27 January 2024, 09:43
Nga Xh.LL

Tiranë- Një 22-vjecar është arrestuar ditën e sotme në Tiranë, pasi ishte shpallur në kërkim për trafik të lëndëve narkotike. Të riut me inicialet E.C, i ishte caktuar masa e sigurisë "Arrest në burg" nga Gjykata e Shkallës së parë, për trafikim dhe prodhim të lëndëve narkotike. Arrestimi i 22-vjeçarit është bërë në kuadër të megaoperacionit Tempulli.
Njoftim i policisë:
Vihet në pranga një 22-vjeçar i shpallur në kërkim në kuadër të këtij megaoperacioni, shkon në 72 numri i shtetasve të ndaluar. Më parë, gjatë zhvillimit të këtij operacioni, janë sekuestruar 14 kg kanabis, 5.3 kg kokainë, 170 gram heroinë dhe 11 peshore elektronike, 4 armë zjarri pistoleta dhe 1 armë zjarri automatik, 70 celularë, 11 automjete, 2 186 000 lekë, 11 610 euro, 630 paund.
Shërbimet e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, në vijim të megaoperacionit policor mbarëkombëtar të koduar "Tempulli 2", bazuar dhe në inteligjencën informative, për vendndodhjen e një shtetasi të shpallur në kërkim në kuadër të këtij megaoperacioni, kanë intensifikuar kontrollet për kapjen dhe vënien e tij përpara përgjegjësisë ligjore.
Si rezultat, në Allias, është lokalizuar, kapur dhe ndaluar shtetasi E. C., 22 vjeç, banues në Tiranë, i cili ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë i ka caktuar masën e sigurisë "Arrest në burg", për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve". Vijon puna për lokalizimin dhe kapjen e shtetasve të tjerë të shpallur në kërkim në kuadër të këtij megaoperacioni. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.
megaoperacioni "tempulli 2"
Aktualitet
27 January 2024, 07:43
I.A
Moti
TIRANË- Territori shqiptar që në orët e para të ditës do të jetë nën ndikimin e intervaleve të ...
Aktualitet
26 January 2024, 22:55
h.k
Investigim në Delvinë
DELVINË-Prej disa javësh është investiguar për mënyrën sesi menaxhohen mbetjet spitalore...
Aktualitet
26 January 2024, 22:48
h.k
Investigimi Pogradec
POGRADEC-Në Shtator 2021, emisioni investigativ “Stop” në Tv Klan transmetoi një denoncim nga qyteti i Pog...
Aktualitet
26 January 2024, 22:23
h.k
Foto ilustruese
VLORË-Forcat RENEA dhe FNSH kanë zbardhuar mbrëmjen e sotme në Vlorë për të kryer kontrolle në dis...
Aktualitet
26 January 2024, 21:50
h.k
Foto ilustruese
LUSHNJE-Banorët e një lagjeje të fshatit Pirrë, Njësia Administrative Bubullimë në Lushnjë, ankohe...
Aktualitet
26 January 2024, 19:46
h.k
Foto ilustruese
TIRANË-Anila Hoxha, gazetarja e kronikës ka zbuluar detaje të reja në lidhje me arrestimin e 35-vjeçarit Jetnor...
Aktualitet
26 January 2024, 18:04
M.B
Foto ilustruese
ITALIA- Një shqiptar është arrestuar në Alessandria të Italisë, pasi prej disa kohësh ishte në...
Aktualitet
26 January 2024, 17:47
M.B
Foto ilustruese
POLONIA- Zyra e prokurorit në Poloni ka ngritur akuzën kundër 12 anëtarëve të një grupi trafiku droge t&...
Aktualitet
26 January 2024, 17:10
M.B
Foto ilustruese
SARANDA- Një 18-vjeçar me inicialet A. S., është arrestuar në Sarandë pasi i mori byzylykun e floririt, nj&...
Aktualitet
26 January 2024, 16:55
M.B
Foto Ilustruese
MAQEDONIA E VERIUT- Policia e Maqedonisë së Veriut ka zhvilluar ditën e djeshme një operacion për goditjen e nj&eu...