Veliaj refuzon të operohet në Fier, kërkon ndërhyrjen në Tiranë: I jam drejtuar GJKKO-së, nuk ja besoj jetën Kryeministrit
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit 2...
Plagosja me thikë në Korçë/ 30-vjeçari jep dëshminë para policisë: Më sulmuan disa persona të panj...
“Më goditën në kokë dhe më shanin”/ 16-vjeçari tregon dhunën në polici: Më gjobitën 5 mi...
Pasi refuzoi t’i jepte fund lidhjes, 20-vjeçarja u largua nga banesa dhe shkoi të jetonte me partnerin. Çifti u përpoq të mbante të fshehtë adresën e re, por prindërit dyshohet se nisën të kërkonin informacion te të afërm dhe persona të njohur, derisa zbuluan vendndodhjen e tyre.
ITALI- Një 20-vjeçare me origjinë shqiptare është përfshirë në një konflikt të rëndë me prindërit e saj në Rimini, pasi u largua nga shtëpia dhe nisi të jetonte me të dashurin italian.
Sipas mediave italiane, prindërit e saj, 44 dhe 47 vjeç, me origjinë nga Maqedonia e Veriut, nuk e pranuan lidhjen për shkak të ndryshimeve fetare. Vajza dyshohet se kishte përjetuar prej kohësh presion nga familja për mënyrën e veshjes, shoqërinë dhe zgjedhjet e saj personale.
Pasi refuzoi t’i jepte fund lidhjes, 20-vjeçarja u largua nga banesa dhe shkoi të jetonte me partnerin. Çifti u përpoq të mbante të fshehtë adresën e re, por prindërit dyshohet se nisën të kërkonin informacion te të afërm dhe persona të njohur, derisa zbuluan vendndodhjen e tyre. Sipas dosjes së hetimit, vajza më pas mori disa mesazhe kërcënuese.
“Mund të të gjej edhe sikur të shkosh në Hënë, sepse familjet shqiptare janë të gjitha të bashkuara.”, thuhej në një prej mesazheve.
Në një tjetër mesazh, sipas mediave italiane, prindërit e paralajmëronin se nëse nuk kthehej në shtëpi, do të kishte një jetë ferr. Të frikësuar, vajza dhe partneri i saj iu drejtuan Policisë së Riminit dhe bënë denoncim. Megjithatë, sipas tyre, presioni vazhdoi. Në një rast tjetër, babai i dërgoi vajzës një fotografi ku shfaqej pranë rrugës ku ndodhej banesa e saj. Çifti e konsideroi këtë si provë se prindërit kishin zbuluar adresën.
Situata u përshkallëzua në maj të vitit 2026, kur prindërit dyshohet se shkuan në banesën e çiftit dhe hynë brenda pa leje. Sipas hetimeve, pati kërcënime dhe rrezik për përplasje fizike. Dy të rinjtë u mbyllën në një dhomë dhe telefonuan policinë, e cila ndërhyri për të shmangur përshkallëzimin.
Pas dëshmive dhe denoncimeve të bëra nga çifti, Prokuroria e Riminit nisi procedimin penal ndaj dy prindërve. Ata po hetohen në gjendje të lirë për akuzat e përndjekjes dhe kërcënimeve. Hetimet vijojnë, ndërsa 20-vjeçarja dhe partneri i saj kanë kërkuar mbrojtje nga presioni dhe kontaktet e padëshiruara të familjes./Dosja.al
TIRANË- Autoriteti Rrugor Shqiptar ka bërë një njoftim në lidhje me kufizimin e qarkullimit të mjeteve për shkak të pu...
FRANCË- Kjo është një histori që ka bërë bujë gjatë kësaj vere në Francë. Biznesmeni shqiptar, Erm...
Pamje nga aksidenti FIER- Një aksident rrugor është regjistruar ditën e sotme rreth orës 16:50, në zonën e quajtur Mbika...
KOSOVË- Gjykata Themelore në Prishtinë e ka dënuar Dushan Dobraqin me një vit burgim dhe Millosh Radosavljeviqin me nëntë m...
foto ilustruese TIRANË- Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar të dhënat mbi situatën e zjarreve në vend. Mbrojtja bë...
KOSOVË- Gjykata Themelore në Prishtinë e ka dënuar Dushan Dobraçin me një vit burgim dhe Millosh Radosavljeviçin me n&e...
Albina Mekolli POGRADEC- Një ngjarje e rëndë ka tronditur Pogradecin, ku një 37-vjeçare shtatzënë, Marjana Karolina Bu...
TIRANË- Mes viktimave të shumta financiare të kompanisë flamur të Shqipërisë, Air Albania, me sa duket është edhe...
Zjarret TIRANË- 31 vatra zjarri janë raportuar në territorin e vendit gjatë 24 orëve të fundit, ndërsa 5 prej tyre vijoj...
Gjykata e Durresit DURRËS- Gjykata e Durrësit ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” me afat 45 ditor për d...