Veliaj refuzon të operohet në Fier, kërkon ndërhyrjen në Tiranë: I jam drejtuar GJKKO-së, nuk ja besoj jetën Kryeministrit
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit 2...
Plagosja me thikë në Korçë/ 30-vjeçari jep dëshminë para policisë: Më sulmuan disa persona të panj...
“Më goditën në kokë dhe më shanin”/ 16-vjeçari tregon dhunën në polici: Më gjobitën 5 mi...
Gjatë kontrollit të një kontejneri me origjinë nga Brazili, i cili sipas dokumentacionit transportonte mish pule, policia konstatoi në kapakët e jashtëm të tij 37 paketime me kokainë.
DURRËS- 41 kg e 350 gramë kokainë janë kapur ditën e sotme në Portin e Durrësit gjatë kontrolleve në kontenier. Mësohet se droga e fortë është trafikuar nga Brazili me qëllim futjen në tregun shqiptar. Gjatë kontrollit të një kontejneri me origjinë nga Brazili, i cili sipas dokumentacionit transportonte mish pule, policia konstatoi në kapakët e jashtëm të tij 37 paketime me kokainë.
Vlera në treg e kokainës së kapur mësohet se arrin rreth 2 milion euro. Ky është rasti i tretë i tentativës për futjen e lëndëve narkotike në Shqipëri përmes Portit të Durrësit brenda një muaji.
Njoftimi i Policisë:
Port, Durrës/ Goditet një rast i trafikimit të kokainës nga Brazili drejt Shqipërisë. Brenda një muaji goditen 3 raste të tentativës për të futur lëndë narkotike në Shqipëri, nëpërmjet Portit të Durrësit. Në kuadër të operacionit policor të koduar “Anchor 3”, sekuestrohen 41 kg e 350 gramë kokainë, me vlerë tregu rreth 2 milionë euro. Operacioni u zhvillua nga Sektori për Hetimin e Narkotikëve i DVP Durrës, në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Durrës dhe strukturat doganore të Portit të Durrësit, në kuadër të hetimeve për një rast të trafikimit të lëndëve narkotike.
Në Portin e Durrësit, shërbimet e Policisë kryen kontroll të imtësishëm në një kontejner me origjinë nga Brazili, i cili, sipas dokumentacionit, transportonte mish pule. Gjatë kontrollit të kontejnerit, në kapakët e jashtëm të tij u konstatuan 37 paketime me lëndë të dyshuar narkotike kokainë. Sasia totale e lëndës së dyshuar narkotike rezultoi 41 kg e 350 gramë, ndërsa vlera e saj përllogaritet rreth 2 milionë euro.
Strukturat hetimore të DVP Durrës vijojnë veprimet për dokumentimin e plotë ligjor të rastit, përcaktimin e origjinës dhe destinacionit të lëndës narkotike, si dhe identifikimin dhe kapjen e shtetasve të përfshirë në këtë veprimtari kriminale. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme./Dosja.al
Foto ilustruse PEQIN- Një aksident tragjik ka ndodhur në Peqin, ku një automjet tip “Audi” ka përplasur një ...
Zegjine Çaushi ROSKOVEC- Daja i deputetes socialiste Zegjine Çaushi është arrestuar pasi ka plagosur me drapër ish-v...
Luxair 29 Mars 2027 do të shënojë nisjen e fluturimeve dy herë në javë midis Tiranës dhe Luksemburgut, përkatë...
Pamje nga protesta TIRANA- Policia ka bëre me dije se pas protestës së qytetarëve te Zogi i Zi, janë proceduar penalisht 20 pjes&e...
Dhunmi TIRANË- Një protestë është zhvilluar ditën e sotme në zonën e Zogut të Zi në Tiranë. Disa pro...
Pamje TIRANA- Protesta në zonës e Zogut të Zi e cila u zhvillua ditën e sotme nga një grup protestuesish u shoqërua me tensio...
Pamje TIRANA- Një grup protestuesish zhvilluan ditën e sotme një protestë në zonën e Zogut të Zi, duke e bllokuar at&eum...
Foto ilustruse ANGLI- Një trafikant droge me origjinë shqiptare i ka shpëtuar burgut pasi një gjyqtar mori në konsideratë...
Shkolla "Emin Duraku" TIRANA- Një telefonatë anonime ka alarmuar policinë e Tiranës, në të cilën thuhej se një...
Foto ilustruse VLORA- Ditën e sotme ka nisur viti i ri shkollor 2026-2027, ndërsa në ZVA bashkia Vlorë-Himarë do të ulen...