LIVE UPDATES
Aktualitet

"U është hequr dimensioni i kohës!" Qendrat e emigrantëve/ Media italiane: Të padukshmet midis barnave psikotrope dhe tentativave të vetëvrasjeve

 "Domani" shkruan se janë regjistruar të paktën 45 episode me vetëlëndime, protesta dhe tentativa vetëvrasjeje  që kur qendra në Gjadër filloi të funksionojë.

18 June 2025, 20:34 Nga M.B
"U është hequr dimensioni i kohës!" Qendrat e
Foto ilustruese

LEZHA- Media italiane "Domani" i ka dedikuar një artikull çështjes së pranisë së emigrantëve në qendrat e pritjes në Shëngjin e Gjadër në bazë të marrëveshjes Itali-Shqipëri. "Domani" shkruan se janë regjistruar të paktën 45 episode me vetëlëndime, protesta dhe tentativa vetëvrasjeje  që kur qendra në Gjadër filloi të funksionojë.

Në artikull shkruhet se duke krahasuar disa të dhëna, mund të vlerësohet se Qendra në Shqipëri ka pritur rreth 80 persona në muajt e fundit, por sipas medias italiane, të dhënat zyrtare nuk ekzistojnë dhe as parlamentarët nuk mund t’i pranojnë ato.

Sipas artikullit, në dëshmitë e atyre që kanë vizituar qendrën e riatdhesimit në Gjadër të Shqipërisë, ka një detaj të përsëritur: pyetja “çfarë dite është?”, e ndjekur menjëherë pas saj nga “çfarë ore është?”. 

"Domani" shkruan se kjo pyetje bëhet nga të ndaluarit, të cilëve u është hequr dimensioni i kohës sapo kanë kaluar pragun e qendrës së kërkuar nga qeveria Meloni. Media italiane shkron më tej duke shkruar se janë barnat psikotrope që i kanë çuar ata në këtë gjendje.

Pjesë nga artikulli i "Domani":

Vetëlëndime, protesta, tentativa vetëvrasjeje. Të paktën 45 episode që kur qendra në Gjadër filloi të funksionojë. Duke krahasuar disa të dhëna, mund të vlerësohet se Qendra në Shqipëri ka pritur rreth 80 persona në muajt e fundit. Por të dhënat zyrtare nuk ekzistojnë dhe as parlamentarët nuk mund t’i pranojnë ato.

Në dëshmitë e atyre që kanë vizituar qendrën e riatdhesimit në Gjadër të Shqipërisë, ka një detaj të përsëritur: pyetja “çfarë dite është?”, e ndjekur menjëherë pas saj nga “çfarë ore është?”. Kjo pyetje bëhet nga të ndaluarit, të cilëve u është hequr dimensioni i kohës sapo kanë kaluar pragun e qendrës së kërkuar nga qeveria Meloni. Janë barnat psikotrope që i kanë çuar në këtë gjendje.

Asnjë orë dore, asnjë celular, ka televizorë, por nuk funksionojnë. Duhet të imagjinosh një strukturë të madhe, fantazmë dhe të heshtur, ku jehona e hapave dhe ku, pikërisht, humbja e vetëdijes për realitetin, për kalimin e kohës, për atë që po ndodh jashtë bëhen instrumente të asgjësimit. Mjedisi është i rregullt, i pastër, aseptik, një lloj distopie ku paraburgimi nuk i ngjan më atij të burgjeve të rrënuara dhe të ndyra italiane, me seksionet e nxirë nga tymi i zjarreve të ndezura duke u vënë flakën dyshekëve në shenjë proteste ose dëshpërimi.

Qendra shqiptare është krejt e re. Dhe duhet të imagjinohet, sepse si çdo institucion i plotë, është larguar nga vëmendja e publikut: deputetët dhe eurodeputetët që vendosin ta ushtrojnë të drejtën e tyre për ta vizituar atë janë sigurisht një bezdi për institucionin, gjë që shpesh i bën ata të presin me orë të tëra para se të lejojnë hyrjen.

Nga aeroporti i Tiranës duhet rreth një orë me makinë për të arritur atje: 55 kilometra përgjatë një rruge që gjarpëron midis një kreshte shkëmbore dhe lumit Drin. Struktura është 22 kilometra larg bregdetit.

 

Çfarë ka ndodhur në muajt e kaluar?

Emigrantët e ardhur në janar 2025 ishin grupi i tretë dhe më i madh që ka ardhur në qendrën e pritjes në Shëngjin. Edhe në dy rastet e mëparshme, të tetorit dhe nëntorit të kaluar, gjyqtarët nuk vërtetuan ndalimin e azilkërkuesve të sjellë në objektet shqiptare. Qeveria italiane u ndalua disa herë nga gjykatat për të sjellë emigrantë në Shëngjin dhe Gjadër. Shkak i ndalimit dhe kthimit të emigrantëve ishin listat e vendeve të origjinës së azilkërkuesve, ku qeveria italiane pretendonte se nuk duhet të ketë një listë të unifikuar për të gjitha shtetet e BE.

Në vitin 2023, kryeministrja italiane Giorgia Meloni dhe kryeministri shqiptar Edi Rama arritën një marrëveshje për ndërtimin e këtyre qendrave, me qëllim që Italia të menaxhojë fluksin e emigrantëve jashtë territorit të saj, duke shfrytëzuar Shqipërinë si një qendër pritjeje. Kjo marrëveshje ngjalli kritika të shumta nga organizatat ndërkombëtare të të drejtave të njeriut, të cilat e shohin këtë projekt si një përpjekje për të zhvendosur problemin e emigrantëve në vende më të dobëta në aspektin ligjor dhe ekonomik.

Më 30 dhjetor 2024, Gjykata e Kasacionit në Itali i dha të drejtë Giorgia Melonit dhe kabinetit të saj të cilët pretendojnë se secili shtet duhet të ketë një listë të personalizuar të vendeve të sigurta dhe të pasigurta. Ndër të tjera, për pjesën e listës së vendeve të sigurta, Gjykata e Kasacionit tha se gjyqtarët e çështjeve të secilit rast nuk zëvendësojnë vlerësimin, i cili në përgjithësi është përgjegjësi vetëm e Ministrit të Jashtëm dhe Ministrave të tjerë.

Marrëveshja për emigrantët është kritikuar nga opozita italiane se është e shtrenjtë, me një kosto rreth 800 milionë euro gjatë pesë viteve, dhe sipas tyre trajton vetëm një pikë në oqeanin e emigrantëve që arrijnë në Itali çdo vit. Nga ana tjetër Komisioni Evropian dhe disa liderë evropianë kanë shprehur interesin që ai të bëhet një model i mundshëm për menaxhimin e emigrantëve jashtë territorit të BE-së.

marreveshja per emigrantet

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin