LIVE UPDATES
Aktualitet

VIDEO-Skandal/ Prindërit shesin 5000 euro fëmijën në barkun e nënës. Babai nga Durrësi bën pazaret: Bëj ç’të duash me beben, s’më intereson!

Emre dhe Rexhina janë takuar në një lokal në hyrje të Durrësit. Gjatë bisedës Emre Nuredini shprehet se “kam gruan 5 muajshe shtatëzën, por akoma nuk e dimë gjininë e fëmijës”. Madje sipas tij ai ishte nisur ditën që takoi gazetarët për të bërë edhe Eko-n për të mësuar gjininë e fëmijës.

6 February 2023, 21:16 Nga DOSJA
VIDEO-Skandal/ Prindërit shesin 5000 euro fëmijën në barkun
Babai i fëmijës

DURRËS- Shitja e fëmijëve,duket se është kthyer në një “biznes” fitimprurës tek një familje në Durrës. Një baba 27 vjeçar së bashku me bashkëshorten e tij, kanë nxjerrë në shitje fëmijën e gjashtë edhe pse ai nuk ka ardhur akoma në jetë dhe i duhen dy muaj për të lindur. Ngjarja tragjike është denoncuar mbrëmjen e së hënës nga gazetarët e emisionit “Fiks fare” të cilët pasi kanë mësuar se Emre Nuredini, kërkonte të shiste fëmijën që bashkëshortja e tij mbante, kanë kontaktuar menjëherë me të. Fiksi ka  realizuar bisedat me bashkëshortët dhe denoncuar skandalin e radhës me shitjen e fëmijëve.  Emre Nuredini, është 27 vjeç me origjinë nga Elbasani. Pas martesës ai ka qëndruar disa vite në Tiranë, ku edhe është dënuar me burg për vepra penale të ndryshme. Aktualisht ai sëbashku me bashkëshorten e tij Rexhina Nuredini banon në Shkozet Durrës. Familja Nuredini kanë pesë fëmijë dhe presin fëmijën e gjashtë të cilin e kanë nxjerr në shitje.

Në takimin e parë me gazetarët e “Fiks Fare “ Emre dhe Rexhina janë takuar në një lokal në hyrje të Durrësit. Gjatë bisedës Emre Nuredini shprehet se “kam gruan 5 muajshe shtatëzën, por akoma nuk e dimë gjininë e fëmijës”. Madje sipas tij ai ishte nisur ditën që takoi gazetarët për të bërë edhe Eko-n për të mësuar gjininë e fëmijës. Por edhe pse nuk ka asnjë informacion mbi gjendjen dhe gjininë e fëmijës në barkun e nënës, ata janë të gatshëm ta shesin. Në prani edhe të bashkëshortes Emre bën pazar me gazetarët e Fiksit duke i kërkuar 5000 euro për fëmijën e palindur ende. “Nëse bini dakord çdo vizitë që do kryhet do jeni të pranishëm” shprehet babai shitës.

Emre gjithashtu sqaron gjithë procedurën që do ndiqej derisa të lindë fëmija. ” Në momentin që gruaja do lindë ti do jesh në spital i pranishëm dhe gruaja ime do thojë që këtë fëmi ia fal motrës, edhe unë do them që ia fal kunatës dhe pastaj ti bën regjistrimin mbi vete të fëmijës” sqaron Emre. ” Pasi të bëj ekon se ça e ka djalë a vajzë, në momentin që gruaja ime do ketë dhimbje unë do të njoftoj po është keq. Gjatë kësaj kohe do rrimë në kontakt një herë në javë o do më marrësh o do të marr në telefon” i drejtohet ai gazetarëve.

Në këto kushte gazetarët e Fiksit të  shtirur si blerës të mundshëm i kërkojnë të dinë edhe mendimin e nënës biologjike që e mban në bark nëse është dakord me shitjen e fëmijës, ajo pohon pa hezituar.” Në maternitet pasi të lindi ne nuk kemi më punë, gruaja ime as gji nuk do i japi do t’i dilni vetë për zot. Mua do më paguani 5000 euro dhe asnjë fjalë lart e poshtë. Se çfarë bëni ju pastaj është puna juaj bashkë të mos kemi më llafe” shpjegon Emre. Pas takimit të parë Emre Nuredini, bëhet dhe takimi i dytë. Kësaj radhe Emre fillimisht u afron gazetarëve fëmijën që kushërira e tij e kishte lindur një javë më parë dhe e kishte lënë në maternitet në Tiranë. Por gazetarët insistuan për të parë gjendjen e fëmijës që priste gruaja e tij  dhe gjininë në eko.  Por  Emre gjithnjë kërkonte një sasi lekësh për t’i dhënë para se bashkëshortja e tij të linde si paradhënie për të krijuar më shumë besim tek ‘blerësit’. Gjatë bisedës ai tregon se në rrethin e tij familjarë këtë gjë e kanë bërë edhe njerëz të tjerë, pra shitjen e fëmijevë.

Një  kushëri i tij kishte shitur dy fëmijë në Durrës,  ndërsa teza e tij që ishte me banim në Korçë kishte shitur tre fëmijë, dy në Tiranë dhe një në Greqi. Gazetarët së bashku me Emren dhe Rexhinën kanë vajtur tek një klinikë private gjinekologjike në Durrës, ku edhe kanë bërë kontrollin. Sipas mjekut gjinekolog Rexhina ishte 39 javëshe,  pra 7 muajshe shtatzënë. Fëmija kishte zhvillim normal, pa probleme dhe i gjinisë mashkullore.

Babai i fëmijës – Unë me orgjinë jam nga Elbasani. Kam qëndruar në Tiranë 17 vjet. Kisha ca probleme në Tiranë jo në burgjeve jo kështu. Erdha këtu në Durrës kam nja shtatë  vjet këtu në Durrës.

Fiksi – Unë ka kohë që kërkoj një fëmijë. Nuk e di se sa muajsh është …

Babai i fëmijës –Pesë muajsh është. Unë s’e kam parë të them të drejtën. Unë ta them të vërteten.

Fiksi – Do të kujdesem unë deri sa të lindë, janë gjërat e mia si i thonë asaj.

Babai i fëmijës – Unë rashë dakord që dje.

Fiksi – Unë dua me ditë kur i doni lekët, sa lekë bën?

Babai i fëmijës – Mos e vrit mendjen. Vetëm nuk dua që të kem debate mbrapa.

Babai i fëmijës –Kanë bërë ca të tjerë dhe i kanë hyrë nëpër gjyqe jo kështu nëpër shtete…

Babai i fëmijës – I kemi hequr.

Fiksi – Me mua ke dy gjëra, më thuaj kaq, kam këto kushte

Babai i fëmijës – Dëgjo mua, unë nuk kërkoj as shtëpi, as pallate, as biznese, as kështu vëlla me mua e ke këtu. Je ti këtu, është ky këtu

Babai i fëmijës – Ky nuk njihet i imi ( fëmija që do të shesë). Njihet i joti. Se ça bën ti mua nuk  më intereson fare.

Fiksi – Më thuaj sa është pazari?

Babai i fëmijës – As dua 20 000 euro, as 50 000 euro, të thashë 5000 euro.

Fiksi – Do t’i jap në momentin që marrë fëmijën?

Babai i fëmijës – Kur të duash ti nuk e kam problem.

Fiksi – Janë kushtet tuaja, unë do të marrë ça të jetë kismet, vajza, djalë.

Babai i fëmijës – Është kismet i Allahut.

Fiksi – Në momentin që do të lindë nusja, kur të dali nga spitali do e regjistroja a nuk do e regjistrojë, ça do bëjë?

Babai i fëmijës –Jo, jo atje do ta regjistrosh ti. Atje shihe ti, do marrësh nusen tënde, do të thotë nusja ime unë ja fal motrës. Edhe unë ja fal kunatës.

Babai i fëmijës – Mundet të vij kjo dëshmitare, unë mundet të marrë kushëririn tim. Po jam dakord firmos kaq.Atje e regjistron vetë.

Fiksi – Do të dërgojmë nusen të lindi. Pasi të lindë  kemi më punë bashkë pasi të jap lekët?

Babai i fëmijës – S’ke punë më me mua ti. Edhe tek spitali kur do vish ti do e marrësh në dorë vëlla, nuk e marrë unë, as nusja ime. Ti thjesht o vëlla do shkosh ta marrësh vetë.

Babai i fëmijës – Unë pesë.

Fiksi – Nuk dua debate apo llafe mbrapa, këtë dua prej teje.

Babai i fëmijës –O vëlla jam unë, s’ke probleme me njeri. Këtë shok, as njihemi, as bëhemi. S’ke lidhje, se ku rri se ku bën  është puna jote, nuk më intereson se ku rri unë e ça bëj, ai iki jashtë shtetit a vdes, varet nuk ke lidhje fare.

Fiksi – Lekët kam për t’i dhenë pasi të marrë vajzën apo djalin si të jetë kismet. Je dakord edhe ti nuk dua me pasur llafe mbrapa.

Fiksi – E lamë marrë fëmijën të jap 5000 euroshin.  Në momentin që do të lindë nusja.

Babai i fëmijës –Unë ta thashë edhe një herë në atë moment që do marrësh fëmijën o vëlla as të njoh as më njeh.

…………………………………………………………………………

Babai i fëmijës – Unë gjeta tek kushërira ime, ka një javë e ca që kishte lënë fëmijën tek spitali. Dhe nuk e di tani a e ka tek spitali a e kanë dërguar tek shtëpia e fëmijës. Ka një javë që ka lindur dhe e kshte lënë tek spitali dhe kishte ikur.

Fiksi – Unë kam ardhur për të parë gjininë e fëmijës?

Babai i fëmijës – Për mua hajde e shkojmë sot në spital, shihe.

Fiksi – Unë ja thashë edhe historinë e tezes që ma bëre muhabet.

Babai i fëmijës – Po, kushëriri im i dytë e ka shitur një këtu e një në Greqi.

Babai i fëmijës – Po, po këtu rrinë. Tezja prapë në Korçë

Babai i fëmijës – Tre copë, tre.

Babai i fëmijës – Jo në Shqipëri.

Fiksi – E kemi lënë ta shohim sot, kur të lindë përsëri do më thuash. Në momentin që do lindësh fëmijën, do e marrësh, do të jap lekët e unë në punën time, ti në punën tënde.

Babai i fëmijës – Po sikur të më ndihmosh një çikë?

Babai i fëmijës – Nuk do bëje keq, për një çikë lekë që unë të jemi i sigurt për çdo gjë. Që të më jepje pak lekë.

Fiksi – E kemi lënë, në momentin që del nga materniteti ti me gjithë gruan, do të jap lekët, unë në punën time ti në punën tënde.

Babai i fëmijës – Ta thashë që në fillim as më njeh e as të njoh.

Fiksi – Kemi këtë shoqen për t’i bërë një eko. Duam të dimë sa muajsh është?

Doktori – Kush e ka ndjekur deri tani apo s’ka bërë…

Fiksi – Nuk ka bërë asnjë herë.

Doktori – I sati fëmijë është ?

Fiksi – Ky është i gjashti.

Doktori – 29 javësh, 7 muajshe, data e përafërt e lindjes 17.04.2023. Çun. Mirë është , gjinia mashkullore. Në kohë është, me peshë normale, zhvillimi i rregullt. Atëherë je 29 javë e 2 ditë

Fiksi – Doktor faleminderit shumë.

Marrë nga TOPCHANNEL

emre nuredini fiks fare

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin