LIVE UPDATES
Aktualitet

Trafikuan 25 persona drejt SHBA për 40-45 mijë dollarë, GJKKO dënon me 8 vite burg kreun e grupit kriminal

Sipas njoftimit të Prokurorisë, bashkëpunëtorët e tij, Emanuel Melaj dhe Gëzim Camaj, u dënuan me nga katër vite burg, por ky dënim u zëendësua me shërbim prove.

14 May 2026, 10:34 Nga D.S
Trafikuan 25 persona drejt SHBA për 40-45 mijë dollarë, GJKKO
spak

TIRANË- Gjykata e Posaçme dënoi me tetë vite burgim kreun e një grupi të strukturuar kriminal, Luc Melaj për trafikim klandestinësh.

Sipas njoftimit të Prokurorisë, bashkëpunëtorët e tij, Emanuel Melaj dhe Gëzim Camaj, u dënuan me nga katër vite burg, por ky dënim u zëvendësua me shërbim prove.

Përveç dënimeve me burg, shteti konfiskoi shuma të mëdha parash në lekë dhe euro, si dhe dy automjete luksoze në pronësi të të dënuarve. Palët kanë të drejtë ta ankimojnë këtë vendim brenda pesëmbëdhjetë ditëve në Gjykatën e Posaçme të Apelit.

Njoftimi i plotë

"1.  Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: “Gjykimin e çështjes penale që i përket procedimit penal nr. 135 të vitit 2023, në ngarkim të të pandehurve Luc Melaj, Gëzim Camaj dhe Emanuel Melaj”. 2. Gjykimi i kësaj ҫështje u zhvillua me rregullat e gjykimit të shkurtuar. Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarët Besmir Stroka, Flojera Davidhi dhe Elsa Ulliri, me vendimin nr. 40, datë 13.05.2026 vendosi:

2.  1. Deklarimin fajtor të të pandehurit Luc Melaj për kryerjen e veprës penale “Dhënie ndihmë për kalim të paligjshëm të kufijve për qëllime përfitime” kryer në formën e bashkëpunimit të veçantë atë të grupit të strukturuar kriminal dhe në bazë të neneve 298/2, 28/4 dhe në zbatim të nenit 334/1 të Kodit Penal dënimin e tij me 9 (nëntë) vjet burgim. 1.1.Deklarimin fajtor të të pandehurit Luc Melaj për kryerjen e veprës penale “Falsifikimi i letërnjoftimeve, i pasaportave ose i vizave” kryer në formën e bashkëpunimit të vecantë atë të grupit kriminal dhe në bazë të neneve 189/1, 28/4 dhe në zbatim të nenit 334/1 të Kodit Penal dënimin e tij me 6 (gjashtë) vjet burgim.


1.2.Deklarimin fajtor të të pandehurit Luc Melaj për kryerjen e veprës penale “Grupi i strukturuar kriminal” kryer në formën e drejtimit parashikuar nga neni 333a/1 i Kodit Penal dhe dënimin e tij me 4 (katër) vjet burgim. 1.3.Deklarimin fajtor të të pandehurit Luc Melaj për kryerjen e veprës penale “Dhënie ndihmë për kalim të paligjshëm të kufijve” në bazë të nenit 298/3 të Kodit Penal dënimin e tij 7 (shtatë) vjet burg. 

1.4.Pushimin e akuzës për të pandehurin Luc Melaj për kryerjen e veprës penale “Ushtrim ndikimi të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike” në bazë të nenit 245/1 paragrafi i tretë i Kodit Penal, në lidhje me episodin e datës 27.02.2023 për shkak të aplikimit të ligjit nr. 33/2024 “Për dhënie amnistie”. 1.5.Pushimin e akuzës për të pandehurin Luc Melaj për kryerjen e veprës penale “Ushtrim ndikimi të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike” në bazë të nenit 245/1 paragrafi i tretë i Kodit Penal në lidhje me episodin e datës 10.10.2023 për shkak të aplikimit të ligjit nr. 33/2024 “Për dhënie amnistie”.

1.6.Deklarimin fajtor të të pandehurit Luc Melaj për kryerjen e veprës penale “Mbajtje pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, parashikuar nga neni 278/3 të Kodit penal dhe dënimin e tij me 6 (gjashtë) muaj burgim.

1.7 Në bashkim të dënimeve, bazuar në nenin 55/1 të Kodit Penal, dënimin e të pandehurit Luc Melaj, me një dënim të vetëm me 12 (dymbëdhjetë) vjet burgim.  1.8 Në aplikim të nenit 406/1 të K.Pr.Penale, të pandehurit i ulet 1/3 e dënimit duke u dënuar i pandehuri përfundimisht me 8 (tetë) vite burgim. 1.9 Vuajtja e dënimit të fillojë nga data e ndalimit të tij datë 22.07.2024 dhe të bëhet në një burg të sigurisë së lartë.

