LIVE UPDATES
Aktualitet

VIDEO/ Torturat e shqiptareve me vonesat dhe anulimet e ‘Wizz Air’

Por, ky është një realitet krejt i ndryshëm me atë që u premtua rreth një vit më parë nga presidenti i ‘Wizz Air’, Robert Keri, i cili u shpreh se nuk do të ketë më vonesa.

15 September 2023, 21:38 Nga I.A
VIDEO/ Torturat e shqiptareve me vonesat dhe anulimet e ‘Wizz Air’
Robert Keri

TIRANË- Në rrjetet sociale, por edhe në bisedat e përditshme gjen çdo ditë individë, përfshi edhe persona publikë, të cilët i kanë hapur luftë kompanisë hungareze të fluturimeve ‘Wizz Air’, cila vërtetë ofron çmimet më të favorshme në treg, por ama me disa kusure të tjera, me të cilat shqiptarët po përballen çdo ditë.

Por, ky është një realitet krejt i ndryshëm me atë që u premtua rreth një vit më parë nga presidenti i ‘Wizz Air’, Robert Keri, i cili u shpreh se nuk do të ketë më vonesa.

Në fakt ndodhi krejt e kundërta. ‘Wizz Air’ i kapërceu të gjitha parashikimet negative duke thyer çdo rekord të vonesave të pasagjerëve që zgjidhnin këtë kompani. Për ta vërtetuar mjafton të shihen tabelat e shtyrjes së orareve në aeroportin e Rinasit. Duket qartë se edhe punonjëset në sportelet e aeroportit të Rinasit ndjehen të lodhura me situatat e krijuara nga kjo kompani. Të pafuqishme për të bërë diçka, ata mjaftohen me këshilla për pasagjerët e ‘Wizz Air’, që siç mund të imagjinohet nuk ka një zyrë në aerport. E vetmja formë kontakti me ‘Wizz’, është nëpërmjet numrit të publikuar.

Vonesa të fluturimeve apo edhe anullime kanë edhe kompanitë e tjera, por frekuenca me të cilën kjo kompani shkakton probleme nga më të ndryshme për udhëtarët, kryesisht në linjat që kanë të bëjnë me aeroportin e Tiranës e klasifikon atë në krye të një liste, aspak për t’u krenuar, gjë që ka detyruar gazetaren Aulona Musta, të bëjë reagimin e ashpër në rrjetet sociale.

Por pas Aulonës, është edhe një zotëri i cili tregon për ‘Piranjat’ kalvarin që ka kaluar bashkë me familjen e tij.

‘Kam kaluar një siklet të madh me Wizz Air. Kishim për të fluturuar nga Fiumiçino për në Tiranë në oren 22:05, në 5 qershor. Pasi bëmë check-in, kam parë në tabelë që avioni ishte shtyrë në 1 të natës. Pra, ishte shtyrë në tre orë. U detyruam të prisnim. Ishim me guidë 44 persona. Pastaj kur do hapej gate, u shty prapë me 30 minuta. Nxirrnin justifikime që është kohë e keqe jashtë dhe nuk ngarkohet me karburantë. Kështu thoshte edhe personeli i ‘Wizz’ .Problemi i vërtetë ishte që avioni kishte pasur dëmtim në motorin e djathtë. Këtë na e tha një stuardjesë që kishte ardhur nga Gjermania për Fiumiçino dhe nuk ishte avioni ynë, se i yni kishte pasur difekt edhe nuk kishte ardhur fare. Pra këto nga Gjermania, kishin ndryshuar rrugën e tyre për të na sjellë ne në Tiranë.’

Zëvendësimi i avionit, do të ishte procedure normale siç ndodh edhe me të tjera kompani, nëse kjo nuk do të ishte një praktikë e vazhdueshme nga ‘Wizz Air’. Gati, gati nje standard i krijuar që përsëritet herë pas here në dëm të udhëtarëve.

‘Hipëm në avion në 2:30 të natës. Pritëm të vinin autobusët me pasagjerë të tjerë që kishin ngelur tek gate. Pastaj nxorrën jusftikim që avioni ka 15 pasagjerë tepër dhe meqë nuk futen dot do zbrisni edhe ju. Por, ai avion duhet të kapte linjë tjetër dhe prandaj ndodhi kjo. Këto justifikime ishin që kompania të mos paguante fjetjen e pasagjerëve në hotel dhe na linin pezull. Zbritëm bagazhet dhe kemi fjet në karrige. Udhëtimi ynë u shty me 12 orë dhe avioni kishtë pasur dëmtim dhe kur mora ‘tax frame’, pashë që ishte një avion tjetër. Nuk ka pasur njoftim zyrtar nga ‘Wizz’. Nuk na tha kurrë që do vonohemi 12 orë. Mendoj se ka qenë bashkëpunim me komandantin e Fiumiçinos dhe ‘Wizz’-it që të luanin me ne, se s’kishin avion. S’donin të na dëmshpërblenin. Bëmë ankesë te ‘Wizz’ dhe thonë që rasti është zgjidhur. Pastaj thonin që nuk keni të drejtë për dëmshpërblim se avioni nuk është anulluar dhe s’keni pasur vonesa, ndërkohë që ne kemi pritur 12 orë. Ne kemi ardhur me fluturim tjetër. Ka pasur shumë debat me pasagjerët dhe stafin, se ishin të stresuar, të lodhur. Nuk sillnin as batanije, as ushqim. Sollën vetëm një kafe dhe briosh në 6 të mgjesit. Nuk bënë asnjë përpjekje të na akomodonin. Kosto totale më ka shkuar 2 mijë euro dhe na u kthye në aventurë.’

Në gjithë këtë histori pakënaqësish, denoncimesh, reagimesh të nervozuara, a ka një institucion i cili duhet të vendosë ekuilibrat mes ‘Wizz Air’ që duket se nuk ka mbajtur premtimet e një viti më parë dhe pasagjerëve që vuajne çdo ditë pasojat në forma nga më të ndryshmet?

Në tentativën për të sqaruar situatën, drejtori i AAC e devijon diskutimin tek kompania gjermane ‘Lufthansa’, e cila sipas tij qenka më problematikja në treg. Pavarësisht insistimit të ‘Piranjave’ për të kuptuar se si operon ‘Wizz Air’ me pasagjerët, një pjesë e madhe shqiptare, ai kerkon alibi sa tek ngarkesa e trafikut ajror e sa tek grevat e punonjësve të aeroporteve.

Marrë nga Syri.net

wizz air robert keri

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin