"Të relaksohemi"/ Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund, por ne i vlerë...
Aktualitet
VIDEO-Pas reshjeve të shiut, Kukësi përfshihet nga mjegulla e dendur
Fenomeni i mjegullës ka përfshirë edhe një pjesë të gjatësisë së “Rrugës së Kombit”, pikërisht nga segmenti Kolsh-Pobreg.
1 November 2023, 09:00Nga r.ll
mjegulla ne kukes
KUKËS- Mëngjesin e sotëm qyteti i Kukësit është zgjuar me mjegull të dendur, pas reshjeve të shiut të rëna gjatë natës
Për shkak të dendësisë së lartë, mjegulla ka zvogëluar fushë-pamjen dhe për pasojë edhe lëvizjen e qytetarëve në kalimin e rrugëve por edhe drejtuesve të automjeteve.
Fenomeni i mjegullës ka përfshirë edhe një pjesë të gjatësisë së “Rrugës së Kombit”, pikërisht nga segmenti Kolsh-Pobreg.
Mjegulla e dendur ka detyruar drejtuesit e automjeteve në këtë arterie të rëndësishme të ulin shpejtësinë e mjetit, përdorimin e dritave të mjegullës dhe rritjen e vegjilencës gjatë drejtimit për shkak të kufizimit të fush-pamjes deri në 30-40 metra.
Muajit nëntor, dhjetor e janar në Kukës karakterizohen me prani të fenomenit të mjegullës së dendur, kryesishtë në pjesën e parë të ditës.