LIVE UPDATES
Aktualitet

Tregu hije i valutave virtuale, teksa autoritetet nuk kanë portofol për ruajtjen e… kriptove të sekuestruara

Krimi nuk pret; dhe deri sa ligji të përshtatet me realitetin dixhital, ai fiton përpara drejtësisë. Një treg në hije, që lulëzon mes rrjeteve sociale dhe “exchange”-eve të palicencuara.

7 January 2026, 21:56 Nga DOSJA

Tregu hije i valutave virtuale, teksa autoritetet nuk kanë portofol

TIRANË- Për sigurimin e kriptovalutave të sekuestruara, Shqipëria ka shtrirë dorën tek partnerët evropianë. Por kjo nuk mund të zgjasë pafundësisht. Ajo që kërkohet është ngritja e bazës ligjore dhe sistemeve për ruajtjen e këtyre parave të pista.

“Kemi hasur shumë vështirësi… patjetër problemin e zgjidhëm, por e zgjidhëm duke bashkëpunuar ngushtë me autoritetet e huaja, të një vendi anëtar të BE-së, i cili na u vetëofrua. Kuptohet zgjidhja ishte e bazuar në ligj, e bazuar në marrëveshje ndërkombëtare ku ne kemi aderuar si shtet, por ishte një sforcë shumë e madhe,” u shpreh Altin Dumani, ish-Kreu i SPAK.

Transferimi i aseteve në wallet-et e SPAK ishte proces delikat, pasi exchange-i mban çelësin privat dhe mund t’i lëvizë fondet sipas udhëzimeve ligjore. Për të shmangur manipulimet, u krijua një wallet institucional me siguri të lartë: cold storage offline, multi-signature dhe ndarje të çelësave privatë, duke parandaluar grabitjet e brendshme.

Kjo strukturë parandalon grabitjet e brendshme dhe siguron që fondet të mos zhduken pas sekuestros.

“Procedura penale është pothuajse e paazhornuar me këto zhvillime të teknologjisë dhe me këtë zhvillim të parasë virtuale. Në procedurë penale është pothuajse e papërcaktuar se si ti mund të kqyrësh një kriptomonedhë,” u shpreh ish-prokurori Eugen Beci.

Por kjo nuk është një zgjidhje përfundimtare. Është një sforcim i jashtëzakonshëm, ku dalin në pah edhe mangësitë e mëdha ligjore të sistemit.

Krimi nuk pret; dhe deri sa ligji të përshtatet me realitetin dixhital, ai fiton përpara drejtësisë. Një treg në hije, që lulëzon mes rrjeteve sociale dhe “exchange”-eve të palicencuara.

“Shqipëria ka miratuar një ligj në vitin 2020 për teknologjinë e regjistrave të shpërndarë, gjë e cila ka qenë një hap i madh për kohën, por ai ligj ka mbetur i tillë pa asnjë akt nënligjor dhe pa asnjë zhvillim të mëvonshëm, gjë e cila sigurisht ishte një hap i madh përpara, por nga krahu tjetër nuk rezultoi aq frytdhënës,” u shpreh Nadia Elbasani, pedagoge.

“Ky ligj që nga viti 2020 deri më sot, pavarësisht përpjekjeve për të nxjerrë akte nënligjore, urdhëra dhe udhëzime, duket se nuk është bërë familjar me atë që ecën në teknologji… ligji është krijuar, por ka krijuar ca parime bazë, dhe aktet nënligjore dhe udhëzimet që mund të dilnin në zbatim të këtij ligji nuk kanë dalë,” u shpreh ish-prokurori Eugen Beci.

Nisur nga mangësitë e konstatuara pas hulumtimeve mbi dosje hetimore dhe boshllëqe ligjore, Inside Story iu drejtua Autoritetit të Mbikqyrjes Financiare me një kërkesë për informacion.

Ky institucion sqaron se, nga momenti i hyrjes në fuqi të ligjit nr. 66/2020, pranë AMF nuk ka mbërritur asnjë kërkesë për licencim apo autorizim.

Pra, në Shqipëri nuk ekziston asnjë platformë e licencuar për tregtim kriptomonedhash. Megjithatë, dhjetëra faqe në Instagram, TikTok e Telegram ofrojnë çdo ditë “blerje e shitje crypto, pagesa cash në Tiranë”. Një treg që funksionon në hije, ndërsa shteti thjesht nuk ka askënd për ta kontrolluar.

“Kjo është një problematikë që vjen për shkak të boshllëqeve ligjore që ka kodi i procedurës penale, që parashikon neni 274 dhe neni 276 që flasin për sekuestrimin e pasurive, por ky nen flet vetëm për sekuestrimin e pasurive bankare, pasurive të paluajtshme dhe sendeve të tjera që vijnë nga aktiviteti kriminal; pra nuk ka të parashikuar posacërisht raste të tilla të aseteve dixhitale,” u shpreh Dritan Jahaj, avokat.

“Në rrjetet sociale si Instagram e Facebook lihen gjurmë të shumta. Kjo duke filluar që nga pika e kontaktit të parë me një person tjetër ku ti je i identifikuar në atë moment, që nga pajisja që ti përdor, që futesh dhe logohesh në rrjetet sociale, nga mesazhet që ti bën me njëri-tjetrin, ku është e pamundur që ato mesazhe të fshihen, screenshot-et që mund të bëhen që ti je duke biseduar për një shkëmbim të mundshëm të monedhave virtuale, me para kesh,” u shpreh Dorian Kane, ekspert i kriptomonedhave.

AMF thotë se janë miratuar plot 12 rregullore dhe vendime qeveritare, që nga “Licencimi i bursave DLT” te “Kujdestarët e portofolit dixhital”…

Por ligji ka mbetur si një kornizë pa përmbajtje: një shtëpi pa banorë, ku askush nuk ka hyrë asnjëherë për të kërkuar licencë. Në mënyrë paradoksale, ndërsa rregullat ekzistojnë, askush nuk i ka zbatuar. Preferenca është tregu nëndheshëm, ku qarkullojnë paratë e pista dhe shmanget alerti institucional.

AMF thotë se nuk është vënë në dijeni për mashtrime financiare, por njëkohësisht pranon se tregu informal ekziston. Madje, është bërë aq i madh, sa që në nëntor të vitit 2024, pas referimit të bërë prej vetë AMF-së, u zhvillua një operacion policor i koduar “USDT 1”, ku 32 subjekte u hetuan dhe 18 u proceduan penalisht për veprimtari të paligjshme me kriptovaluta./Top Channel

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin