LIVE UPDATES
Aktualitet

Tragjedia në Zvicër! Flet dëshmitari shqiptar: Në mesin e të lënduarve është edhe një shqiptar, ndodhet jashtë rrezikut për jetën

Sipas tij shqiptari ka dalë nga autobusi i lënduar dhe është munduar të shuante flakët.

11 March 2026, 15:46 Nga E.d
Tragjedia në Zvicër! Flet dëshmitari shqiptar: Në mesin e
Foto ilustruse

ZVICRA- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme ne Zvicër, ku një autobus ka marrë flakë dhe si pasojë e kësaj kanë humbur jetën gjashtë persona. Mediat shkruajnë se dëshmitë flasin për një person që i vuri flakën vetes brenda autobusit. Në lidhje me këtë ngjarje ka folur edhe një shqiptar, i cili ka qenë dëshmitar okular gjatë momentit të shpërthimit. 

Në një intervistë ekskluzive për Syri TV, Astrit Berisha ka deklaruar se mes personave të lënduar ka qenë dhe një shqiptar. Sipas tij shqiptari ka dalë nga autobusi i lënduar dhe është munduar të shuante flakët.

Ai është jashtë rrezikut për jetë, kurse gjashtë persona konfirmohet që janë të vdekur dhe pesë të tjerë janë plagosur. Sipas Berishës dyshohet se zjarri është vënë nga një person, i cili është lyer me benzinë dhe ka tentuar t'i vërë flakën vetes.

Astrit Berisha: Në momentin që ka shpërthyer zjarri, policia kanë qenë prezent këtu te unë. Në momentin që fola me ta e kanë pasur një thirrje në radio e thanë, ka shpërthyer një zjarr në qytet, 300 metra prej këtu. Dhe menjëherë kanë vënë alarmin. Kur kam kthyer kryet, e kam parë që po digjet diçka.

Kur kam shkuar te vendi i ngjarjes, ka pasur shumë flakë të mëdha, shumë tym dhe policia po mundohej të menaxhonte situatën duke i larguar njerëzit nga autobusi që mos të ketë ndonjë shpërthim tjetër. Zjarri ka ndodhur në mes të qytetit dhe ka qenë thuajse e pamundur gati t'i largosh të gjithë popullin nga aty, se rreth e rreth ka pasur persona që janë interesuar t' i ndihmonin, po ka qenë e pamundur. Kam dëgjuar të bërtitura, por  nuk e di a ka qenë nga brenda autobusit apo nga jashtë.

Mediat zvicerane thonë se gjashtë janë të vdekur, pesë të lënduar. Ka edhe prej shqiptarëve, po ende informacione të sakta nuk kemi. Sa kemi mundur të shohim edhe në video, që ka dalë një shqiptar nga autobusi i lënduar dhe duke u munduar të shuante flakët në rroba e ka pasur duart e djegura pak a shumë. Po është jashtë rrezikut për jetë, kurse gjashtë persona konfirmohet që janë të vdekur, pesë të lënduar në spital.

Ka qenë i pamundur shpëtimi se ka pasur një zjarr të madh, një tym të zi. Unë mendoj se zjarri ka ndodhur në mes të autobusit, ata që kanë qenë te dera e parë kanë mundur të shpëtojnë, kurse këta që kanë qenë mbrapa, ka qenë disi e pamundur për me dalë, se zjarri ka shpërthyer te dera.

Dikush e ka lyer veten me benzinë dhe i ka vënë flakën vetit. Ashtu dyshohet siç e thotë edhe ai çuni në video, ai shqiptari që ka qenë brenda. Ka qenë një, një i moshuar që ka hyrë me një çantë në autobus dhe ndërkohë e ka lyer veten me benzinë dhe i ka vënë flakën. Ende s'kanë dhënë konfirmim se kush është i vdekur, kush i plagosur dhe si ka ndodhur rasti./Dosja.al

zvicra autobus viktima

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin