Veliaj refuzon të operohet në Fier, kërkon ndërhyrjen në Tiranë: I jam drejtuar GJKKO-së, nuk ja besoj jetën Kryeministrit
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit 2...
Plagosja me thikë në Korçë/ 30-vjeçari jep dëshminë para policisë: Më sulmuan disa persona të panj...
“Më goditën në kokë dhe më shanin”/ 16-vjeçari tregon dhunën në polici: Më gjobitën 5 mi...
Hoti jetonte në Mirano, por nuk kishte një banesë të regjistruar. Pista kryesore është se ai nuk është vrarë në vendin ku u gjet, ndërsa dyshimet e deritanishme janë se ekzekutimi mund të ketë ndodhur në zonën e Venecias.
ITALI- Karabinierët në Padova po thellojnë hetimet për vrasjen e 35-vjeçarit shqiptar, Ferdinant Hoti, trupi i të cilit u gjet brenda një Fiat Bravo të fundosur në lumin Tergola. Mediat italiane shkruajnë se identifikimi i tij u bë përmes gjurmëve të gishtërinjve.
Hetuesit po përpiqen të rindërtojnë orët e fundit të jetës së 35-vjeçarit dhe lëvizjet e tij para vrasjes. Hoti jetonte në Mirano, por nuk kishte një banesë të regjistruar. Pista kryesore është se ai nuk është vrarë në vendin ku u gjet, ndërsa dyshimet e deritanishme janë se ekzekutimi mund të ketë ndodhur në zonën e Venecias.
Sipas të dhënave paraprake, Hoti është qëlluar me një plumb në kokë. Pas krimit, trupi dyshohet se është transportuar me automjet dhe më pas makina është fundosur në lumin Tergola. Për të rindërtuar itinerarin e autorëve, Karabinierët po analizojnë pamjet e kamerave të sigurisë në San Giorgio delle Pertiche dhe zonat përreth. Në Camposampierese ka rreth 200 kamera dhe 50 sisteme për identifikimin e targave, të cilat mund të ndihmojnë hetuesit të përcaktojnë lëvizjet e automjetit.
Në fokus janë edhe kamerat e një mobilierie pranë vendit ku Fiat Bravo përfundoi në lumë. Paralelisht, po analizohen të dhënat e antenave telefonike të aktivizuara gjatë natës mes së hënës dhe së martës, kur dyshohet se trupi është transportuar dhe fshehur. Autoritetet nuk përjashtojnë mundësinë që në vrasje të kenë marrë pjesë disa persona. Një tjetër pistë që po verifikohet lidhet me aktivitetin e shpërndarjes së drogës në zonën e Miranos dhe kontaktet që viktima mund të ketë pasur me persona të përfshirë në këtë aktivitet.
Hetuesit po shqyrtojnë edhe një ngjarje të ndodhur në Mirano mes 30 qershorit dhe 1 korrikut, kur një tjetër shtetas shqiptar u qëllua me armë në shpatull teksa po kthehej në shtëpi me partneren. Për këtë sulm dyshohet se ishin përfshirë dy persona me origjinë shqiptare. Karabinierët po kthehen pas në pamjet e kamerave për të përcaktuar momentin kur automjeti ka mbërritur në zonë dhe nga cili drejtim. Dyshimi është se autorët e kanë studiuar paraprakisht vendin ku më pas fundosën makinën me trupin e pajetë të Hotit./Dosja.al
Foto Ilustruese BURREL- Një aksion është ndërmarrë mëngjesin e sotshëm në dy burgje në vend. Nga burime t...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama zhvilloi dje një mbledhje me ministrat dhe drejtuesit politikë të qarqeve, ku në fokus...
GREQI- Rreth 100 kilogramë kokainë janë sekuestruar në aeroportin e Athinës, pasi droga ishte fshehur në një ngarkesë ...
Foto Ilustruese TIRANË- Shqipëria po përballet me mungesë gjithnjë e më të theksuar të fuqisë punëtore p&...
Moti TIRANË- Moti sot vijon të jetë me të njëjtat kushte atmosferike. Sipas Meteoalb paraditja dhe pasditja do të j...
Pamje TIRANA- Protesta e 102-të është mbyllur për ditën e sotme, ndërsa protestuesit kanë thirrur nj&...
Pamje TIRANA- Protestuesit po vijojnë revoltën e tyre, ndërsa këtë herë janë ulur tek Kryqëzimi tek 21 Dhjetor...
Reportazhi TIRANA- Protesta qytetare në Tiranë ka rrëmbyer vëmendjen e mediave ndërkombëtare për qëndresën q&e...
Pamje TIRANA- Protestuesit po vijojnë revolën e tyre në kryeqytet, ndërsa këtë herë kanë shkuar tek Vasil Shan...
Pamje nga protesta para Kuvendit TIRANA- Protesta e qytetarëve shqiptarë të cilët po vijojnë revolën e tyre kundër qever...