"Të relaksohemi"/ Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund, por ne i vlerë...
Aktualitet
VIDEO/ Protesta në Poliçan kundër Reformës Territoriale, momenti kur socialistët djegin kartat e anëtarësisë
Gjatë protestës, banorët u shprehën se Poliçani duhet të vijojë të jetë bashki më vete, duke theksuar se çdo ndryshim i statusit të saj do të ndikojë te e ardhmja e qytetit dhe e brezave të rinj. Po ashtu banorët kanë firmosur një peticion për të kërkuar që Bashkia e Poliçanit të mos preket nga Reforma Territoriale.
30 July 2026, 21:27Nga E. D
pamjet
POLIÇAN- Banorët e Poliçanit i kanë vënë flakën kartave të anëtarësisë gjatë portestës së sotme kundër Reformës Territoriale. Qytetarët kanë kundërshtuar planit për shkrirjen e bashkisë së tyre në kuadër të Reformës Administrativo-Territoriale 2.0.
"Digjini kartat e teserat e partisë. Ne nuk ekzistojmë më...po na shkrijnë," dëgjojen të thonë banorët në kor.
Gjatë protestës, banorët u shprehën se Poliçani duhet të vijojë të jetë bashki më vete, duke theksuar se çdo ndryshim i statusit të saj do të ndikojë te e ardhmja e qytetit dhe e brezave të rinj. Po ashtu banorët kanë firmosur një peticion për të kërkuar që Bashkia e Poliçanit të mos preket nga Reforma Territoriale.
“Poliçani nuk preket”, “Mos na vrisni të ardhmen”, “Harram i paçi votat e Poliçanit”, “Deputetë dele, mos e votoni reformën”, ishin disa nga mesazhet e shkruara në pankartat e protestuesve.
Pas ngritjes së qytetarëve në portestë, kryetari i PS të Poliçanit, Erion Zylyftari, ka dhënë publikisht dorëheqjen. Zylyftari e ka dhënë dorëheqjen teksa po fliste në protestën ku ndodheshin dhjetëra qytetarë për të kundërshtuar planit për shkrirjen e bashkisë së tyre. Zylyftari u shpreh se vendimi për prekjen e Bashkisë së Poliçanit është një padrejtësi dhe një turp i madh ndaj qytetarëve të këtij qyteti./Dosja.al