Veliaj refuzon të operohet në Fier, kërkon ndërhyrjen në Tiranë: I jam drejtuar GJKKO-së, nuk ja besoj jetën Kryeministrit
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit 2...
Plagosja me thikë në Korçë/ 30-vjeçari jep dëshminë para policisë: Më sulmuan disa persona të panj...
“Më goditën në kokë dhe më shanin”/ 16-vjeçari tregon dhunën në polici: Më gjobitën 5 mi...
Sipas njoftimit, në fokus janë kontrollet për armëmbajtje pa leje, lëndët narkotike, kontrolli i mjeteve luksoze dhe ato të blinduara, automjetet me xhama të errësuar tej normave të lejuara etj.
TIRANË- Forcat e Posaçme Shqiponja dhe Forcat e Posaçme Operacionale kanë ndërmarrë një nismë në bashkëpunim me Policinë Rrugore e cila synon kontrollin në terren, për goditjen e veprimeve të paligjshme nga qytetarët.
Sipas njoftimit, në fokus janë kontrollet për armëmbajtje pa leje, lëndët narkotike, kontrolli i mjeteve luksoze dhe ato të blinduara, automjetet me xhama të errësuar tej normave të lejuara etj.
Nga kontrollet e kryera në mënyrë të papritur në akset kryesore rrugore, policia ka konstatuar 82 shtetas me precedentë kriminal në fusha të ndryshme, 11 automjeteve luksoze iu janë hequr xhamat e errësuar, si dhe gjashtë persona janë shoqëruar në komisariat pasi gjatë kontrolleve janë kapur me lëndë narkotike.
Kontrollet pritet të vazhdojnë në mënyrë të pandërprerë, ku asnjë shkelës i ligjit nuk do të tolerohet, teksa i gjithë qëllimi i kësaj nisme është siguria për qytetarët.
Njoftimi:
"Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë
Kontrolle intensive në terren për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërive, si dhe për rritjen e parametrave të sigurisë.
Forca e Posaçme Operacionale dhe Forca e Posaçme “Shqiponja”, në bashkëpunim me shërbimet e Policisë Rrugore, kanë intensifikuar kontrollet në terren, me fokus evidentimin e armëmbajtjes pa leje, posedimit të lëndëve narkotike, kapjen e personave në kërkim, si dhe kontrollin e mjeteve luksoze, mjeteve të blinduara, automjeteve me xhama të errësuar tej normave të lejuara, përfshirë edhe xhamin e përparmë, si dhe të mjeteve me modifikime që shkaktojnë zhurma shqetësuese në qytet. Sekuestrohen armë të ftohta dhe lëndë narkotike.
Në kuadër të planit të masave për rritjen e parametrave të sigurisë, parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, shërbimet e Forcës së Posaçme Operacionale dhe Forcës së Posaçme “Shqiponja”, në bashkëpunim me shërbimet e Policisë Rrugore, kanë zhvilluar kontrolle të befasishme në akset kryesore rrugore dhe në zona të ndryshme të Tiranës.
Si rezultat i kontrolleve:
janë kontrolluar dhe verifikuar 61 automjete luksoze;
janë verifikuar 82 shtetas me precedentë kriminalë në fusha të ndryshme;
11 automjeteve luksoze iu janë hequr xhamat e errësuar, në kundërshtim me dispozitat e Kodit Rrugor;
janë konstatuar dhe hequr 61 xhama të errësuar, një pjesë e tyre në xhamin e përparmë, në kundërshtim me dispozitat e Kodit Rrugor;
janë shoqëruar 5 automjete në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, për verifikime të mëtejshme, njëri prej tyre mjet i blinduar;
janë shoqëruar 6 shtetas, pasi gjatë kontrolleve u janë gjetur lëndë narkotike, shkopinj bejsbolli, shkopinj metalikë, si dhe është konstatuar një drejtues automjeti në gjendje të dehur.
Kontrollet do të vijojnë në mënyrë të pandërprerë, me tolerancë zero ndaj çdo shkeljeje të ligjit, me qëllim garantimin e rendit dhe sigurisë publike, si dhe rritjen e sigurisë për qytetarët."/Dosja.al
Vlore TIRANË- Shqipëria është përfshirë në listën e vendeve që rekomandohet për pensionistët amerika...
Policia VLORË- Policia ka zhvilluar dy operacione në Vlorë dhe Sarandë, ku ka goditur raste të armëmbajtjes pa leje dhe shp&e...
KOSOVË- Mbi 27 vjet pas një prej krimeve më të rënda të luftës në Kosovë, ka nisur gjyqi ndaj ish-zyrtarëve ...
Patosi FIER- Anëtari i Këshillit Bashkiak socialist të Patosit Armand Ahmeti ka dalë publikisht kundër propozimit të Reform&e...
Protesta dhe Rama TIRANË- Ditën e sotme do të zhvillohet protesta e 63-të e qytetarëve shqiptarë, të cilët kan...
Policia VLORË- Një person është arrestuar mbrëmjen e djeshme nga Policia e Vlorës, pasi dyshohet se qarkullonte me armë ...
TIRANË- Dita e sotme do të ketë temperaturat më të larta të javës. Do të vijojë ndikimi i masave ajrore të q...
Gërmime në fshatin Kalluder në Zubin Potok Policia e Kosovës tha se ka bastisur shtëpinë e M.J në Zubin Potok dhe ka gje...
Qyteti i Kralevës Në Kralevë, në Serbinë qendrore, është arrestuar R.T. (1980) nga Istogu i Kosovës, nën dyshi...
Foto ilustruse TEPELENË- Një sherr masiv ka ndodhur dje mes disa personeve në Tepelenë, pranë një lokali, ku si pas...