30 November 2022, 13:42
Nga A.B
Verta Myrtaj
TIRANË- Ditën e sotme është kryer ceremonia e varrimit e shqiptares Vera Myrtajt. Të paktën 300 persona morën pjesë në varrimin e Verta Myrtajt, gruas shqiptare e cila u vra nga ish-bashkëshorti në shtëpinë e saj në Itali, 2 javë më parë.
37-vjeçarja u përcoll mes dhimbjes, nga dy vajzat e saj, familja e miq të shumtë. Mbi varrin e saj u vendosën kurora me lule e dedikime, ndërsa në një fotografi të Verës shkruhej: “Mendja kujton atë që zemra nuk harron”.

Në varrimin e shqiptares nuk mungoi as kryetarja e qytezës ku jetonte, ashtu sikurse edhe fqinje të saj. “Nuk mund të mos vinin. Duhet të bëjmë gjithçka që ngjarje të tilla të mos përsëritën”, u shprehën disa prej tyre.

Të dielën e 20 Nëntorit, 41-vjeçari Viron Karabollaj shkoi në shtëpinë e ish-bashkëshortes, me të cilën kishte dy vajza dhe e goditi atë për vdekje me thikë së bashku me partnerin e saj 23-vjeçar Flonino Mërkuri. Më pas, 41-vjeçari i dha fund jetës në magazinën ku punonte. Me Viron Karabollajn, Vera Myrtaj, e lindur në Vlorë kishte mbi 1 vit e divorcuar. Së bashku kishin ardhur nga Greqia në Itali prej 2015-s dhe ishin vendosur në banesën ku ndodhi tragjedia. Por me të ardhur në Itali, marrëdhënia e tyre u ftoh dhe Vironi ishte larguar nga shtëpia.
Prokurorët në Venecia thanë se ai e kishte planifikuar krimin, pasi nuk e pranonte lidhjen më shumë se 1 vjeçare të ish-bashkëshortes dhe nënës së fëmijëve të tij.
Burimi: Nuovavenezia.gelocal.it
verta myrtajt
Aktualitet
30 November 2022, 13:46
k.m.
Foto ilustruese
TIRANË- Shqipëria vijon të regjistrojë të njëjtin trend të shifrave të HIV/AIDS çdo vit.&nbs...
Aktualitet
30 November 2022, 13:36
k.m.
Foto ilustruese
TIRANË- Një ish oficer policie në Shqipëri vazhdon të jetë nën proces gjyqësor prej kohës...
Aktualitet
30 November 2022, 13:14
A.B
Van Rica dhe Kastriot Muka
TIRANË- Personi i cili u përfshi në konfliktin me armë zjarri në degën e Partisë Demokratike ...
Aktualitet
30 November 2022, 13:01
k.m.
Mark Steyn
BRITANI E MADHE- Mark Steyn ka dhënë mendimin e tij për atë që e ka cilësuar si 'pushtimin' e shqiptarëve t&...
Aktualitet
30 November 2022, 13:00
k.m.
Foto ilustruese
Zogaj, është vetëm 12 kilometra larg qytetit të Shkodrës dhe konsiderohet si një ndër fshatrat më t...
Aktualitet
30 November 2022, 12:53
A.B
Atalanta Pasko
TIRANË- Është ndarë nga jeta në moshën 71-vjeçare e bija e shkrimtarit Mitrush Kuteli, Atalanta Pasko. ...
Aktualitet
30 November 2022, 12:40
a.l
Policia e Durrësit
DURRËS- Policia ka vënë në pranga sot një 21- vjeçar i cili akuzohet për vjedhje. Në pran...
Aktualitet
30 November 2022, 12:09
A.B
Policia gjermane
TIRANË- Mario Muka është shqiptari i vrarë në Gjermani. 42-vjeçari rezulton të jetë pronar ...
Aktualitet
30 November 2022, 12:19
k.m.
Foto nga aksioni
DURRËS- Dy persona janë arrestuar ditën e sotme në Durrës pasi vinin baste sportive nëpërmjet laptopit ...
Aktualitet
30 November 2022, 11:57
A.B
Kontrollet
TIRANË- Policia Rrugore ka goditur raste të shkelësve të qarkullimit rrugor. Policia Rrugore e Tiranës ka goditur ...