LIVE UPDATES
Aktualitet

U dha djalin e mitur kushërinjve për të grabitur në Fier, por gruaja pendohet e i denoncon: Më premtuan 20 mijë €

Plani për grabitjen nisi kur gruaja u vizitua në banesë nga njëri prej të afërmeve që kishte një ofertë.

10 October 2022, 15:49 Nga k.m.
U dha djalin e mitur kushërinjve për të grabitur në Fier,
Foto ilustruese

Një grua është bërë bashkëpunëtore e drejtësisë dhe ka “shitur” kushërinjtë e saj, pasi është frikësuar për veten dhe të birin e saj të mitur. Një histori grabitjeje si nëpër filma, ka përfunduar me arrestimin e dy personave, vetëm falë denoncimit të gruas me inicialet V.J., e cila pasi fillimisht ka pranuar të jetë pjesë e planit të grabitjes të një banese në Fier, më pas është penduar dhe ka folur me policinë.

Burimet e Gazetasi.al thanë plani për grabitjen nisi kur gruaja u vizitua në banesë nga njëri prej të afërmeve që kishte një ofertë.

“Kërkoi që t’i jepja me vete njërin nga fëmijët, i cili duhet ta ruante teksa ai vidhte një banesë,"- deklaron gruaja në komisariatin numër pesë. Denoncuesja që ka tre fëmijë të mitur dhe që iu kërkua “të huazonin” më të voglin, është treguar fillimisht e gatshme që të shkonte ajo për t’i ruajtur në kohën që do të kryenin vjedhjen.

“Pas kësaj Gj. më shpjegoi me detaje planin, më tha se shtëpia nuk gjendej në Tiranë, por në Fier.”

Gruaja kujton se udhëtoi dy herë drejt qytetit të Fierit për të vëzhguar dhe për të parë banesën private në të cilën grabitësit planifikuan të mësynin. Por më vonë gruaja u pendua që po përfshihej në këtë plan dhe për këtë arsye, nisi të anulojë çdo gjë.

“E frikësuar nisa të nxjerr pretendime të tjera, u thashë që nuk kisha me kë ta lija dyqanin ku punoj. Pastaj kur këmbëngulnin dhe s'më lejuan të tërhiqesha, u thashë që shkoja në bashki sapo të merrja ca dokumenta dhe pastaj do t’i telefonoja. Caktuam si orar orën 15:00.”

Orë pas ore i dyshuari si organizator i planit e vizitoi sërish në banesë.

“Më pyeti Gj. a isha e sigurtë se ishin të bindur që do merrnin edhe një automatik, që do ma tregonte kur të niseshim për rrugë. Do udhëtonim me makinën e tij, ose do shkonim me Citroenin e tij ose do merrnim mjet me qera’’.

Grabitësit i treguan gruas se në shtëpinë në fjalë kishte shumë para dhe se ajo do merrte 20 mijë euro për punën.

“Këtë nder po ta bëj ty më tha Gj. se më kishte kushërirë dhe nuk donte t’ia bënte si nder tjetër kujt. Ai më tha se kishte besim tek unë. Në asnjë moment nuk e mendova që t’u afroja djalin për të bashkëpunuar. Në dijeninë time ai kishte disa muaj që kishte dalë nga burgu”, rrëfen në polici V.J.

Ajo ndryshoi mendim kur kuptoi se do ishin të armatosur e për më tepër që plani ishte i dyshimtë.

“Paraqitem në polici për të shpërtuar veten dhe djalin tim, s’kemi bërë ndonjëherë gjëra të tilla.”

Gruaja sipas burimeve të Gazetasi.al u telefonua gjatë kohës që po denonconte nga dy kushërinjtë që i kërkuan të paraqitej në Pezë Helmës për të marrë automatikun pasi do niseshin drejt Fierit. Operacioni sipas burimeve tepër të sigurta ka vijuar me përgjim dhe vëzhgim në distancë.

I dyshuari i veshur me pantallona të zeza, e takon gruan në rrugën OSBE dhe ata lëvizin në grup nga Casa Italia drejt Kombinatit. Policia i thotë Gazetasi.al se grabitësit lanë mjetin në fjalë dhe hipën në një tjetër në afërsi të një reparti ushtarak dhe atyre u bashkua dhe një person i tretë i identifikuar si P.L, i moshës 65 vjeç.

Udhëtimi i tyre ka vijuar drejt Romanatit dhe pikërisht këtu forcat operacionale kanë ndërprerë planin kriminal duke kryer arrestimin e të dy burrave për armëmbajtje dhe sigurim i mjeteve për të kryer grabitje./GazetaSi

policia e shtetit fier pengmarrja ne fier

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin