LIVE UPDATES
Aktualitet

VIDEO/ Ylli Zalla nga arratia telefonon shefin e krimeve: Unë këtu jam Mbreti, me keni borxh me 24 burra…

Nga përmbajtja e videos dukshëm Ylli Zalla, shfaqet në një zonë që besohet se është afër fshatit Zallë në Fushë-Krujë, ku në sfond duken dhe kapanonet e Fabrikës së Çimentos.

27 March 2026, 11:48 Nga Elton Qyno
VIDEO/ Ylli Zalla nga arratia telefonon shefin e krimeve: Unë këtu jam
Ylli Zalla

TIRANË- Personi në kërkim, Ylli Zalla, i konsideruar nga Policia e Shtetit si një nga të “fortët” e zonës së Krujës, ka zhvilluar një bisedë të tensionuar me një nga hetuesit e policisë që po ndjek hetimet ndaj tij, lidhur me kapjen në dy raste të arsenalit të armëve.

Në një video ekskluzive të siguruar nga gazetari i ‘Syrit’ Elton Qyno, Ylli Zalla, personi në kërkim për arsenalin e armëve që policia i sekuestroi në muajin nëntor 2025 telefon një nga shefat e Krimeve të Policisë së Shtetit.

Nga përmbajtja e videos dukshëm Ylli Zalla, shfaqet në një zonë që besohet se është afër fshatit Zallë në Fushë-Krujë, ku në sfond duken dhe kapanonet e Fabrikës së Çimentos.

Nga përmbajtja e bisedës dyshohet se Ylli Zalla nga arratia flet me shefin e krimeve, Krenar Mustafa, të cilit i kërkon llogari dhe sqarime, lidhur me implikimin e padrejtë që Policia e Shtetit, e ka përfshirë si të dyshuar në vrasjen e 11 Nëntorit 2025 në zonën e Rinasit të Gilmando Danit dhe Mustafa Sheqerit alias Muçi Shaljanit.

Video tregon një sfidë dhe karshillëk të hapur ndaj strukturave të Policisë së Shtetit. Ndërsa vetë Ylli Zalla, gjatë telefonatës me të drejtë kërkon sqarime se pse Policia e Shtetit e ka implikuar padrejtësisht me ngjarjen e masakrës së Rinasit, ku mbetën të vrarë dy persona anëtarë të Krimit të Organizuar në Shqipëri.

Në materialin filmik, shfaqet Ylli Zalla duke thënë se dy shefat e policisë Krenar Mustafa dhe Burim Dragusha, i kanë borxh be me 24 burra, që nuk i kanë hak dhe hile.

Sipas bisedës që zhvillohet mes personit në kërkim Ylli Zalla dhe shefit të krimeve, Zalla, i thotë se ai në atë zonë ku ndodhet është Mbreti, dhe se ishte i gatshëm të takohej dhe sqarohej me 24 burra me shefin e krimeve të policisë së shtetit.

Nga ana tjetër e telefonit që besohet se është shefi i krimeve të policisë, dëgjohet një zë që i thotë Ylli Zallës se është në kërkim dhe duhet të dorëzohet.

“…ka grup shteti, persona dhe struktura që hetojnë për me kap persona në kërkim, je me rekorde kriminale… je person në kërkim, duhet të dorëzohesh…”-i thotë Ylli Zallës, shefi i krimeve të Policisë së Shtetit.

Nga ana tjetër Ylli Zalla i thotë se: “…më ke çu Tiranën, më ke çu Durrësin, më ke çu Operacionalen, më ke çu çfarë të duash ti… Unë këtu jam Mbreti, mos e vrit mendjen. Do ri, hajda takojna nuk e kam problem…prandaj të them. Më ke borxh një be, me 24 burra që nuk më ke hak dhe hile Ylli Hajdar Zalla. Që ke ka dy muaj që më lufton…”.

Kujtojmë se një javë më parë Policia e Shtetit gjatë një aksioni policor në Fushë-Krujë, dështoi të arrestojë Ylli Zallën, i cili është shpallur në kërkim për dy raste të sekuestrimit të arsenalit të armëve në Fushë-Krujë.

Por dukshëm nga përmbajtja e bisedës në këtë video Ylli Zalla, duket se pranon armatimin e kapur në banesën e tij. Por nuk pranon përfshirjen e tij në vrasjen e Rinasit, ku mbetën të vdekur Gilmando Dani dhe Muçi Sheqeri.

Në fakt emri i Ylli Zallës është mjaft i lakuar në kartotekën kriminale të Policisë së Shtetit. Policia pas vrasjes së dyfishtë në Rinas, ndërmori një sërë kokntrollesh tek persona kontigjent kriminal në zonën e Krujës dhe Fushë-Krujës.

Një ndër banesat e kontrolluara ishte pikërisht dhe shtëpia e Ylli Zallës, ku dhe aty u gjetën dhjetëra armë të kalibrave të ndryshëm dhe municione.

Por nga ana tjetër, deri në fazën ku aktualisht ndodhen hetimet për vrasjen e Danit dhe Sheqerit, nuk është provuar në asnjë moment përfshirja e Ylli Zallës në vrasjen e dyfishtë.

Mirëpo Ylli Zalla u shpall në kërkim nga Policia për arsenalin e madh të armëve të sekuestruar në dy banesa.

Më poshtë jepet i plotë teksti i bisedës së zhvilluar në këtë video mes personit në kërkim Ylli Zalla dhe shefit të krimeve që besohet se është Krenar Mustafa.

Ylli Zalla: “…dëgjo këtu edhe mbaje mend…më ke borgj me 24 burra be ti, se më ke lëshuar shtetin në shptëpi…. E Drejta or ti, megjithë Burim Dragushën, duhet ta zbardhni…. Do shkoni të merni kamerat nëpër Rinas e nëpër kështu, se më keni implikuar me njerëzit, me vrasjet, me budalliet që s’kanë lidhje. Po ta mbash mend, se bota është portokalli. Nuk kam gja borxhe. Hajde si burrat dhe unë dorëzohem se nuk kam frikë as turp, por me Policinë e Shtetit, unë nuk du me u vra. Më ke çu Tiranën, më ke çu Durrësin, më ke çu Operacionalen, më ke çu çfarë të duash ti… Unë këtu jam Mbreti, mos e vrit mendjen. Do ri, hajda takojna nuk e kam problem…prandaj të them. Më ke borxh një be, me 24 burra që nuk më ke hak dhe hile Ylli Hajdar Zalla. Që ke ka dy muaj që më lufton. Se si e ke punën e di ti, e di ti si e ke punën personale. Më ke erdh kontroll te banesa, më ke gjet armatim, ça më ke gjet dhe nëpër rrugë me ke impliku me ngjarjen e Rinasit. Shefi i krimeve Krenar Mustafa dhe Burim Dragusha, mbaje mend ju të dy më keni borxh Mustafa dhe Burim Dragusha, mbaje mend ju të dy me jeni borxhli personal. Unë se kam problem edhe nesër me vdek, dal me u vra dhe nesër, me baj dhe 10 vjet burg dhe 20 vjet.

Shefi i Krimeve të policisë: o zoti Ylli, o zoti Ylli…

Ylli Zalla: Zbardhe ngjarjen… të lutem zbardhe ngjarjen se je shef krimesh.

Shefi i Krimeve të Policisë: Ka grup shteti, persona dhe struktura që hetojnë për me kap persona në kërkim, je me rekorde kriminale… je person në kërkim.

Ylli Zalla: Po…Po… jo…jo… unë nuk kam rekorde kriminale.Më keni bërë ju me rekorde kriminale. Është bërë ngjarja në Rinas dhe ju nuk jeni të zotë me e zbardhë.

Shefi i Krimeve të Policisë: Duhet të dorëzohesh…

Ylli Zalla: Jo jo, ty me të pagu shteti. Unë dal si burrat, unë se kam problem.

Shefi i krimeve të Policisë: Duhet të dorëzohesh…

Ylli Zalla: Do dorëzohem. Por du të dalë e vërteta. Prandaj nuk jam dorëzuar sepse s’kam besim tek Policia e Shtetit./Syri.net

ylli zalla

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin