LIVE UPDATES
Aktualitet

U pyet 2 herë, Jeton Lami refuzon prokurorin e gjyqtarin e Laçit, 'kyç gojën' për fatin e Ervis Martinajt

Gjatë zhvillimit të seancës gjyqësore për verifikimin e kushteve të arrestimit të Lamit, gjyqtari Arapi ka ftuar të pandehurin të japë shpjegime rreth akuzës “Shpërdorim detyre” që ka ngritur prokuroria kundër tij. Por edhe para gjykatës, Lami ka refuzuar të flasë, duke mos dhënë asnjë detaj dhe arsye, se pse shoqërohej në mënyrë të vazhdueshme me Martinajn dhe cili është fati i këtij të fundit.

16 September 2022, 14:21 Nga F.M
U pyet 2 herë, Jeton Lami refuzon prokurorin e gjyqtarin e Laçit,
Ervis Martinaj

KURBIN- Ish-efektivi i policisë Jeton Lami i arrestuar për dhënie ndihme ndaj të shumëkërkuarit Ervis Martinaj ka refuzuar të flasë dy herë. “Ora Neës”, shkruan se Lami, agjenti i skuadrës së kërkimit “FAST” në Policinë e Shtetit, është tentuar të merret dy herë në pyetje mbi atë çfarë ndodhi me Martinajn dhe arsyet e shoqërimit të tij me biznesmenin, gjatë kohës kur ai ishte në kërkim nga prokuroria e posaçme SPAK. Por në të dyja rastet Lami, ka refuzuar të flasi me procesverbal para hetuesve. Tentativa e parë për të marë në pyetje agjentin, është bërë në ambjentet e Drejtorisë së Përgjithme të Policisë së Shtetit, ku Lami u arrestua. Sipas këtij vendimi gjykate, ka qënë ora 13:04 e datës 23 Gusht, kur Lamit i është komunikuar arrestimi.

Menjëherë pas kësaj procedure, grupi i hetimit që po ndjek rastin e rrëmbimit dhe zhdukjes së Ervis Martinit, ka kërkuar marjen në pyetje të Lamit, por ai ka refuzuar. Qëndrim refuzues për të dhënë shpjegime, agjenti Lami e ka bërë edhe dy ditë më pas në 25 Gusht 2022, kur ka dalë para gjyqtarit të Laçit, Aurel Arapi. Gjatë zhvillimit të seancës gjyqësore për verifikimin e kushteve të arrestimit të Lamit, gjyqtari Arapi ka ftuar të pandehurin të japë shpjegime rreth akuzës “Shpërdorim detyre” që ka ngritur prokuroria kundër tij. Por edhe para gjykatës, Lami ka refuzuar të flasë, duke mos dhënë asnjë detaj dhe arsye, se pse shoqërohej në mënyrë të vazhdueshme me Martinajn dhe cili është fati i këtij të fundit.

“Jeton Lami duke shfrytëzuar funksionin e tij si punonjës i Policisë së Shtetit, ku me veprime aktive dhe mosveprime ka ndihmuar personin e shpallur në kërkim ndërkombëtar, Ervis Martinaj, për t’ju shmangur organeve të drejtësisë, duke mos ekzekutuar urdhërimet e një vendimi gjykate për arrestimin e tij,”- argumenton gjyqtari Arapi.

Dy avokatët e agjentit, Gentjan Rumano dhe Elton Domi, gjatë seancës, bënë përpjekje për të bindur gjykatësin që të caktonte masën e sigurisë “Detyrim për paraqitje” ose “arrest shtëpie” Avokatët argumentuan se Jeton Lamit i rrezikohet jeta brenda në burg për shkak të profesionit që ai ka mbajtuar para se të arrestohej. Sipas avokatëve Lami nuk ka asnjë rrezik që të arratiset e t’i fshihet drejtësisë, por gjyqtari e la në burg.

Më 20 shtator, Lami pritet të dalë sërish para trupit gjykues. Lami, do të njihet me masën e sigurimit më datë 20 shtator, në orën 09:50 pasi Gjykata e Apelit të Tiranës do të vendosë për fatin e personit që dyshohet se shoqëroi të shumëkërkuarin Ervis Martinaj në mënyrë që ky i fundit t'i shpëtonte aksioneve të Policisë. 

SI U ARRESTUA?

Arrestimi i Lamit është kryer në zyrën e Drejtorit të Operacionales, ku ish-efektivi është thirrur privatisht, me argumentin se duhej të sqaronte një moment pune, por aty është ballafaquar me një video ku shihej me të shumëkërkuarin Ervis Martinaj.

Që nga maji i këtij viti, 40-vjeçari ishte shpallur në kërkim, në kuadër të operacionit “Plumbi i Artë”, pasi i penduari i drejtësisë Nuredin Dumani, tha se i kishte ofruar një ‘çek të bardhë’ në këmbim të ‘kokës’ së Indrit Dokles. Por, në 9 gusht, ai u zhduk pa gjurmë. Alarmin e ngritën familjarët e Martinajt dhe tashmë prokuroria po heton për rrëmbim personi e inskenim. 

jeton lami ervis martinaj zhduket ervis martinaj

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin