Veliaj refuzon të operohet në Fier, kërkon ndërhyrjen në Tiranë: I jam drejtuar GJKKO-së, nuk ja besoj jetën Kryeministrit
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit 2...
Plagosja me thikë në Korçë/ 30-vjeçari jep dëshminë para policisë: Më sulmuan disa persona të panj...
“Më goditën në kokë dhe më shanin”/ 16-vjeçari tregon dhunën në polici: Më gjobitën 5 mi...
Ilir Kolaveri ka lënë pas bashkëshorten dhe tre fëmijë të mitur, të cilët tashmë gjenden pa asnjë mbështetje të qëndrueshme ekonomike.
BUQLIZË- Familja e minatorit 40-vjeçar, Ilir Kolaveri, i cili humbi jetën tragjikisht në një galeri kromi në Bulqizë, ndodhet në kushte tejet të vështira ekonomike dhe bën thirrje për ndihmë.
Ilir Kolaveri ka lënë pas bashkëshorten dhe tre fëmijë të mitur, të cilët tashmë gjenden pa asnjë mbështetje të qëndrueshme ekonomike. Të afërmit e tij kanë ngritur alarmin, duke theksuar se kompania nuk është kujtuar më për fatin e tyre pas ngjarjes.
“Iliri ishte burri i motrës sime. Jetojnë në Suç të Matit. Firma ‘Eternal Security’ na ka shpërfillur. Kanë ardhur dhe kanë paguar vetëm shpenzimet mortore, por nuk janë kujtuar më për familjen e të ndjerit. Jemi pa përkrahje. Ka tre fëmijë të mitur, i ka lënë në një situatë shumë të vështirë. Bashkëshortja është pa punë. Kërkojmë ndihmën e shqiptarëve që t’u gjenden pranë me aq sa mundet secili.”, u shpreh kunata e të ndjerit.
Përballë kësaj humbjeje të rëndë dhe braktisjes institucionale e private, familjarët shpresojnë se përmes solidaritetit dhe zemërgjerësisë së qytetarëve, bashkëshortja dhe tre fëmijët e mitur të minatorit të ndjerë do të mund të sigurojnë ndihmën e nevojshme për të përballuar jetesën dhe sfidat e së ardhmes.
Si ndodhi ngjarja ?
Kolaveri humbi jetën në galerinë e kompanisë “Eternal Security”, pasi u godit nga një masiv kromi që u shkëput gjatë procesit të punës në nëntokë. Pas dy ditësh kërkimesh intensive nga ekipet e shpëtimit, trupi i tij i pajetë u nxor nga galeritë, duke lënë pas një dhimbje të madhe dhe një situatë kritike për familjen./Dosja.al
Bekir Halimi Ministria e Brendshme ka shpallur “non grata” dy shtetas të tjerë për veprimtari të dyshimta ndaj shtetit shqi...
Kandidatët për KLP-në TIRANA- Afati i aplikimeve për postin e Prokurorit të Përgjithshëm ka përfunduar, ndërsa...
Pamje HIMARA- Një zjarr ka rënë në zonën e Nivicës, në bashkinë Himarë. Flakët janë përhap...
Rrënimi i një shtëpie të ndërtuar buzë Liqenit të Ujmanit Bashkimi Evropian sërish ka bërë thirrje pë...
Rriban të Mallakastrës MALLAKASTËR- Situata nga zjarret në vend ka marrë përmasa alarmante, ku rasti më i rën...
pamje nag vendngjarja ELBASAN- Dy vatra zjarri vijojnë të mbeten aktive në Qarkun e Elbasanit, ndërsa forcat zjarrfikëse dhe...
Pamje LUSHNJE- Një banesë dy-katëshe është përfshirë nga flakët në Lushnje, për shkak të nj&eum...
TIRANË- Agjencia prestigjioze e lajmeve Reuters ka përfshirë grupin 4iG, kompaninë mëmë të operatorit celular ON...
Pamje MALLAKASTRA- Zjarri i rënë në Rriban në Mallakastër ka marrë përmasa të mëdha dhe ka dalë jash...
Ermal Beqiri Nga dorëzimi i kërkesës për të ekstraduar nga Franca, Ermal Beqirin, Ministria e Drejtësisë po përkthe...