Veliaj refuzon të operohet në Fier, kërkon ndërhyrjen në Tiranë: I jam drejtuar GJKKO-së, nuk ja besoj jetën Kryeministrit
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit 2...
Plagosja me thikë në Korçë/ 30-vjeçari jep dëshminë para policisë: Më sulmuan disa persona të panj...
“Më goditën në kokë dhe më shanin”/ 16-vjeçari tregon dhunën në polici: Më gjobitën 5 mi...
Pyetjes se pse i shiti 49% të aksioneve biznesmenit Ron Yeffet, Puca thotë se kjo u bë nga nevoja që kompania të rritej.
TIRANA- Pronarja e kompanisë TIMAK, Arjeta Puca ka mohuar akuzat e ish zv. kryeministrit Arben Ahmetaj për trafik armësh, duke thënë se nuk është aq e thjeshtë të thuash apo ngresh akuza për trafik armësh. Gjatë një interviste me gazetarin Blendi Fevziu, Puca foli për marrëdhënien e saj me biznesmenin amerikano-izraelit Ron Yeffet si dhe për partneritetin me kompaninë shtetërore KAYO.
Në lidhje me këtë Puca u shpreh se vendosi të bënte një partneritet me KAYO-n, pasi nevoitej një prodhim më i madh në Shqipëri, duke shtuar se vetë shteti ka nevojë për një kompani të tillë.
Pyetjes se pse i shiti 49% të aksioneve biznesmenit Ron Yeffet, Puca thotë se kjo u bë nga nevoja që kompania të rritej. Kjo duke theksuar se Ron Yeffet ka një background të madh, është biznesmen i njohur si dhe ka dhe certifikatat e sigurisë nga shtetet e Amerikës dhe vende të tjera ku punon.
Më tej, ajo tha se në të ardhmen kompania ka dëshirë të prodhojë pushkë, pistoletë, dronë made in Albania. Në fund, Puca tha se nuk ka një kërkesë nga Ukraina për ta pajisur me pajisje ushtarake, por shpreson që të ketë në të ardhmen.
Pjesë nga intervista
Puca: Ron Yeffet është ortaku im në Timak.
Fevziu: Përse vendose të bëje një partneritet me KAYO-n?
Puca: Ne kemi filluar si start up dhe kishim të nevojshme që të rrisim, të bëjmë një prodhim më të madh në Shqipëri, këtu nuk ekziston një kompani si e jona. Jemi të parët. Vetë shteti ka nevojë për një kompani të tillë.
Fevziu: Kush ua bëri ofertën për të bashkëpunuar?
Puca: Ishte bashkëbisedim. Edhe për ne ishte e rëndësishme që të kalonim në kapacitete më të larta.
Fevziu: Përse i shitët 49% të aksioneve Ron Yeffet?
Puca: Kishim qejf të rriteshim. Nuk kisha një njeri mbrapa që të ecja më shpejt si doja. Ron Yeffet ka një background të madh, është biznesmen i njohur. Ka dhe certifikatat e sigurisë nga shtetet e Amerikës dhe vende të tjera ku punon. Kemi qenë në një takim biznesmenësh edhe jemi njohur.
Fevziu: Si mund të vlejnë 49% të një kompanie që prodhon 500 dollarë?
Puca: Nuk është 500 dollarë. Në atë vit kisha marrë dividentin, është shitur si pjesa nominale, ndërkohë kemi një tjetër kontratë se sa investim do të bëjë ai në kompani. Është vlera 70 mln euro. Ka filluar ta bëjë këtë investim, madje ka sjellë shumë projekte të mëdha që deri në fund të vitit do të kalojmë në miliarda euro.
Fevziu: Ju duhet të plotësoni si Timak 15 mln euro që të filloni. Janë bërë 15 mln euro investim?
Puca: Ne e kemi filluar investimin. Do të plotësohet brenda 3 viteve, por edhe më shpejt.
Fevziu: KAYO në fillim kishte 45% të aksioneve te Timak Defence dhe me një vendim të rishikuar shkon në 20%. Ku shkuan këto 25%?
Puca: Ne kemi qejf të zgjerohemi dhe erdhëm me kërkesë për të bërë investim më të madh.
Fevziu: A mund të përdoret Timak Defence për të ambalazhuar, siç dilte në përgjim?
Puca: Nuk është aq e thjeshtë të thuash trafik armësh. Ne në të ardhmen kemi qejf të zgjerojmë gamën tonë dhe kemi qejf të prodhojmë pushkë, pistoletë, dronë made in Albania.
Fevziu: A keni kërkesë nga Ukraina për ta pajisur me pajisje ushtarake?
Puca: Jo, me Ukrainën jo. Aplikojmë, komunikojmë dhe shpresojmë që të kemi. Ne kemi biseduar me disa shtete afrikane. Prodhojmë makina të blinduara, makina policie, ambulanca.
Fevziu: A jeni ju në dijeni të përgjimit të Ron Yeffet në bisedime me një kompani ukrainase?
Puca: S’kam asnjë koment, se nuk është ndonjë përgjim legal apo prokurori. Nuk e di çfarë është dhe s’di çfarë të them. Të gjithë janë të mirëseardhur të vijnë të verifikojnë./Dosja.al
Arjeta Puca TIRANA- Sipërmarrësja dhe inxhinierja Arjeta Puca ka deklaruar se trafiku i armëve është akoma më i rreziksh...
Pamje TIRANA- Protestuesit kanë mbyllur fjalimet para Kryeministrisë dhe kanë nisur marshimin drejt sheshit Skënderbej. Të s...
Arvina Lleshi TIRANË- Aktivistja Arvina Lleshi e cila u përfshi ditën e protestës para Kuvendit në një incident ka tregu...
Sidorela Vatnikaj TIRANA- Aktivistja, Sidorela Vatnikaj ishte një nga folëset në protestën e ditës së sotme. Gjatë ...
Foto ilustruse Zhvilluesi amerikan i projekteve të LNG-së, Argent LNG, njoftoi të mërkurën se e ka nënshkruar një memora...
Pamje DURRËS- Banorët në zonën e Durrësit të Ri, në rrugën “Vllazërimi”, kanë zhvilluar ...
Protestuesi TIRANË- Një i moshuar i pranishëm gjatë protestës së ditës së sotme në Tiranë, ka marr&e...
Protestuesi TIRANË- Një qytetar pjesëmarrës në tubimin përballë Kryeministrisë ditën e sotme, ka marr&eum...
Protestuesi TIRANË- Protesta qytetare në Tiranë shënon sot 103 ditë revoltë kundër klasës politike. Gjatë tubi...
Pamje TIRANA- Një 12-vjeçar është një nga pjesëmarrësit në protesën e ditës së sotme. Gjat&eu...