Veliaj refuzon të operohet në Fier, kërkon ndërhyrjen në Tiranë: I jam drejtuar GJKKO-së, nuk ja besoj jetën Kryeministrit
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit 2...
Plagosja me thikë në Korçë/ 30-vjeçari jep dëshminë para policisë: Më sulmuan disa persona të panj...
“Më goditën në kokë dhe më shanin”/ 16-vjeçari tregon dhunën në polici: Më gjobitën 5 mi...
Sipas njoftimit të Policisë, në total u sekuestruan 798 steka cigare pa pullë fiskale, të cilat ishin fshehur në një automjet dhe në ambientet e një trageti.
DURRËS- Policia e Durrësit finalizoi me sukses operacionin e koduar “Trageti”, duke goditur dy raste të kontrabandës së cigareve në Portin e Durrësit. Sipas njoftimit të Policisë, në total u sekuestruan 798 steka cigare pa pullë fiskale, të cilat ishin fshehur në një automjet dhe në ambientet e një trageti.
Gjatë kontrollit të automjetit u arrestua 34-vjeçari E. B., i cili kishte fshehur 548 steka cigare. Kontrolli i mëvonshëm në banesën e tij çoi në zbulimin dhe sekuestrimin e një arme zjarri automatike tip AK-47.
Në vijim të operacionit, policia gjeti edhe 250 steka cigare të tjera të fshehura në ambientet e hotelerisë së tragetit. Për këtë rast u procedua penalisht përgjegjësi i hotelerisë, shtetasi E. S., për veprën penale të kontrabandës.
Njoftimi i policisë:
"Goditen dy raste të tentativës për të futur kontrabandë qindra steka cigare. Vihet në pranga një shtetas që tentoi të fuste 548 steka cigare kontrabandë nëpërmjet Portit të Durrësit.
Gjatë kontrollit në banesën e këtij shtetasi, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan një armë zjarri automatike AK-47. Procedohet penalisht edhe përgjegjësi i hotelerisë së tragetit, i cili kishte fshehur në ambientet e hotelerisë së tragetit edhe 250 steka cigare. Sekuestrohen gjithsej 798 steka cigare, një armë zjarri, një automjet dhe dy celularë.
Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kontrabandës së mallrave që paguajnë akcizë, Drejtoria Vendore për Kufirin dhe Migracionin Durrës, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin Ekonomik dhe Financiar në DVP Durrës dhe autoritetet doganore, finalizoi operacionin policor të koduar “Trageti”.
Bazuar në informacionet e siguruara se në një automjet mund të kishte qindra steka cigare me qëllim futjen kontrabandë në Shqipëri, shërbimet e Policisë kaluan për kontroll në vijën e dytë një automjet me drejtues shtetasin E. B. Gjatë kontrollit në automjet u gjetën 548 steka me paketa cigare pa pullë fiskale, të padeklaruara pranë autoriteteve doganore dhe policore, si dhe pa dokumentacion shoqërues.
Në vijim të veprimeve, nga shërbimet e DVP Durrës u ushtrua kontroll në banesën e shtetasit E. B., ku u gjet dhe u sekuestrua një armë zjarri automatike AK-47. Nën drejtimin e Prokurorisë së Durrësit, kontrolli vijoi edhe në brendësi të tragetit, ku në ambientet e hotelerisë së një trageti u gjetën të fshehura 250 steka me paketa cigare, me qëllim futjen kontrabandë në Shqipëri, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Në përfundim të veprimeve të para hetimore, u bë arrestimi në flagrancë, për veprat penale “Kontrabanda me mallra që paguhet akcizë” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, i shtetasit E. B., 34 vjeç, banues në Durrës.
Gjithashtu, u procedua penalisht për veprën penale “Kontrabanda me mallra për të cilat paguhet akcizë” përgjegjësi i hotelerisë së tragetit, shtetasi E. S., 34 vjeç, banues në Durrës. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.", njofton Policia./Dosja.al
Foto ilustruese TIRANË- Përveç sektorit të ndërtimit në zona elitare si në Tiranë dhe bregdetin shqiptar, or...
Elvis Koçi KSAMIL- Është arrestuar Elvis Koçi, i njohur ndryshe si Elvis Çaushllari ose “Vis Korçari...
foto ilustuese TIRANË- Vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga masa të nxehta ajrore gjatë kësaj të ...
LUSHNJË- Policia ka identifikuar 37-vjeçarin Taulant Veliu, si viktimën e aksidentit të ndodhur mesnatën e së shtunës n&e...
Policia e Shtetit RROGOZHINË- Një ngjarje e rëndë ka tronditur mbrëmjen e së shtunës qytetin e Rrogozhinës, ku...
pamje nga protesta TIRANË- Kampioni i atletikës, David Nikoll ka denoncuar publikisht largimin e tij nga puna pas pjesëmarrjes n...
TIRANË- Mëngjesi i sotëm ka sjellë tension në Bulevard, ku forcat e Policisë kanë ndërhyrë përballë pro...
TIRANË- Prej gjashtë vitesh, ndërtuesit janë të detyruar të sigurojnë objektet për dëmet që mund të...
TIRANË- Sigurimi i përgjegjësisë së ndërtuesit nuk është detyrim vetëm për objektet rezidenciale dhe nd...
TIRANË- Pas protestës së 21-të mbrëmjen e shkuar, një grup protestuesish kanë vendosur ta kalojnë natë...