2. Deklarimin fajtor të të pandehurit Emanuel Melaj për kryerjen e veprës penale “Dhënie ndihmë për kalim të paligjshëm të kufijve”, kryer në bashkëpunim me të pandehurin Luc Melaj dhe në bazë të nenit 298/3 të Kodit Penal dënimin e tij me 6 (gjashtë) vjet burgim; 2.1.  Në zbatim të nenit 406 të Kodit Penal dënimin e tij përfundimtar me 4 (katër) vjet burgim. 2.2.Në aplikim të nenit 59 të K.Penal urdhërohet pezullimi i ekzekutimit të dënimit me burgim dhe vënia në provë e të pandehurit  Emanuel Melaj për një periudhë kohe prej 3 (tre) vitesh, me kusht që gjatë kësaj kohe i pandehuri të mos kryejë vepër tjetër penale dhe të mbajë kontakte me shërbimin e provës që mbulon vendbanimin e tij.

2.3.Në bazë të nenit 60/9 të Kodit Penal i pandehuri urdhërohet të mos shoqërohet me persona të dënuar për veprat penale të njëjta, përjashtuar babain e tij. 2.4.Në zbatim të nenit 389 të Kodit të Procedurës Penale, konstatohet shuarja e masës së sigurimit “Detyrim për tu paraqitur në policinë gjyqësore”, parashikuar nga neni 234 i K.Pr.Penale,  caktuar me vendimin nr. 199, datë 16.09.2025 të Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar. 3. Deklarimin fajtor të të pandehurit Gëzim Camaj për kryerjen e veprës penale “Dhënie ndihmë për kalim të paligjshëm të kufijve” më shumë se njëherë (në gjashtë raste), në një rast në bashkëpunim me të pandehurin Luc Melaj dhe në bazë të nenit 298/3 të Kodit Penal dënimin e tij 6 (gjashtë) vjet burgim. 3.1.Pushimin e akuzës për të pandehurin Gëzim Camaj për kryerjen e veprës penale “Ushtrim ndikimi i paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga neni 245/1 paragrafi i tretë i Kodit Penal në lidhje me episodin e datës  13.12.2022 për shkak të aplikimit të ligjit nr. 33/2024 “Për dhëmie amnistie”.

3.2.Aplikimin e nenit 406 të Kodit të Procedurës Penale dhe dënimin e tij përfundimisht me 4 (katër) vjet burgim. 3.3.Në aplikim të nenit 59 të K.Penal urdhërohet pezullimi i ekzekutimit të dënimit me burgim dhe vënia në provë e të pandehurit  Gëzim Camaj për një periudhë kohe prej 3 (tre) vitesh, me kusht që gjatë kësaj kohe i pandehuri të mos kryejë vepër tjetër penale dhe të mbajë kontakte me shërbimin e provës që mbulon vendbanimin e tij. 3.4.Në bazë të nenit 60/9 të Kodit Penal i pandehuri urdhërohet të mos shoqërohet me persona të dënuar për veprat penale të njëjta.

3.  3.5.Në zbatim të nenit 389 të Kodit të Procedurës Penale, konstatohet shuarja e masës së sigurimit “Detyrim për tu paraqitur në policinë gjyqësore”, parashikuar nga neni 234 i K.Pr.Penale, caktuar me vendimin nr. 469, datë 17.07.2025 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

4. Pasi vendimi të marrë formë të prerë, në bazë të nenit 190/1, gërma “ç” të K.Pr.Penale dhe nenit 36/1, gërma “a” të Kodit Penal, konfiskimin dhe kalimin në favor të shtetit të provave materiale të sekuestruara dhe konkretisht: a) 625.000 mijë lekë (gjashtëqind e njëzet e pesëmijë) lekë, 8125 (tetëmijë e njëqind e njëzet e pesë) euro, 3.060 (tremijë e gjashtëdhjetë) dollarë Amerikan dhe 240 (dyqind e dyzet) dollar kanadez CAD, sekuestruar të pandehurit Luc Melaj. b) Automjet e sekuestruara të pandehurit Luc Melaj në pronësi të tij, si më poshtë:  Automjet i markes Mercedes Benz me gri me numër shasie ****.  **** me targa **** së bashku me çelësin e tij lënë në ruajtje pranë Drejtorisë së Forcave Operacionale të Policisë.

 Automjet i markes Volkswagen model Touran me ngjyrë kafe me numër shasie **** me targa **** së bashku me çelësin e tij, lënë në ruajtje pranë Drejtorisë së Forcave Operacionale të Policisë. c) Aparate telefoni që i’u përkasin të pandehurve Luc Melaj, Emanuel Melaj dhe Gëzim Camaj si më poshtë: Një aparat celular i markës Iphone 12 Pro, me ngjyrë blu, me nr. IMEI ****, me nr. celulari në brendësi ****, me kod hapje ****.   Një aparat celular gri me butona i markës Nokia, në gjendje të fikur.  Një aparat celular i markës Iphone 13 Pro Max me ngjyrë bojëqielli, me nr. IMEI ****, me nr. celulari në brendësi **** që i përket shtetasit Emanuel Melaj.  Një aparat celular i markës Nokia, me ngjyrë të zezë, në gjendje të fikur. 

Një aparat celular i markës Iphone 8 plus me ngjyrë të zezë, me nr. IMEI ****, me kod hapje ****, me nr. celulari në brendësi në aplikacionin Whatsapp ****, në aplikacionin Telegram me numër ****, si dhe në aplikacion Viber të njëjtin numër si në aplikacionin Whatsapp. 

 Një aparat celular i markës Iphone 8 Plus me ngjyrë të zezë, me nr. IMEI ****, me kod hapje ****, me nr. celulari në brendësi në aplikacionin Whatsapp ****.   Një aparat celular i markës Samsung A15 me nr. IMEI 1 ****, IMEI 2 ****, me nr. celulari në brendësi ****. 

Një aparat celular i markës Samsung, me cover (mbështjellës) transparent në gjendje të fikur, për të cilin shtetasi Emanuel Melaj deklaron se i përket nënës së tij po nuk e përdor prej kohësh  Aparat celular Samsung Galaxy A20 me IMEI ****, me kapak ngjyre e zezë, me tac, në gjendje i ndezur me kod në formën e 7 (shtatës), ku në të ka numrin e telefonit **** sekuestruar të pandehurit Gëzim Camaj; të konfiskohen dhe të kalojnë në favor të shtetit, referuar nenit 190/1, gërma “a” të K.Pr.Penale.

- 21 (njëzet e një) fishekë të kalibrave të ndryshëm lënë në ruajtje pranë Drejtorisë Vendore Shkodër sekuestruar të pandehurit Luc Melaj, në bazë të nenit 190/1, gërma “b” të K.Pr.Penale, si sende të ndaluara në qarkullimi, t’i kalojnë entit përkatës. -  Në bazë të nenit 190/1, gërma “a” të Kodit të Procedurës Penale; a) Kthimin e sendeve, të pandehurit Luc Melaj si më poshtë:  1 (një) copë kartë me mbishkrimin “****”.

1 (një) copë letër me mbishkrimet në shkrim dore, “****” datë 19.07.2024, si dhe “*****”, si dhe disa shkrime të tjera.  1 (një) copë letër A4 me mbishkrimin “****”.  Boarding pass (bileta udhëtimi) në emër të shtetases A.S si dhe G.I.

Printime biletash udhëtimi në emër të shtetasit A.K si dhe dokumente të tjerë udhëtimi.  Mandate bankare si dhe urdhër pagesash.  Mandate bankare të bankës BKT.  Formulare urdhër transfertash. b) Kthimin e sendeve të mëposhtme shtetasit E.Gj: 1. 1 telefon celular marka Samsung J5 me ngjyrë gold në gjendje të ndezur pa kod hapje, me nr. Telefoni **** brenda dhe numër IMEI1 **** dhe IMEI 2 ****.  2. 1 cd me mbishkrimin Verbatim 700MB 8 min me materiale brenda të kopjuara nga kompjuteri Think Center IPV4 addres ****. c) Kthimin e sendeve të mëposhtme shtetasit N.H: 1. 1 aparat celular i markës IPHONE me nr. IMEI **** me kod hapje **** brenda të cilit ndodhet nr. i tel ****.  2. 1 USB me mbishkrimin San DISK 32 GB brenda të cilit ndodhen materiale nga PC e zyrës në folderat PC, PC2, PC3.

 Në lidhje me sendet e sekuestruara gjatë kontrollit të pandehurve Tonin Melaj dhe Bashkim Cokaj, ato t’i bashkohen fashikullit të ndarë të gjykimit. Sendet janë si më poshtë:  I pandehuri Tonin Melaj. 1. Aparatet celular Iphone Xs me numër IMEI: ****, IMEI2: **** Iphone me kod hapje ****. (Ekspertuar) 2. Aparati celular Samsung Galaxy A30s me IMEI 1: ****, IMEI 2: ****. Iphone me kod hapje **** ndërsa Samsung me kod hapje ****. (Ekspertuar)  I pandehuri Bashkim Çokaj. 1. 1 (një) telefon celular i markës Samsung A12, me ngjyrë blu dhe me Cover gome të zi, pa kod hapje dhe pa PIN karte, me nr. IMEI (1) **** dhe IMEI (2) ****, me numër telefoni celular në brendësi ****. (Ekspertuar) 5. Shpenzimet procedurale të kryera gjatë fazës së hetimeve (sipas formularit përkatës), si dhe shpenzimet gjyqësore sipas formularit bashkëlidhur, i’u ngarkohen të pandehurve solidarisht.

6. Kundër këtij vendimi lejohet ankim brenda 15 (pesëmbëdhjetë) ditëve, në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, duke filluar ky afat nga dita e nesërme e njoftimit të vendimit të arsyetuar.", njofton Prokuroria./Dosja.al

spak gjkko

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin