LIVE UPDATES
Aktualitet

U arrestua pa dokumente, burri që mbledh kanaçe shpërthen në lot në gjykatë: Kam 7 fëmijë, nëse s’më jepni motorin…

Sipas materialit të referuar nga policia, 40- vjeçari nuk e mbante motomjetin për argëtim dhe as që është i apasionuar mbas tyre. Por E.R u arrestua nga qakullimi rrugor për drejtim mjetesh në gjendje të parregullt.

10 August 2022, 11:37 Nga k.m.
U arrestua pa dokumente, burri që mbledh kanaçe shpërthen
Pamje nga aksioni

Një burrë i moshës 40 vjeç nuk u shfaq aspak i gëzuar kur gjyqtari i komunikoi se po e nxirrte nga burgu nën një masë tjetër sigurimi, që ai të shkonte në shtëpi dhe të kujdesej për fëmijët. Sipas burimeve shpërtheu në lot dhe i trishtuar tha: Nëse nuk më ktheni dhe motorin mos më lironi kot, më mirë më dërgoni në burg.

Sipas materialit të referuar nga policia, 40- vjeçari nuk e mbante motomjetin për argëtim dhe as që është i apasionuar mbas tyre. Por E.R u arrestua nga qakullimi rrugor për drejtim mjetesh në gjendje të parregullt. Materiali policor që iu tregua Gazetasi.al thotë që babai i shtatë fëmijëve u konstatua nga një patrullë policie duke ngarë një tricikël, të përshtatur si mjet pune. Por për të vërtetuar aftësinë 40 vjeçari rezultoi që nuk dispononte asnjë dokument.

Pa një pa dy oficerët i hodhën prangat, siç veprojnë me shumë drejtues të tjerë që vërehen duke udhëtuar në gjendje të dehur apo pa dokumentacionin përkatës. Ndonëse E. R i tha policisë se e kreu këtë veprim dhe nuk ishte pajisur me dokumenta pasi është në pamundësi financiare dhe nga mungesa e punës ai shpiku një mundësi të re.

“E krijova motoçikletën si një magazinë të vogël me të cilën mbledh mbetjet plastike apo hekur dhe çdo gjë që shitet sado pak para. Këto para më duhen për të ushqyer fëmijët, kam shtatë fëmijë dhe banoj në një shtëpi sociale në Tiranë. Jam pa asnjë mundësi për t’ia dalë. Mos më arrestoni”, mësohet t’i jetë lutur policisë 40 vjeçari.

Por burri u prangos nën akuzën e drejtimit të motomjetit në mënyrë të parregullt. Një dëshmitar dëgjoi lutjet dhe të qarat e burrit drejtuar policisë, që siç kuptohet veproi me “dorë të hekurt”. Përpara gjykatës penale E.R bëhet me dije se kujtoi se ishte i vetmi që punonte në familje “Eci nëpër Tiranë dhe nëse gjej plastikë e gjëra të tilla i mbledh, ato kthehen në ushqimin tim dhe të fëmijëve”,  shtoi më tej 40 vjeçari. Burimet thanë se burri u mbrojt nga një avokat i shtetit për shkak të mungesës të të ardhurave, dhe kur gjyqtari shpalli masën e detyrimit me paraqitje, ai pyeti: “Po mjeti që më duhet për punë?”

Gjykata iu përgjigj se mjeti do vijonte të qëndronte i bllokuar derisa hetimet të mbyllen.

Kjo nuk u prit mirë prej tij, dhe me lot ai kërkoi që nëse nuk i kthenin edhe mjetin që kishte përshtatur për të fituar të ardhura, atëherë ta dërgonin edhe atë në qeli. Burimet hanë se kërkesa e babait të 7 fëmijëve nuk u dëgjua.

E njëjta gjë ndodhi dhe me R. A 25 vjeç me banim pranë Shkollës së Qenve.

“Dola për bukën e gojës me papaq  dhe këta të lënë pa bukë. Kam dy fëmjjë dhe kujdesem dhe për tre vëllezërit jetimë. Me kapën sipas tyre duke e drejtuar pa leje” .

Policia këmbëngul se e konstatoi në bulevardin Bajram Curri pasi kishte modifikuar një karroceri dhe se motori nuk dispononte leje.

“Më ndaluan, iu thashë s’kam dokument, më lini të ha bukë e të rris fëmijët ju thashë policëve. Më arrestuan” .

"Faleminderit,"- tha i dyshuari dhe më pas i tha edhe gjyqtarit edhe prokurorit: Ju rujtë Zoti inshallah.

Të dy burrat janë të komunitetit rom,dhe siç bëhet me dije, prokurori do t’i kërkojë policisë t’ua kthejë mjetet dy të dyshuarve./GazetaSi

tirane

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin