LIVE UPDATES
Aktualitet

U zhvatën masivisht, zbulohet numri i pronave që iu morën ushtrisë

Kjo do të thotë, se pronat e shndërruara shpesh në karakatina, mund të rikthehen në efektivitet ushtarak. Nga bazat te industria. Por, një pjesë e madhe e atyre aseteve tashmë janë privatizuar përmes një procesi që i ka fillesat prej vitit 1994.

25 September 2024, 21:54 Nga E. D

U zhvatën masivisht, zbulohet numri i pronave që iu morën

TIRANË- Vitet e fundit, të gjitha vendet e NATO-s kanë nisur që të marrin masa për të zbatuar nenin 3 të Paktit të Atlantikut. Sipas këtij neni, çdo vend duhet të jetë i aftë vetë që të mbrohet deri në momentin që mbrijnë përfocimet nga NATO. Pra, Shqipëria duhet të jetë gati për çdo situatë njësoj si të ishte e vetme.

Kjo do të thotë, se pronat e shndërruara shpesh në karakatina, mund të rikthehen në efektivitet ushtarak. Nga bazat te industria. Por, një pjesë e madhe e atyre aseteve tashmë janë privatizuar përmes një procesi që i ka fillesat prej vitit 1994. Në atë kohë u la të mendohej se shumë nga këto prona po ju ktheheshin pronarëve dhe ish oficerëve. Por kjo nuk është e vërtetë.
Shtëpi oficerësh kishte në çdo qytet dhe ishin të ndërtuara në zona të zgjedhura.

Kjo bëri që të gjithë të kthenin sytë për zaptimin e tyre. Më të lakmuara u bënë pronat në bregdet, ku numëroheshin dhjetëra të tilla. Një pjesë e madhe e tyre janë humbur përfundimisht pasi janë legalizuar nën emrat e përvetësuesve. Në mjaft raste, ato janë shitur dhe rishitur.

Institucionet përkatëse nuk japin informcione të sakta sa i përket pronave të ushtrisë me justifikimin se janë informacione sekrete. Megjithatë sipas këtij dokumeti të publikuar nga Ministria e Mbrojtjes, plot 428 prona nuk janë më pjesë e Forcave të Armatosura. Disa prona të ushtrisë u dhanë ndër vite përmes formulës së njohur “Shqipëria 1 euro” që nisi me qeverinë e djathtë dhe vijoi me atë socialiste.

Përfituesit e këtyre kontratave numërohen me gishtat e dorës ku i njëjti biznesmen ka përfituar 2 apo më shumë nga këto prona. Kthimi i karakatinave në asete që punësojnë dhe gjenerojnë të ardhura për ekonominë është diçka pozitive, por, mënyrat e përfitimit dhe përqendrimi ngrenë mjaft pikpyetje. Nuk dihet nëse dhënia e atyre aseteve ka përmbushur pritshmëritë për punësim pasi ato kontrata nuk janë mbikqyrur. Pronat e dhëna tek privatët shtrihen në zonat më të lakmuara në Tiranë dhe në bregdet.

Por, nëse pronat e përvetësuara nga privatët mund të jenë zhvilluar duke punësuar njerëz, një pjesë e madhe e aseteve janë lënë në degradim dhe jashtë çdo kontrolli. Shpesh, ato janë përdorur nga krimi. Në vitin 2017, opozita akuzonte për përdorimin e tuneleve të ushtrisë për ruajtjen e drogës. Në fakt, në vitin 2023, në Krastë të Krujës, një tunel i ushtrisë që ishte jashtë kontrollit, përdorej për kultivimin e kanabisit përmes llampave.

Në atë operacion, u arrestuan edhe 2 punonjës të OSHE që dyshohej se ishin të implikuar për lidhjen e energjisë. Një tjetër rast skandaloz ishte zbulimi i 125 bimëve kanabis në një zonë të pyllëzuar brenda repartit ushtarak të Zall-Herrit, një territor që është ende bazë ushtarake. Në atë aktivitet, ishin përfshirë edhe njerëz me uniformë./Top Channel

nato ushtri

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin