LIVE UPDATES
Aktualitet

VIDEO/ “Shit viagra”, inspektorët e barnave zhvasin farmacistin, i mësojnë SKEMËN: Mbaji Për përdorim vetjak o vëlla, ja si vilet ryshfeti

Luan Cici njëri nga inspektorët tregon mënyrën, sesi piketohen farmacitë dhe si “vilet” ryshfeti. Ai thotë se sado i rregullt të jesh mund të gjenden kleçka për t’u gjobitur nëse nuk paguan.

25 January 2023, 21:15 Nga DOSJA
VIDEO/ “Shit viagra”, inspektorët e barnave zhvasin
Emisioni Stop

TIRANË- Në redaksinë e emisionit investigativ “Stop” në Tv Klan ka denoncuar një farmacist i ri i cili tregon se në 27 Dhjetor, një ditë pasi hapi në mënyrë të rregullt farmacinë e tij, u përball me një kontroll të stisur nga dy inspektorë të Agjensisë së Barnave. Ata inskenuan disa shkelje dhe i thane se do të gjobitej me 4 milionë Lekë të vjetra. Nëse nuk donte të paguante kaq para, mund të mjaftoheshin duke u dhënë atyre nën dorë 1 milionë Lekë.

Denoncuesi: Më 27 Dhjetor 2022, inspektimi që i bënë farmacisë time dukej kokë e kohë që ishte i organizuar, dirigjohej me telefon nga dikush tjetër në zyrë që i kërkonte të bëntë këtë e atë. Një inspektor dhe grupi i inspektimit duhet të jetë i pavarur dhe autonom, erdhi me një vrull, me një lloj arrogance të paparë, më kthen përmbys të gjithë farmacinë duke u munduar që të kapen kleçka. Ato kaluan direkt në gjoba super të mëdha, praktikisht 400 mijë Lekë të reja. Dukej se ishte tendenca e tipit “mund të mos rrënohesh me 400 mijë Lekë të reja, por mund të paguash një gjobë tek ne. Mua 400 mijë Lekë të reja më kushton i gjithë biznesi.

Gazetari: Atëherë, sa duhej të paguaje?

Denoncuesi: 100 mijë Lekë të reja se tha janë për mua, për kolegun dhe për atë që kam sipër.

Gazetari: Me personin që fliste në telefon?

Denoncuesi: Po, një person që e udhëzonte gjatë gjithë kohës, merri këtë, bëji atë. Ishte gjithçka një krim. Mendova që të paktën personalisht që ka ardhur momenti t’i dal për zot punës, mundit dhe djerës time. Vijnë dhe godasin punën e ndershme të disa farmacistëve të rinj që kanë hequr dynjanë për të mbërritur në një farmaci të vogël fare.

Luan Cici njëri nga inspektorët tregon mënyrën, sesi piketohen farmacitë dhe si “vilet” ryshfeti. Ai thotë se sado i rregullt të jesh mund të gjenden kleçka për t’u gjobitur nëse nuk paguan.

Inspektori Luan Cici: Është plan mujor. Në plan mujor ne dalim çdo muaj, në Tiranë, në rrethe. Ne jemi në gjithë Shqipërinë, o vëlla. Ti s’ke pas ndonjë herë kontroll, prandaj s’e ke idenë, si funksionon si duket?!

Inspektori Luan Cici: S’ke pas asnjëherë, prandaj s’e di si funksionon. Farmacia është objekt kontrolli dy herë në vit për Agjensinë, se unë jam njerëzor në radhë të parë, s’jam si të gjithë aty. Aty të tjerët përshembull, vijnë të hapin recetat, të bëjnë inventar, se s’ta bëra, se s’desha ta bëja atë ditë me të rënduar edhe më shumë. Marr 4 lloj barnash dhe të them faturën hyrëse.

Farmacisti: Që domethënë me pak fjalë, domethënë me tu vu..

Inspektori Luan Cici: Me tu vu, e merr gjobën shoku.

Farmacisti: Të jesh më e mira farmaci, nuk bën vaki.

Inspektori Luan Cici: Për dy vjet e sigurtë, që e merr. Për 6 muaj ndoshta jo.

Farmacisti: Tani, juve e patë vetë, unë i ri, farmaci e re, po jo direkt me goditje.

Inspektori Luan Cici: Po pra farmaci e re. Po ne na thonë për dy vjet, kaq i rregullt paska qënë ky?! Ia kontrolluat mirë të gjitha recetat, të gjitha faturat hyrëse? Paska shit të gjitha barnat me recetë ky? Minimalisht do ta vesh gjobën 1 milionë thonë. Kupton?

Farmacisti: Do e vendosësh me se s’bën!

Inspektori Luan Cici: Dhe ne e gjejmë në këtë formë, gjuhën, aty të zyra, është çun i mirë, na ka vlerësu. Urdhëro! Kaq!

Inspektori Luan Cici: Kaq pra! Ose do ia vemë, ose do e mbyllim këtu! Kupton?

Pak ditë më pas, në 8 Janar 2023, Luan Cici dhe Armando Luka shkojnë sërish në farmacinë e denoncuesit, ku në një kthinë marrin këstin e parë të ryshfetit prej 300 mijë Lekësh të vjetra.

Inspektori Luan Cici: Hiç mo burrë, mirë…

Farmacisti: Çfarë bëhet ndonjë gjë? Tani atë muhabetin tonë…mbaroi?

Inspektori Luan Cici: Të erdhën letrat? S’kanë ardhur letrat. Do të vijnë me postë. Ja ta tregoj unë, se e ke merak ndoshta ti. Mbaroi që atë ditë ajo, mbaroi që atë ditë, ta tregova vëlla atë ditë. Harrove? Prit, prit, se ta hap unë! Do të vijnë letrat me postë. Proçedurën ne e mbyllim në moment, nuk e bëjmë dot më mbrapa. Kupton? Vendim përfundimtar, vendim administrativ, nuk ka! Nuk ka, nuk ka. T’i tregova atë ditë unë këto.

Farmacisti: Unë do të jap njëherë 300 tani, 300 pas 4-5 ditësh, se pastaj zgjatemi në kohë! Mos takohemi 100 herë dhe pastaj një këst sa të paguaj qiranë, kam të tjera gjëra! Këto gjërat e tjera i di ti tani! Mos rri të merrem unë, jo ti, jo ti.

Inspektori Luan Cici: Mirë, mirë mos e çaj kokën, se e dimë vetë këtë punë. Ne kemi thënë mos kemi probleme nga puna për veten tonë. Thjesht kur t’i bësh, merr në telefon “hajde pimë një kafe”!

Farmacisti: 200, 1,2,3,4,5 pa numëroji njëherë! 300! Numëroji!

Inspektori Luan Cici: Po s’ka problem ai muhabet, po hajt ore burrë jemi patriota!

Farmacisti: Patriota jemi, po për patriota s’duhet të ma kishe bërë këtë gjë!

Inspektori Luan Cici: Kë këtë gjë? Të iki nga puna unë?

Farmacisti: Po duhet ta kishe mbyllur dhe ku që për Vit të Ri, o burrë?

Inspektori Luan Cici: Po s’ka lidhje për vit të ri, është plan mujor. Rastisi në Dhjetor.

Farmacisti: Po pse të iki nga puna unë?

Inspektori Luan Cici: Na kërkojnë llogari, mo vëlla!

Farmacisti: Flasim edhe për pjesën tjetër, pjesa pak a shumë një javë, se është dhe qiraja.

Inspektori Luan Cici: S’ka gjë!

Farmacisti: Pastaj likuidohemi total!

Inspektori Luan Cici: Jo mo, kur t’i kesh, më merr në telefon! Mirë?

Farmacisti: Mos të flas më me Armandon?

Inspketori Luan Cici: Jo mo njësoj, ishim bashkë, s’kemi mbaruar akoma.

Farmacisti: Po pse ikën ai ashtu, çfarë halli ka?

Inspektori Luan Cici: Po ku e di unë çfarë pati! Ku di gjo, unë! Është pak tip kështu, si skuth, ka frikë. A kupton?

Farmacisti: Po, po e kuptoj! Normal!

Inspektori Luan Cici: Kurse ne dolëm patriotë!

5 ditë më pas, Armando Luka merr tek farmacisti këstin e dytë prej300 mijë Lekësh të tjera.

Inspektori Armando Luka: Çfarë bërë? Si je? Si ke qenë? Jo mo, ja është një kolegu i joni. A u lodhe? Ke bërë lëvizje?

Farmacisti: Hajde nga njëçikë! Pse nuk erdhi ai? I do kështu të trasha?

Inspektori Armando Luka: Hajde, mo burrë, çfarë janë këto muhabete?!

Farmacisti: 1,2,3,4,5,6 copë në rregull! Çfarë desha unë të pyesja një gjë, tani edhe 300 këtu tani. Ta mbyllim këtu?

Inspektori Armando Luka: Po, po i them unë atij se s’e di, çfarë ka folur se do i them atij mos e vrit mendjen!

Farmacisti: 300 i mori para ai (Luani) tani edhe 300, se çfarë më ngatërroi ai shefi, tani, se mos..?!

Ndërsa Luan Cici shpjegon sesi funksionon rrjeti i gjobaxhinjve të farmacive, në mënyrë që të shmanget hyrja e Krimit Ekonomik.

Inspektori Luan Cici: Në qoftë se unë do marr vesh diçka, kur të vijë koha pas një viti, a sa mund të jetë, unë kam atë që të bëj një takim me ty, një takim një kafe për të pirë një kafe me ty, me të thënë paraprakisht që mos të kapet njeri për 4-5 receta.

Farmacisti: Se për çdo gjë mund të kapen!

Inspektori Luan Cici: Janë tipa ore, kapen me XX. Pse e ke shit XX? A e kupton? Janë shoqëruar nga Krimi Ekonomik kur kemi qenë bashkë me ta.

Farmacisti: Ishalla nuk më kapin!

Inspektori Luan Cici: Jo, ti thjesht mundohu të mbash për përdorim vetjak o vëlla. E kam për vete se në xhep nuk ta merr njeri ty në xhep. Çfarë ke që mendon gjatë ditës, ato të pleqve “viagrat” në xhep, o vëlla!

Inspektori Luan Cici: Se e shet mo, sa e shet 8 mijë lekë copa, 10 mjë copa.

Farmacisti: Nuk merrem fare, s’du me ia dit fare!

Inspektori Luan Cici: 10 mijë lekë në ditë i shton fitim neto.

Farmacisti: Nuk merrem fare, s’dua të ia dit fare! Më kupton? Është stres dhe mu për Vit të Ri.

Inspektori Luan Cici: Po nuk është stres! Stres është të kishe përfunduar me masë ti mo vëlla, se çohet relacioni tek Krimi Ekonomik. Siç kanë shkuar kolegë të tjerë, kanë shkuar, i është gjetur qesja. Kaq! Çfarë të bëjmë ne? Qesja kaq me kontrabandë farmacie, kaq mo kaq! Ka shku, do thuash ti s’ka qëndruar brenda, po stres a e kanë kriju stresin? Kanë paguar një 5-she në dorë aty me dal jashtë. A i ke pa lajmet ti, kur ikën këta të Depove që i arrestuan?!

Inspektori Luan Cici: Po kështu pra ishte. Ia gjetën tek farmacia e vet. A e kupton? I morën, i shoqëruan, i morën edhe ndonjë Lekë. Po qëndruar tre ditë ato, të premte, të shtunë, të dielë, ndejtën brenda. Me X me atë të X, të gjithë këto e provuan njëherë. Pse? Se i mbajnë hashiqare. Thjesht ato janë pisa, Krimi Ekonomik janë pisa. Nuk të njohin. A e kupton?

Në fund të emisionit, gazetari Saimir Kodra ka bërë të ditur se kjo çështje është pjesë e Prokurorisë së Posaçme SPAK.

Saimir Kodra: Çështja që sapo trajtuam është pjesë e Prokurorisë së Posaçme SPAK, e cila do të kryejë të gjitha veprimet e duhura, falë bashkëpunëtorit e agjentëve tanë. Falenderoj kreun e SPAK, Altin Dumanin, prokurorin e çështjes, oficerin e Policisë Gjyqësore dhe të gjithë ata që mundësuan që këta 2 njerëz dhe jo vetëm, gjithë sistemi zinxhir të dalë para drejtësisë.

Marrë nga tvklan.al

emisioni stop luan cici

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin