte alarmante, historia e Andit, i riu
Foto Ilustruese

Ishte vera e vitit 2018, Andi, një 32-vjeçar i martuar dhe me një fëmijë nga një fshat i thellë i Beratit vendosi që të emigronte drejt Anglisë për të siguruar një jetë më të mirë për familjen e tij. Paraprakisht kishte biseduar me personat që do e çonin në ishullin e largët dhe për punën që do të bënte. Ishte i lumtur, pasi shumë të rinj nga i njejti vend si i Andit kishin shkuar më parë aty dhe punin me pagesa të larta.

‘Isha i lumtur. Më në fund do bëja ca lekë më shumë dhe do largohesha nga fshati. Djalin do e çoja në një shkollë më të mirë, se tani ne për atë po punojmë’, shprehet Andi.

Por nuk shkoi gjithçka ashtu siç kishte shpresuar dhe menduar. Pasi shkoi në ishull me kamion dhe me 16 mijë paund borxh, ai nisi punë në ‘shtëpi bari’. Fillimisht ishte i kënaqur me pagesën që merrte edhe pse ishte e padrejtë, pasi vetëm 30% të fitimit nga prodhimi. Pjesa tjetër i shkonte të zotit të ‘shtëpisë së barit’.

‘Arrita që të shlyeja borxhet që mora për të ardhur këtej. Rruga zgjati disa ditë se erdhëm me kamion. Pastaj po punoja për vetën. Kam dërguar disa herë lekë në shtëpi. Nusja më ka thënë që djalin e ka marrë malli. Flasim shpesh me kamër, Por nuk flasim për punën time se na përgjojnë,’ tha ai.

Por pas disa kohësh, kur shtëpitë e barit ishin përhapur shumë në Angli dhe bandat e ndryshme i grabisnin ato dhe u merrnin prodhimin për ta shitur vet. Kjo gjë i ndodhi edhe Andit.

‘Erdhën disa persona me armë. Nuk ishin shqiptarë për me ngjyrë, Flisnin anglisht. Ne qëndruam pa bërë gjë nga frika semos na qëllonin. Ata morën të gjithë mallin me makinë edhe ikën nga shtëpia që ishim,’ shtoi Andi.

Për shkak të kësaj, Andi por dhe bashkëpunëtori i tij, janë detyruar që të punonin pa pagesë derisa të shlyenin mallin që i'u vodh.

‘Nuk ishte faji jonë që na e vodhën mallin. Nuk e dinim se nga e morën vesh. Por tani duhet të punojmë për të shlyer të gjithë mallin që na morën. Kështu ramë dakord që në fillim, kur erdhëm këtej,’ tha ai.

Në Shqipëri Andi, ka lënë prindërit, gruan dhe djalin e tij. Babai i tij, 60-vjeçari Qemal, ishte i moshuar e i rrahur nga jeta , dukej në fytyrë që prej kohësh nuk bënte një gjumë të mirë. Natyrisht ishte i shqetësuar për djalin e tij, siç do prind tjetër për fëmijën e tij do ishte.

‘Lanet qoftë. Po na ha shpirtin çdo ditë e më shumë. Na rri mëndja vetëm tek ai. Si është, ça bën. Kur do vi këtëj. Na ka marrë malli. Djali i është rritur, pyet se ku do takojë babanë e tij’, këto ishin fjalët e para të babait të tij.

E pyeta nëse djali u kishte dërguar para, fillimisht nguroi të përgjigjej por me ngulmimin tim tregoi se fillimisht u kishte dërguar disa herë. Por tani siç më tha duhet të shlyej mallin që i ishte vjedhur në Angli.

‘Nuk ka dërguar më. Po bën ca kohë dhe nuk e dimë se sa ka për të shlyer, sepse nuk na tregon. Ne flasim shpesh me atë, por nuk e përmendim punën e atij. Lekët na i sillte ai që e dërgoi andej. E takonim çdo tre muaj, por tani sna ka marrë më në telefon’ shtoi Qemali.

Insistova të na tregonte disa gjëra më shumë, por refuzoi. I ishte thënë të mos fliste për këtë me askënd. Por fatkeqësisht kjo nuk është e vetmja histori me një zhvillim të tillë. Shumë të rinj largohen drejt Anglisë dhe vendeve të tjera me shpresën për një jetë më të mirë, por pa i ditur se çfarë i pret andej.

Shënim: Emrat dhe mosha e përdorur në këtë artikull janë vendosur redaksional, personat në artikull kanë emra dhe moshë të ndryshme.

shtepi bari izmir akulli

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin